Rizgjedhja e Nexhat Dacit në krye të Akademisë nënkupton zbehje e vetë rëndësis dhe vlerës që ky institucion përfaqëson

1
637

…dhe krijon më shumë hapësirë legale për afirmimin e kuadrove jo profesionalë

Valon Jashari*)

Me zgjedhjen e Nexhat Dacit si Kryetar i Akademis së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, po bëhën plot dy dekada e gjysmë që këtë institucione më të lartë shkencorë e udhëheqin akademikët nga Kosova Lindore gjegjësisht nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Duke marrë për bazë dispozitat ligjore Ligjit Nr. 05/L -038 mbi Akademin e Shkencave duke iu referuar Nenit 3 dhe 4, ku veprimtaria e Akademisë është veprimtari e interesit të veçantë publik, si dhe interesi i veçantë publik i Akademisë shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin promovimin, kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Elita-mendja e ndritur e një kombi apo truri i kombit është i varur nga përbërja dhe cilsia e Akadamisë Shkencore në atë shtetë.

Ky istitucion shkencore edhe pse për kaq vitet të tërë udhëhiqej nga Akademik nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mund të konsiderojm se ishte aq pasivë në raport më sensibilizimin dhe ndihmesën për përhapjen e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë jashtë vendit, në këtë rastë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në kundërshtim të vet Ligjit të kësaj Akademie si dhe Statutin e saj. Konkretisht në kundërshtim me Ligjin Nr. 05/L -038 me Nenin 8 me pikën 1.10 si dhe me Statutin e saj në Nenin 8 me pikën 1.10.

Kjo Akademi me akademikët e Kosovës Lindore deri më tani asnjëherë nuk ndërmorri ndonjë iniciativë me qëllim përhapjes së mendimit shkencor tek ajo popullat apo tek klasat politike në Preshevë e Bujanoc dhe Medvegjë. Duke pasur parasysh rrjedhat historike që po kalon ky rajon ka nevoj më shumë se kurr për mendime, këshillime dhe deklarime në dobi të çështjes shqiptare.

Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës këtë pasivitet të saj dhe mos interesim për këtë pjesë, e cila është në kundërshtim me ligjin do ta vazhdoj edhe gjatë mandatit të dytë të Dacit sidomos në raport më Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Daci këtë pozitë e ka ushtruar kohë më parë ka qenë në krye të këtij institucioni edhe atë gjatë një periudhe shumë të rëndësishme konkretisht gjatë viteve 1999 deri në vitin 2002, kohë kur edhe po zhvillohej Lufta në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe këta “akademik” nuk i’u ndëgjua zëri.

Si person publik si në politikë ashtu edhe në fushën shkencore e ka të humbur kredibilitetin për arsye se: në një aferë gjyqësore që e kishte shpallur fajtor për përfitime personale me paratë e buxhetit të shtetit, pastaj shkarkimit nga detyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe mbi të gjitha dështimin politike me themelimin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Por gjithashtu duhet pasur parasyshë se kohëve të fundit akademik Dacit i pëlqenin edhe fjalimet nxitëse e përçarse dhe me përmbajte anti-kombëtare të Shefket Krasniqit i cili gjatë një përurimit të librit të Krasniqit, kishte thurrur vargje lavdije dhe duke çmuar të “arrituën shkencore” të këti “Hoxhe” anti-shqiptarë, i cili po përballet me akuza për këto motive. Depërtimi i krimbit të selefizmit edhe në këtë institucion me rëndësi jetike për të ardhmen e kombit shqiptar, është me një rrezik serioz. Dhe më së paku i duhet edhe më tutje ky mentalitet jo etikë, jo profesional dhe mbi të gjitha në kundërshtime me vlerat shqiptare e civilizuese.

Në këtë këndvështrim riardhja e Dacit në krye të Akademisë nënkupton zbehje e vetë rëndësis dhe vlerës që ky institucion përfaqëson në kuptimin që krijon më shumë hapësirë legale për afirmimin e njerzve, kuadrove jo profesionist por të atyre me interesa politike e klanore. Kjo zgjedhje në krye me Dacin nuk do të jetë asgjë tjetër pos vazhdimi i mentalitetit të vjetër të heshtjes dhe bërjes sehir nën hijen e saj dhe duke shfrytzuar ato beneficione e rroga të majme nga taksat e popullit në dëm të vetë këti institucioni dhe të intersave kombëtare shqiptare.

*Historian, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

1 KOMENT

  1. AKADEMIA e shkencave eshte nje klub i pensionisteve te kote, qe kurrë me asgje nuk Mirren, dhe vetem i gezojne te drejtat e klubit te njerezve qe pa merite konsiderohen anetarë te ketij klubi te kote.

    Shtetet normale dhe te zhvilluara nuk kane AKADEMI, por kane institutute shkencore, ne te cilat shkencetaret kontribuojne me pune shkencore, e jo me tituj akademikë, e ne te vertete vetem luajne shah dhe domino sikur qe ndodhe ne akademite e Kosoves dhe Shqiperise, edhe rajonit…

Komentet janë mbyllur.