Lutfi Çoka
Cikël me poezi
Rinisë sonë
Rini e këtij vendi,
Të rinjë, por punëtorë.
Të mbani mendjen te mësimi,
Me libër e lapës në dorë.
Shkollën fort ta doni,
Lexoni libra shumë.
Lexoni Naim, Mjedë e Fisht,
Deri vonë mos fleni gjumë.
Trima ju mlindi nëna,
Në djep ju ka mëkuar.
Të gjithë zemër trima,
Në Shqipëri të adhuruar.
Të keni guxim e trimëri,
Të keni sedër e krenari.
Se pa bazë e fuqi,
Pa liber e lapës
Dituria s’të vjen pas.
Meditim mërgimtari
Kërkuam kuptimin,
Në valët e mërgimit.
Nuk gjetëm shpëtimin,
Zog vuajtje e mjerimit.!
Mos ngrini kulla në erë!….
Aty apo këtu më mirë?!..
Askund o të mjerë,….
Jeta pa liri s’ka vlerë.
Populli për liri nuk ngopet,
As në xhami ,as në kishë.
Eshte vigjilent kurdohere,
Me syrin lart e syrin pishë.
Mesazh diturie
Në se toka nuk punohet,
Mbushet plot me ferra.
Mbetet e shkretë,
S’e gjen pranvera.
Kur truri nuk mësohet,
Mbetet në errësirë.
E këthehet shpejt,
S’i tokë e shkretë.
Truri do pasuruar,
Duhet zhvilluar.
O rini e dashur!..
Je shumë e çmuar,
Gjithenjë e më mirë,
Duhet mësuar.
E mbushni kokën,
Me libra e lapsa.
Sikur dhe tokën,
Me farë e kazma.
Gjuha e shkolla,
Të lidhur me punën.
Të hapin horizont,
Të hapin rrugën.
Shkolla është drita,
E të hapin sytë.
Ndaj mësoni ju,
Natën e ditë.
Mos merrni kulturë tjetër,
Eshtë mjaftë e jona.
Ndryshe këngë e balada,
Do këthehen në bopmba.
Meditim për Kosovën
Lufta mbaroi,
Në vend ka heshtje.
Mendja afër shkoi,
Ҫdo gjë kureshtje.
Kureshtja është kureshtja,
Gëzimi mposht hidhërimin.
I gjalli kërkon të vdekurin,
I plagosuri, mjekon plagën.
I gjeturi kërkon të humburin,
I humburi kërkon të gjallin.
I plagosuri plagën mjekon,
I vrari varrin don.
Në mendjet Kosovare,
Shumë mendime hedhin valle.
Disa gëzojnë e lëshojnë dritë.
Disa qajne e lotojnë sytë…
Për ju dëshmor i atdheut
Lum nëna që ju rriti,
Lum dielli që ju dha dritë.
Lum vendlindja që ju qiti,
O heronjë zemër e shpirtë.
Me guxim e trimëri,
Me nder e krenari.
Me bazë e fuqi,
Me libër e lapës,
Historia ju vjen pas