RIRADHITJE KRYQËZIMESH

0
395
Mustafa Spahiu

Nga Mustafa SPAHIU

I.
RIPËRTRIRJE

Pa ndërruar mendje do e lajë
Shqisën e heshtjes mendjehollë
dhe sytë me duart e ardhshme
Të kaltërsisë mbi krah dylmeresh;
Pastaj kësaj fjala do të jetë
E pastërt dhe e përbaltur
Dhe çdo imazh i buzëqeshjes
Do ia mbathë nga syri i mahnitur.

II.
Q I E Ll I

Ekziston një rregull, postullat
Nuk ka qiell që s’është i kaltërt
kjo është një kërsitje eksplozuese
E befasueshmërisë tonë
Mbi zbrastësinë e hises
Që na takon në yrtin e stërgjyshit
për t’i zbuluar gurë e murmë
të lashtësisë – aty thuhen
të gjitha mbi hartën memece.

III.
PLAGË NË FYTYRË

Buzët janë plagë e varrë
Në fytyrë duke mos i kruar,
Prej të cilava cirkojnë fjalët
Gjak me rruaza të kuqe
gjak me rruaza të bardha.

Buzët janë plagë në fytyrë
që s’rriten as gjethe shelgu
Patjetër më duhet ta themi…

Buzët në çdo kohë duhet
t’i thonë psalmet mos të
harrohen si detyrë shtëpie
Mësim si në veten e parë njëjës…

Fjalët e kanë bërë prerje vertikale
Që dhembë shigjetë e ngulur
Dhe ne për çdi ditë duke folur
I lëndojmë buzët
Zjarr i madh bie në gjuhë
mungojnë zjarrfikëdit e vargjeve.

IV.
DY DhJETËVJETShA

Do t’i fekondoj me shkëlqim
sytë e mij që shikojnë lartë
yjtë janë fosforizuar n’errëdisë
e klithjes së heshtjes…

Të gjithë pasqyrat do të ngelin
gravide nga fizionomia ime
që ngre mbi kërrusjen.

Duart do të bëhen si endja
e luleve të mallëngjyra filament
për të gjitha lulet që s’kanë
lidhur kokrra, fajet biejnë
mbi shtrezat që goditën
gonxhet…

V.
KOPSHT

E dashur,
Engjëllisht t’ua japim sytë
ujëvareve të azurta pa brenga
për t’i hudhur lartë në qiell…

Natën
yjtë do t’i truaj nën qepalla vashash.
Por, nuk do t’i themi asnjë pasqyre
sa jemi të bukur – pranverë!

Do të mbahemi dora-dorës
do shikohemi sy më sy
(si miss Fauzia me origjinë
shqiptare nga Egjipti),
mos na shitoftë bukuria.
Ne, shohim larg, stërlarg
të verbët.

VI.
N E

Rrënjët në ne janë shpartalluar
janë pasqyruar në pëllëmbën
e intimitet plot diell…

Pyjet e errëta të intimitetit
shfaqen nëpër pëshpëritjet
dhe drithritjet hëna i shpëton
murimit të puthjeve –
diellli i kthyer nga dielli
na pikturon Neve…

VII.
N I O B A

Ishte aq krenare për pjellën
e vet, mburrej vend e pavend,
e sfidonte Latonën…

Mendjemadhësia është e zeza
e kokës tënde hakmarrja vjen
prej se pret dhe kujton…

Ajo u shndërrua në shkëmb,
lotët i rrodhën currila
Burimi i Niobës…

Ajo me thonjët e dhimbjes
gjithnjë e gërvisht fytyrën
e qiellit.

E personifikuar nga
dhimbja ose nga pikëllimi…

VIII.
V J E SH T A

Shiu pa ré, retë pa qiell
rrugët pa dritare agimesh

Hapësira heshtje e gozhduar
shtyhen herë djathtas e mëngjërta
nuk mbrehet në zgjedhë!
As ngrihen, as gdhenden
me smilar uji…

IX.
L O T I

Të dy sytë gjenden në një lot.
Loti i ka thelluar vijat në dorë.
Kam shikuar në trishtim të madh
Krejt atje ku ndahen dy ditët

E flaki Tunikën e Nesit!!!

X.
F U N D

Brigjet janë të gjakosura
Venat e prera e ndezën muzgun
Yjtë e kuqrremtë nga pëllëmbët
pikojnë si lotët e Niobës.

Janë përndezur ujërat
Qarkulim gjaku botës.

Poeti
nën dritën e qetë të heshtjes.

XI.
NË NE S’KA PYETJE

I mbyll sytë
(meditoj)
që ta shikoj
Njeriun prej lumi!

Plepat e egër fëshfërinjë,
Druri i frashërit bilonjë
rritet e rritet përgjatë
qarkullimin e gjakut –
fijet e barit këndojnë.

Shurdhohem
mos të dëgjojë!

Peisazhet e zërave
kekllishin!

E premte, 19 qershor 2020,
Në Dardaninë Ilire