Adem Rusinovci, “Pa titull”
EKSPOZITA
Shkruan: Prof. dr. Hivzi Muharremi
Me rastin e ekspozitës Biennali të vizatimit hapur kohë më parë në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Bienali i vizatimit, i pari me radhë, organizuar nga Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës, është manifestim i të arriturave më cilësore të krijuesve në fushën e vizatimit, në të cilin shpalosen shtresat më të thella e më subtile të ndërdijes dhe vetëdijes së krijuesve figurativë.
Vija si element dominant dhe thelbësor i vizatimit është bartëse e ngjarjes, idesë, porosisë dhe problemit figurative të veprës. Ajo mundëson definime të drejtpërdrejta në rrjedhën spontane të mendimeve dhe pulsimeve kreative e emocionale. Ngjyra si element piktural dhe materialet grafike të shlyeshme dhe kësisoji të përshtatshme për përmirësimin e lëshimeve dhe dështimeve gjatë procesit krijues sic është përdorja e lapsave, krejoneve të ngjyrosura, përdorja e impasteve, të ngjyrës temperë me tushin e laviruar, kollazheve etj janë realizuar nga një numër i konsiderueshëm të krijuesëve figurativ. Vija dhe ngjyra janë dy elemente parësore në realizimin e vizatimeve, ashtu sic është rasti edhe me grafikën.
Ekspozita e Biennalit të vizatimit ndërkombëtar është eveniment i cili ka një traditë të gjatë që nga vitet e shtatëdhjeta e deri në mbylljën e saj, ashtu sic ka ndodhur me të gjitha aktivitet kultuore në Kosovë para dhe gjatë luftës. Ky projekt i cili ka qenë pjesë përbërese e Shoqatës së Artistëve figurativë të
Kosovës, pas një periudhe të gjatë mosfunksionimi, me themelimin e Asociacionit të aristëve vizual të Kosovës e fillon funksionalizimin në aspektin institucional dhe është e para që organizohët në ambientet e Galerisë së Arteve. Nga kjo ekspozitë cdo të dyten vjet në vijimësi artdashësit kanë mundësi me i vrojtu veprat e autorëve si vendor poashtu edhe ndërkombëtar.
Në ekspozitën e parë të Biennalit të vizatimit morrën pjesë dyzetenëntë autorë. Përmes vizatimeve janë munduar ta shprehin karakteristikat më thelbësore të drejtimeve apo stilit që e kultivojnë gjatë krijimtarisë së tyre artistike. Përmes elementeve figurative një shpërfaqje e tillë reflekton tek shumica e pjesmarrësve të këtij manifestimi. Punimet e autorëve në përgjithësi vecohën për nga trajtimi i frymës reale, ekspresive, surreale e deri tek ato me primesa abstrakte të koncepteve të ndryshme të artit modern. Në frymën e këtyre drejtimeve cdo autorë e shpërfaq ndjenjat dhe botën e vetë shpirtëore përmes linjave, formave, ngjyrave dhe raporteve të dritë hijeve.
Përmes këtyre elementeve figurative krijuesit arrijnë t’i shprehin përmes fabullës së imazheve të trajtura edhe anën përmbajtësore, gjë që, një mpleksje e tillë akoma e më shumë e dinamizon ritmin kompozicional të vizatimit. Një ritëm i tillë dinamikë më së miri mund të venerrohet në vizatimin e krijuesit Adem Rusinovci, ku e vë në spikamë aktualitetin e kontekstit kohor, me transformime dhe metamorfoza të përjetësimit të ngjarjeve të ndryshme historike, të trajtuara me një gjuhë sa ekspresive, dramatike po aq edhe optimiste në një lartësim estetik të detajeve të vizatuara, gjithnjë e më shumë shpërfaqë të dy anët artistike atë vizatimore dhe përmbajtësore. Një ravijizim kompozicional i veprës e emërtuar” Pa titull” është realizuar në frymën moderne me primesa të artit surreal e metafizik. Punimi i autorit Rusinovci, ka fituar Cmimin e nderit, “Miqt e Biennales”, cmim qe ipet nga miqtë e Biennalit.
Gjithashtu edhe të autori Agim Salihu, në vizatimin e emërtuar “Pa titull”, dominon hapësira në trajtim të dy figurave ku trupi nudo zhytet me kokë dhe duar të deformuar asocon në një qenie fantazmagorike dhe ndërlidhet plotësisht me aktualitetin kohor të globit botëror ku si aksentim i tërë fabullës kompozicionale
është një detaj i ngjarjës pandemike si një virus asociativ në siluetë që në tërësi e ka trondit tërë globin botëror.
Përmes portreteve piktori Alban Meka e mpleks aktualitetin e një atmosfere sa të bezdishme po aq e llahtarshme. Tërë kjo reflekton në shpirtin e tyre, që përmes
shikimit të tyre portretet shpërfaqin gjendjen e përgjithshme dramatike. Në mënyrë studimore janë realizuar në raporte dritë hije.
Tek autorja nga Maqedonia Blagoje Mineski, “E fshehur e dukshme”, dhe “Furiozo”, spikatë një frymë moderne, me një teknikë mjaftë të theksuar në definim të planeve me shumëllojshmëri formash nga ato të përvijuara nga fokusimi kah qendra e deri tek format diagonale të cilat spikasin me një ekspresivitet të vetë strukturës kompozicionale të vizatimit.
Tek autori nga Sllovenia, Crtomir Frelih “Moti i keq I, II”, njëherit fitues i Cmimit kryesor të Bienales “Gjelosh Gjokaj”, është vizatim asociativ simbolikë që në esencë paraqet një kohë të një atmosfere të një tendosjeje të Globit në përgjithësi. Në aspektin teknik e artistik realizim studimor sa që duket si vepër grafikore me poteze ekspresive dhe dramatike të ngjyrës së zezë me nuancime të ngjyrës okër. Vizatimet e Crtomirit, vecohen me hapësira imagjinative të kolonizuara me figura në lëvizje ekliptike, ku dallojmë një begati të definimeve valerike të motivit.
Përfaqësuesi nga Bosnja e Hercegovina Dzeko Hodzic, përmes ngjyrave subtile dhe formave kontrastive realizon dy vizatime në frymën ekspresive, përmes deformimit të kokave që kalojnë në abstraksion.
Në vizatimet e piktorit Gani Llalloshi, i cili jeton dhe vepron në Slloveni. Në ekspozitën e Bienalit të vizatimit prezantohet me dy punime –vizatime, “Ëndrra I, II”, Që të dyja vizatime në aspektin kompozicional ravijëzohen përmes dy ndarjeve kompozicionale ku autori e shpërfaq figurat sidomos në pjesen e sipërme të planit të dytë që përfundon në një transformim nga bardhësia e sfondit kompozicional. Në këto dy vizatime deri në një masë gufon spontaniteti ekspresiv i përmbyllur në kompozicion racional, gjallëron ritmi dinamik i formave dhe vijave, që hyjnë në funksion të ikonografisë së tij me figura dhe ambientin e nënqiellit tonë.
Vizatimet e Haxhi Kastratit, vecohen me hapësira imagjinative të kolonizuara me figura nudo të transformuara në koka të gjallesave, fokave. Është një sintetizim i formave, të lëvizjes ekliptike, ku dallojmë një begati të definimeve valerike të motivit, përkatësisht formave nudo kompozicionale.
Gjithashtu edhe Helidon Haliti, prezentohet me dy vizatime “Pa titull”, Vizatime këto të realizuara në një frymë moderne, të thjeshtësuara, por shumë domethënëse si në aspektin përmbajtësor, poashtu edhe figurativ me një ritëm dinamik si të formave njerëzore poashtu edhe të kafshëve. Këto skena janë mjaftë të suksesshme, të shprehura në kompozicion. të qarta e racionale, në të cilin cdo element definohet me maturi dhe përkushtim.
Piktori Isa Alimusaj para ardashësve të Prishtinës prezantohet me vizatimet nga cikli “Profile Dardane”. Vizatimet e kokave dardane kryesisht janë të trajtuara në një atmosferë sa dramatike po aq edhe metafizike. Dukshëm dallojnë nga pikturat e cikleve më të hershme të realizuara në të njejtën temë, meqë autori mbi dyzet vjet është duke u marrë me trajtimin e kësaj teme, andaj, dukshëm reflekton një qasje shumë më e avansuar si në aspektin përmbajtësor po ashtu edhe në vizatim.
Vizatimet e Ismet Jonuzit “Dëmi” dhe “Hijet”, janë dy punime që në aspektin e domethënies përmbajtësore ndërlidhen si dy koncepte. Koncepti i dëmit është pasojë e një atmosfere të brishtë arkitektonike e një periudhe të shkuar në aspektin historik e që hija gjithmon e përcjell në aspektin filozofik. Hijet janë pjesë përbërëse e cdo fenomeni dhe në mënyrë të ndërsjell ndërlidhet me imazhet e ndryshme kohore. Realizim i dinjitetshëm dhe studimor.
Vizatimi “Pa titull” i Jakup Ferrit është një konglomerat imazhesh të trajtuara në një hapësirë kompozicionale me shpërfaqje të një relaxi, të një pushimi jo vetëm nga lodhja apo rezitja, por nga brengat e përditshmërisë së jetës dinamike. E tërë fabula e skenave të trajtuara evokohet në sfondin e zi, svond i cili ndikon në theksueshmërinë e kontrasteve koloristike. Është laureat i Cmimit të Bienales “Gjelosh Gjokaj”,(një cmim i barabart për dy autorë, njëri nga Sllovenia e tjetri nga Kosova).
Për nga realizimi poetiko-asociativ të vizatimi të autorit Musa Prelvukaj “Zëri i mëngjesit, vecohet vizatimi për nga trajtimi i një fryme moderne të figurave të realizuara në frymën surreale. Figura ku identifikohën nga kokat e tyre të stërlodhura dhe të raskapitura dhe të transformuara në trupin e shpezës bibanit. Aksentin kryesor të ngjarjës e fikson në planin e parë kompozicional.
Këtyre iu bashkohet edhe Naim Spahiu, me vizatimin “Notuesit e kohës” me figurë gjigante në planin kompozicional, ku mbi kokën dhe trupin e figurës spikasin kokat e figurave të cilat e kanë humbur pamjen e imazhit dhe dukën si të tretura në aktin monumental të figurës qendrore. Të gjitha këto janë të harmonishëm dhe vecohen me një teksturë të pasur të vijave të kombinuara me tush të laviruar.
Nimon Lokaj, me atmosferë të një apokalipse kohore në vizatimin “Plaku” evokon një periudhë të gjatë kohore të përmbushura me ngjarje dhe skena sa të llahtarshme po aq edhe dramatike. Plaku, litari, ngulfatja janë metafora të përjetësuara të një etnie që nga periudhat e hershme e deri me sot. Të definuar me forma të sintetizuara dhe kompozicion adekuat, i kundërvë vijat të drejta e të lakuara me shrafura të dendura në masat e errëta.
Metafora dhe simbolika e bisedës me figurat e kafshës, janë dy punime të realizuara me përkushtim nga autorja Ormira Lulani. Është punim studimor si në aspektin analitik poashtu edhe përmbajtësor. Pra, efekti kryesor i vizatimit është shpërfaqja e aspektit psikologjik dhe realizimi figural anatomik.
Vizatimet e Nehat Beqirit “Loja” dhe “Përtej”, shëmbëllejnë me konseguencë tekniciste dhe njohje të ligjshmërive të shprehjes vizatimore. Janë vepra shumë të të suksesshme dhe me një frymë moderne të realizimit, Tërësisht i shkarkuar nga elementet e teperta dhe punimi duket si i kryer prej një fryme.
Vizatimet e Majlinda Kelmendit janë studioze me shrafura elegante, në të cilat ndërhyn edhe intervenca tingëlluese koloristike të pasura me forma të imazheve abstrakte kompozicionale.
Vizatimet e Paolo Ferluga vecohen për nga strukturimi subtil i njollave valerike të pasura me teksturë prej të cilave sublimohen format e një imazhi dhe interpretimet pikturale.
Shyqri Gjurkaj, prezentohet me vizatimet nga cikli, “Gjurmë në kohë” dhe “Pa titull”, të cilët në vete ngërthejnë elemente nga fryma e artit modern. Tërë ngjarja në vete ngërthen një histori gjatë kontesteve të ndryshme kohore, që më së miri venerohet përmes akcentimit të ngjyrës së kuqe në mes të gurëve si imazhe parësore të vizatimit asociativo-simbolikë.
Zake Prelvukaj: “Temporaliteti” Vizatim i shprehur me shpërthim eruptiv të vijave të inkuadruara brenda dy formave kuadrante dhe gjysëm kuadronte të ndërlidhur në mënyrë ekstenzive për kompozim, ku zhvillohet në një lojë sa ekspresive po aq edhe melodioze të konturave spontane që e gjallërojnë ngjarjen e brendshme të figurës dhe kokave.
Kamuran Goranci i kushtohet definimit të variacioneve imagjinative të formave me përshtypje relievore në vizatimet “Iluzioni I, II”. Ku përfiton një ritëm dinamik përmes linjave subtile. Vizatimet e Agron Mulliqit, i karakterizon tekstura e freskët dhe spontaniteti i heqjes së vijave, si dhe nga vizatimi ekspresiv me lojë të gjallë të dritë-hijeve dhe ritmit patetik të formave. Gjurmët infantile të figuracionit në formë siluete reflektohen në vizatimet e Remus Willson.
Dërgoi për publikim, Ilir Muharremi, kritik arti