RILINDJA QË SJELL MJERIM – poezi nga Lulash Ara

0
3259
Lulash Ara

Penës se thekur të Lulash Arës nuk i shpëton asgja, bukuria e krijimit qendron ne realitetin e dites.
Lulashi eshte sa objektiv, po aqe edhe kritik ne vargjet poetike.
Pena e ketij kalibri i sherben edukimit shoqeror, është sa e lexuesheme, po aq te kerkuara nga lexuesit e “Fjalës së Lirë”.

Urime z. Lulashe Ara.
Gjin Musa, gazetar.

RILINDJA QË SJELL MJERIM

Policia e Bashkisë
Me urdhër të Erion Velisë
Një fushat kudo ka nisë
Dhe qimen me n’da përgjysë.
Edhe plakat kanë ra në sherr
Me Erionin, ket kokë – derr
Prej Laprake der në Zall – Herr
I gjobit, mallin ja’u merr.
Në diktatur vite më parë
Kudo shihje në pazarë
Si malësorë dhe katundarë
Shteti taksa s’ju ka marrë.
Me këta të sodit gjën belanë
S’kan mëshirë për fukaranë
Se hajduta janë tetanë
Shqipërisë të mrapshten ja kan dhanë.
Punë s’të gjen, taksat t’i lypë
Vijnë derisa me të nxjerr sytë
Si jeton nuk dojnë me ditë
Në mjerim vendin e kan zhytë.
Me mafioza, me gangstera
S’ecim kurrë si vëndet e tjera
Tuj vjedhë bahen miliardera
Uroj Zotin mos i zaftë vera.
– – – – – – – – – – –
Lulash Ara


FUKARALLEKU DHE MASKARALLEKU

E çuditshme është kjo jetë
Në çdo hap sheh padrejtësi
Dikush ka pare me tretë
Dikush s’ka as bukë me u n’gi.
Minatorët për pak lek
Shpesh lanë kokën në miniera
Futbollistat për një vjet
Bëhen super milionera.
Këngëtaret tuj u përdredh
Shveshur sikur janë te deti
Çohen bosat lek tuj hedh
Bahet grumbulli sa kiameti.
Një palë brekë sikur Madona
Në ankand me i nxjerrë me i shitë
Ja blejnë fill, paguajnë miliona
Për të varfërit s’dojnë me ditë.
Dikush vila ka dy – tri
Luksoze me të lanë pa mën
Dikush mbështjell me i batani
Në trotuar gjithë natën flën.
Dikush gaz i jep ferrarit
Për asgjë s’don t’ja dijë hiq
Dikush përmbi shpinë të gomarit
Del në treg për me shitë fiq.
Ndodhë që kur vdes ndonjë bos
Në lajme jepet një javë rresht
Vdesin fëmijë me barkun bosh
Por askush nuk e merr vesht.
Në ketë jetë kurr barazi
As s’ka pasë, as s’ka me pasë
Janë ba njerzit zëmer zi
S’ja lëshon sytë kush fukarasë.
( Lulash Ara )