Rinisë së sotme

0
1260

M’u desh t’i hipja autobusit per te shkuar ne destinacionin e caktuar. Nuk kaluan disa minuta, kur faturino m’u afrua per te me prere bileten. I dhashe nje sasi parash dhe ai me ktheu kusurin. Kisha perballe gjate gjithe kohes nje tabele qe tregonte çmimet, ndaj nuk kisha si te mos e kuptoja menjehere kusurin e padrejte qe mora. Kur ai mu afrua njehere te dyte, i thashe qe te nderronte njoftimin se do ngaterroheshin pasagjeret.

– Jo, keto jane çmimet reale te stacioneve – me tha.
– Atehere? – i thashe, duke i treguar kusurin qe e mbaja nder duar.
– Atehere hiç… me tha, …te bejme edhe ne ndonje lek. Dhe i futi nje te qeshur si per ta mirekuptuar.

Ne fakt ia mirekuptova humorin por jo faktin qe donte ta hidhte sy nder sy. Fillova te reflektoj, te mendoja ne vendin tim, njerez qe nuk kishin aq lluks sa per ta kaluar me humor nje degjenerim te tille. Perfytyrova nje pensionist qe mezi e shtyn muajin me ate pension qesharak qe merr, nje femije shkolle qe ndoshta ka mbajtur barkun me dore dhe nuk ka blere nje byrek ne pushimin e drekes, qe te paguante rrugen, ne mendje me erdhi plaka, qe ka ndejtur gjithe diten per te shitur ne piskun e vapes dhe qe tani numeron hekurishtet tere siklet.

Pra nuk munda ta mirekuptoja zhburrerine e ketij te riu, mungesen e dinjitetit, mos pasjen e nje shtylle kurrizore. Nje rini e keqedukuar, ja çfare ishte.
Ktheva syte nga ana tjeter dhe mendova:
Disa njerez jane si rrobat e perdorura, me nje te pare e kupton mallin me te cilin ke te besh.

shkroi: Babeta Rexhepi