RINDEZJE E VONUAR dhe Çështje e ndjeshme

0
513

‎Ulku Bardh‎ për Fjala e Lirë

tregim

Në çastin kur e pa atë, buzëqeshja e saj e ëmbël dhe shikimi i syve të saj përcolli te ai dritën që ndez,… Ndodhi ajo që ai më pak e priste në atë moment. Papritmas iu zgjat dora për të dalur nga pusi i ngarkesave mendore e lodhjeve fizike të llahtarshme. Ajo u bë shpresëdhënësja, mendjeqetësuesja dhe forcëdhuruesja për atë shpresëhumburin, kokërënduarin e trupkëputurin..! Kishte kaluar një periudhë kohore bukur e gjatë që nuk e kishte takuar; sa herë që kishte pasur nevojë për dikë! Në atë çast i rendte mendja nëpër ngjarje e kujtime por, i rrëshqitnin këmbët mendjes pa fre, dhe nuk u ndalte e as u kapte për dikë?!

E keqja vjen si dhuratë por edhe si dhunë, kurrë nuk është uratë dhe kurrën e kurrës nuk mund të jetë punë! Dashuria është si dallëndyshet, ajo kthehet herë pas here në folenë e vjetër por, nëse ndonjë shpend grabitqar ia sulmon folenë, ajo nuk kthehet më aty, ajo rend e s’pranë, e plagosur deri në palcë, kërkon si e marrë dhe ofshanë, por prapëseparapë, e fillon një jetë të re duke ndërtuar kështu edhe folenë e saj të re, veçse në një vend tjetër, krejt të ri madje me gjithë të panjohurat e jetës! Ndodh që zemra të rindizet sërish, mbarë a prapë, herët apo dhe me vonesë.

Por, parakushti i rindezjes së vonuar është prushi, që ka ngelur në vatrën e zemrës, akoma i pafikur. Tjetër gjë është pastaj efektuimi i rindezjes! Ajo nuk i takon shpirtërores, e cila është e vetmja dhe vendimtarja për ta zgjuar madje edhe zemrën e fjetur. Pra efektuimi i dashurisë i takon materiales. Jo më kot thuhet fjala :- eh, ky pa e materializuar nuk e la! Çdo gjë që materializohet edhe përfundon, materializimi në një formë është i kapshëm, pra i njëhershëm, që nuk përsëritet më në të njëjtën formë, kjo do të thotë që është i konsumueshëm, i harxhueshëm.

Kurse dashuria nuk është materiale, zjarrin e saj e ndez zemra e më pastaj flakën e atij zjarri e mba kallur shpirti. Dashuria është shpirtërore, e pakonsumueshme, ajo nuk harxhohet kurrë, ajo, kur nga zemra të kallet njëherë edhe po të fiket më vonë, ajo e ruan gacën e prushit mu aty në zemrën e plagosur dhe sërish ajo rindizet vetë. Andaj edhe zemra, ajo që hedh shkëndijën e parë në nismë të dashurisë është pikërisht po kjo, që e kërkon vazhdimisht dashurinë edhe pse ajo e bën atë të vuajë!

© Ulku


Çështje e ndjeshme

Feja, te shqiptarët e vërtetë, kur them kështu mendoj për ata që e kanë brenda në zemër shqiptarizmin dhe thellë në shpirt e ndjejnë m vatanin me kufijtë e lirë të tij dhe jo për ata shqipfolës që janë me tru të mbarsur, shpirt të shitur dhe zemër zi sepse ata janë argatë i të huajve që paguhen lire?!

Feja, në dukje, është vetëm se një përmbledhje ritualesh që i zbatojmë me një devotshmëri dhe përpikmëri. Por feja e vërtetë, në thelb, është: toka, qielli, dielli, hëna, yjet andaj feja e shqiptarit, në zemër e në shpirt, është: buka, nderi dhe pushka (lufta për vatan)!

© Ulku