Rivarrimi i padinjitetshëm i kolonelit, produkt i matrapazëve politikë!

0
770

Shkruan: Florim Zeqa, 24.09.2018

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1992, regjimi pushtues i Millosheviqit në Kosovë, kishte nisur vazhdimin e aksionit famëkeq të kërkimit të armëve nga shqiptarët, i mbetur në gjysmë nga antishqiptari Aleksandër Rankoviq.

Pre e ndjekjes dhe torturës për armë nga koha e Rankoviqit e deri të ajo e Millosheviqt ishte edhe babai im i ndjerë (Halil Zeqa), i torturuar disa herë nga policia serbe, por asnjëherë i nënshtruar.

Pas kthimit nga Stacioni Policisë në Klinë, babai me plagë të rënda trupore nga tortura e policisë serbe gjendej duke u kuoruar në shtëpi, ndërsa unë gjatë kthimit nga procesi mësimorë, u ndala në shitoren e fshatit ku punoja për të blerë diçka. Aty brenda ishte nje tollovi e madhe e njerëzve që debatonin me shqetësim për aksionin e armëve…

Me të dalë nga shitorja, më ofrohet një familjarë i një personi që kishim dyshimet për spiunim të babait tek policia serbe, me fjalët; “Unë sonte së bashku me disa të tjerë (i citoi me emra, ndër ta edhe një gazetarë) do të vijmë për ta vizituar babain tënd…”. Përgjigja ime ishte e prerë, jo nuk keni fare nevojë të vini, babai im është mirë dhe se asgjë e keqe nuk i ka ndodhë!

Ishte hera e parë që vendosa kështu pa u konsultuar ne babain, pasiqë nuk doja t’ia pëserisja edhe një herë torturën psiqike që kishte përjetuar nga policia serbe!

Me të kthyer në shtëpi, nga frika se mos po më qorton babai për vendimin e marrë, me gjysëm zëri i tregova për rastin, ndërsa babai me plot entuziazën ma ktheu; “Mirë ua paske bërë, të njëjtën përgjigje do ta merrnin edhe nga unë”.

Është hera e parë që e filloj shkrimin me një rrëfim personal, por këtë e bëra për shkak të ndjeshmërisë së ceremonisë së rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit, e cila provokoi ndjenja të thella shpirtërore për shkak të sjelljes abuzuese të liderëve shtetërorë me eshtrat e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit, njeriut më besnik të Ibrahim Rugovës, i vrarë pabesisht në Tiranë me 21 shtator të vitit 1998.

Nga dita e premte, 21 shtator 2018, asnjëri nga udhëheqësit dhe deputetët e LDK-së nuk e ka të drejtën morale të flasin dhe as përdorin për marketing politik vrasjet politike të pasluftës, përkatësisht vrasjet e figurave më eminente të luftës dhe paqës nga radhët e LDK-së!

Prostitutat politike të LDK-së (politikanët që u shitën për para), ose më mirë të themi matrapazët që flirtuan me pushtetarët për rivarrimin kaq të padinjitetshëm të Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, pa u zbardhur asnjë detaj nga vrasja e kolonel Ahmet Krasnqit në Tiranë 20 vite më parë, janë vrasësit e dytë të Ahmet Krasniqit me 21 shtator 2018 në Prishtinë.

Ata që shitën edhe për së vdekuri kolonel Ahmet Krasniqin, provokuan ndjenjat e pastra të qindramijëra e miliona shqiptarëve të ndershëm, por më së keqi turpëruan familjarët e kolonelit.

Këtë e bënë një grusht matrapazësh politikë në LDK, të cilët një mik i imi, Rexhep Kastrati, publicist dhe gazetarë i guximshëm me të drejtë i quan “Vegla kondom të SHIK-ut në LDK” (përfundon citati), ua mundësuan kundërshtarëve të vijës institucionale të luftës çlirimtare, që pas 20 vitesh të bëjnë marketing politik me eshtrat e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të cilin nuk e njohën dhe pranuan si të tillë as në ditën e rivarrimit!

Janë të njëjtit edhe sot që e kundërshtojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës me akronomin FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, të këtij elementi sa kuptimplot po aq përmbajtësorë të sovranitetit të shtetit tonë, pikërisht për shkak të mos pranimit të ekzistencës së FARK-ut, të këtij organizimi ushtarak nën komanden e kolonel Ahmet Krasnqit dhe Ibrahim Rugovës, si komandantit suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Ndërsa sot, derdhin “lot krokodili” për llogaritë e tyre personale dhe politike njëkohësisht, me qëllim të barazimit të viktimave me kriminelët, të barazimit të vlerave me antivlerat, të nivelizimit të aktit të tradhtisë qyqare me heroizimin e dëshmorëve, …për më tepër se kaq edhe të amnistimit të krimeve makabre ndaj figurave më markante të kombit.

Këto veprime nuk ndodhim pa një qëllim të caktuar! Është kjo një tendencë e hapur për shtrëmbërim dhe falsifikim e skajshëm të historisë më të re të Kosovës, e cila për qëllim ka mbulimin e të gjitha vrasjeve politike të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Krijimi i një realiteti të rrejshëm sot, për qëllim ka minimizimin deri në asgjësim nga kujtesa popullore e figurave më markante, heronjëve dhe dëshmorëve të vërtetë të luftës çlirimtare.

Tregëtarët e gjakut të dëshmorëve ia arritën qëllimit

Ka kohë që një pjesë e eksponentëve të LDK-së, zyrtarë të lartë dhe deputet për interesa meskine personale kanë shkelur mbi gjakun e familjarëve të tyre të vrarë pabesisht nga dora e zezë kriminale, duke u bërë një me ata që deri dje i shanin dhe akuzonin për vrasjen e më të dashurve të tyre!

Kjo tashmë nuk paraqet risi dhe as befasi në opinionin publik, por befasia tepër e dhimbshme qëndron në faktin e dorëzimit të disa prej familjarëve të figurave politike jo në mënyrë të drejtëpërdrejt por përmes “mësitëve” të krimit të organizuar…

Si asnjëherë më parë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Ministrit të parë të Mbrojtjes, u bënë bashk ëngjuj e djajë, atdhetarë e tradhtarë, pushtetarë e opozitarë, luftëtarë e dezertorë, invalid të luftës e të paqës, u bënë bashk heronjë e dëshmorë me vrasës e kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme.

Kjo më së miri u shkoi për shtati tregëtarëve të gjakut të dëshmorëve, për të mjegulluar akoma më tepër të vërtetën e hidhur të dhjetëra e qindra vrasjeve të pasluftës!

Kjo u shpëfaq në mënyrën më të keqe me 21 shtator 2018, me ç’rast u bë nivelizimi i heronjëve me ushtarë të thjeshtë, gjegjësisht i rivarrimit të Qazim Jakupit, pse ai ishte babai i një këngëtarje të njohur me Ministrin e parë të Mbrojtjes dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), kolonel Ahmet Krasnqi.

Këtë e bëjnë vetëm mumiet e gjalla të shndërruara në patericë të uzurpatorëve të shtetit.
Është e dhimbshme rënja në kurthin e mashtrimit e familjarëve të kolonel Ahmet Krasniqit, të cilët pranuan organizimin e gjithë kësaj maskarade nga njerëz të dyshimt duke pranuar edhe Dekoratën me “Mirënjohje” plot hipokrizi nga njeriu i më i pasinqertë dhe padinjitetshëm në vendin tonë, që nënkupton shkelje e nënshtrim, poshtërim e mallkim njëkohësisht.

Për rivarrimin e kolonelit, më mirë do të ishte të pritej edhe për një kohë, qoftë edhe një vit apo dekadë, për shkak se pendesa e familjes Krasniqi do të jetë akoma më e gjatë se kaq!

Ashtu siq e fillova, dëshirojë ta përfundoj shkrimin. Në momentin që është ftuar në skenë vëllau i kolonelit, Behxhet Krasniqi për të pranuar mirënjohjen, kam pritur reflektimin më pozitiv të mundshëm, …kam pritur refuzimin kategorik të Dekoratës nga presidenti duke e kushtëzuar me zbardhjen dhe dënimin e vrasësve të Ahmet Krasniqit.

Mbase një përgjigje e tillë, do të ishte ndëshkimi më i madh për presidentin Thaçi dhe të gjithë atyre që përgatitën maskaradën e këtij rivarrimi të padinjitetshëm të kolonelit, krejtësisht me prapavijë politike.

Bashkangjitjes së zërit anonim gjatë fjalimit stereoptip të presidentit edhe nga ana e z. Behxhet Krasniqi, përveqse akt burrërie e trimërie, do të ishte satisfaksion i lartë moral dhe i falenderimit të sinqertë për të gjithë mbështetësit e vijes institucionele të luftës, paqës dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Për dallim nga unë, që e kisha një motiv 26 vite më parë për të mbrojtur me dinjitet prindin tim, ju z. Behxhet Krasnqi i keni pasur mijëra motive dhe arsye më shumë për t’i qëndruar besnik gjakut të vëllaut!

Nëse nuk keni pasur mundësi të bëni gjë tjetër, Dekoratën e “mirënjohjes” nga presidenti fatal i shqiptarëve, keni mundur dhe është dashur ta refuzoni publikisht si burrat në prezencë të qindra pjesëmarrësve dhe mediave!

“Askush nuk ngjitet mbi kurrizin tend, nese ti nuk perkulesh”!

Lavdi kolonel, prehu i qetë në zemrën e tokës dardane që e deshe me shumë se jetën!