RILINDJA E SHTETIT TË ÇAMËRISË

0
725

Shkruan, Atdhe Geci

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, u lind 13 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnos, 2 mijë e 500 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, – Gjergj Katriotit-Skënderbeut.

Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të artit, shkencës, filozofisë, dhe të kulturimit, Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Çamëria Pellazgo-Iliro-shqiptare, përjetoi gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb.

Pamje nga njëvjetori i Pavarësisë së Çamërisë. Den Hagë, 30 tetor 2017 Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët, kurrë të padënuara, Epiri i Ilirisë, Çamëria-shqiptare, jo pa të drejtë quhet foleja e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria pelazgjiko-shqiptare, njihet për figura të shquara shqiptarësh që i kanë dhënë njerëzimit. Republika e Çamërisë, apo thënë shkurt, Shqipëria e Poshtme, në Greqi, Çamëria, ka 17 mijë e 500 kilometra katrorë, sipërfaqe tokë dhe 6 mijë kilometra katrorë, sipërfaqe ujëra dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Në Rilindjen e Shtetit të Çamërisë, Kontributi i patriotit Festim Lato është kontribut i veçantë në historinë tonë kombëtare. I veçantë për vetëfinancimin e mbi 2 mijë protestave dhe veprimtarive të tjera për Pavarësinë e Çamërisë dhe shpalljen e Republikës së Çamërisë.

Kam patur durim shprehet Festim Lato që heshtjes për Çamërinë dhe rreth Çamërisë t´ia thyej të gjitha dyert e dritaret që Çështjen Çame e mbanin të mbyllur nëpër katakombet burg të grekëve, evropianëve e shqiptarëve. Trokitja çame për të drejtën mbi ekzistencën në trojet e gjyshërve dhe stërgjyshërve, është trokitje mbi një vullkan të fshehur e të heshtur. Gjenocidi grek mbi Çamërinë është i vërtetë dhe me dëshmi të pamohueshme. Dorëzimi i Dosjes Çame është shënuar edhe nga ( Arkivi i Institut të Historisë – Tiranë. ) „Lajm i mirë për Kombin! Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, sot e pranoi Dosjen e Çamërisë për njohjen e Gjenocidit grek ndaj çamëve, për rikthimin e çamëve në pronat e tyre, për dëmshpërblimin e pronave të çamëve, dhe heqjen e Ligjit të Luftës të Greqisë ndaj Shqipërisë!

Është një ditë e mbarë dhe, një çast historik, tha Kryetari i Shoqatës Demokratike Shqiptare „Çamëria“ qendra në Hollandë, Kryetari, Festim Lato. Ky shkrim u publikua me 12 shkurt të vitit 2016, dhe mund të themi se është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me këtë rast u tha se më në fund Çështja çame po njihet ndërkombëtarisht,” mbaron shkrimi. Greqisë po i themi hapur se ne shqiptarët nuk kemi tokë për të falur. Shqiptarë, atdheun tonë të ndarë e të copëtuar, në pjesë-pjesë, vetëm një lavdi mund ta shpëtojë, fitorja mbi Krahinën e Mollën e Kuqe dhe Pavarësinë e Republikës së Çamërisë.

Atdhe Geci – Dortmund, 2018