ROBËR TË GËNJESHTARIT E TË BINDURIT (TË NËNSHTRUAR) E MASHTRUESIT

0
622
Xhamia - Laborator për trushpërlarje

Shkruan Bajram Gashi

Na frikësojnë me xhehnem (ferr) e na joshin me xhenet (parajsë) edhe pse në të dyja rastet na gënjejën e na mashtrojnë, frika nga vuajtjet dhe dëshira për t’u shpërblyer pas vdekjes, na shndërron në robër të gënjeshtarëve e ndjekës të mashtruesve.

Nisur nga kjo, asnjë thënie e njeriut apo nga njeriu nuk më duket më bindëse sesa thënia:

ZOTI MË SË SHUMTI E DO NJERIUN E MIRË QË FARE NUK BESON NË ZOT“.

Ky njeri është i këtillë ngase personaliteti i tij nuk ia mundëson të jetë ndryshe, e jo nga frika se do të ndëshkohet me xhehnem dhe as nga lakmia për tu shpërblyer me xhenet.

Ferrin e përshkruajnë deri në kufijt e fundit të imgjinatës kriminele kurse parajsën e përshkruajnë si vendbanim hedonist, vend ku do t’i kesh të gjitha që i dëshiron t’i kesh e që mjerisht në këtë botë të mungojnë. Me një fjalë të bëjnë Zot: Mjafton të dëshirosh dhe do të bëhet, mjafton ta kërkosh dhe do ta kesh.

Botën konkrete në të cilën tash jetojmë (prekim, shohim, dëgjojmë, ndiejmë) e quajnë të rrejshme kurse botërat e imagjinuara (xhenetin e xhehnemin) ku nuk kemi fare trup, nuk e prekim as e shohim e as dëgjojmë e as ndjejmë – të paktën askush nuk ka mundur ta dëshmojë të kundërtën, e quajnë të vërtetë.

Asnjë njeri me bindje të këtillë, kleri nuk mund ta shfrytëzojë e as ta kontrollojë, të paktën jo pa ia imponuar dhunshëm. Kjo është ajo që e tmerron klerin ngase mbetet pa bukën e gojës dhe pa kënaqësitë e kësaj bote, e jo dhimbja për shpirtin e ateistit, që do të “ndëshkohet” me ferrin e amshueshëm.