Nue Oroshi
Sot Dukagjini dhe mbarë Shqipëria Etnike kishte një festë të madhe. Pas plot gjashtëdhjetë e shtatë vjetësh kryelartë në bronz me plis të bardhë madhështor rikthehej, Ndue Perlleshi i Paskalicës, që siç do të këndonte këngëtari “Shndritke Hana si në pikë të ditës Ndue Perlleshi prej Paskalicës fort po ndjekshin kta klysht e Titës.” Projekti i rikthimit të herojve të vërtet të kombit shqiptar dhe vendosjen në vendin e duhur aty ku ju takon ka dymbëdhjetë vjet që është marrë nga Shoqata e Intelektualëve gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit”.
Në shenjë respekti për këta atdhetarë tani e mbi dhjetë vjet më parë “Trojet e Arbrit ” e patëm mbajtur një sesion të veçantë shkencor ne Klinë, me temën “Nacionalistët Shqiptarë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1939-1954″. Në mesin e shumë atdhetarëve aty një vend kryesor iu dha edhe legjendës së Shqiperisë Etnike Ndue Perlleshit. Pra pas pesëdhjetë e gjashtë vjetësh e kthyem Ndue Perlleshin në aspektin historik ku me fakte shkencore elaburuam punen atdhetare të Ndue Perlleshit dhe bashkluftetarve të shumtë të tij.
Dhe u dashtë të pritet gati njembëdhjetë vite ku politika te vendos, qe Ndue Perlleshi të rikthehet edhe në Bronz në vendin e tij të lindjës ku si një vigan i shquar i shqiptarizmës po i bën dritë trojeve arbërore. Tani dalngadalë nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare duhet t’i rikthejmë heronjët e vërtet të kombit shqiptarë dhe ky rikthim me plotë të drejtë do të bllokon iniciativat e komunisteve pansllavistë që projugosllavët dhe ata që luftuan krah për krah me komunistët jugosllav edhe sot të mundohen të na i servojnë si heroj të kombit shqiptar. Gëzimi ishte edhe më i madh kur miku im prof.dr.Muhamet Shatri e mbajti fjalën kryesore në këtë cermoni madhështore.
Është pikërisht profesor Shatri,historiani i cili hapi rrugët shkencore të shumë studiuesve të vjetër dhe të rinj ku me fakte shkencore doli ne drite Historia e Nacionalizmes Shqiptare, ku nga “Trojet e Arbrit”, tani kemi të botuar trembëdhjetë vepra enciklopedike me rreth nënt mijë faqe material shkencor ku me rreth një mijë punime janë paraqitur studiuesit me të mëdhënj shqiptar, nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.
Ketu vlen të veçoj edhe kontributin e madh të dy bashkëvendasve të Ndue Perlleshit, Tom Mrijaj dhe Selman Etemi.
Toma nga Amerika per dymbëdhjetë vjet pa u ndalur asnjëherë ishte në shërbim të vyer që sesionet tona shkencore dhe botimet enciklopedike të shohin driten. Të njëjtën gjë e bani edhe Selman Etemi i cili për dymbëdhjetë vjet radhazi kontriboj pa u ndalurr asnjëherë që “Trojet e Arbrit” të kenë suksesin e duhur.
Edhe familja e gjërë Perlleshi nga të gjitha trojet Etnike Shqiptare dhe Amerika kishte një ditë gëzimi. Kishte ditë gëzimi sepse një legjend e gjallë e kësaj familje sod kthehej në bronz, madhështor dhe i papërkulur koklart, me pushkë në dorë ashtu siqë ishte madhështor kurë e luftonte ideologjin pansllaviste. Edhepse kjo familje tani e 67 vjetë më radhë nuk dinë se ku ësht varrosurë djali i tyre ata sod kanë një lehtsimë shpirteror për faktin se që nga sod Ndue Perlleshi nuk i takon vetëm familjesë porë i takon mbarë kombitë shqiptar.
Vlenë të veqohet fakti se Ndue Perlelshi i kishte te hapura dyert ne qdo familje shqiptare dhe atdhetare, ne te gjitha viset e Shqiperis Etnike. Keto familje edhepse vuajtën të zitë e ullirit dhe mbajtën burgje të gjata sod ndihen te lehtsuara dhe krenare se ishin në shërbim të nacionalizmës shqiptare pa harruarë në asnjë qastë bashkluftetaret e Ndue Perlleshit që dhanë jetën bashkë me Legjenden e kombit shqiptarë, që nuk e diti se çka është perkulja, por si një strateg i madh luftoi dhe veproi në shërbim të nacionalizmës shqiptare, që dielli të lind në përendim, aty ku Shqiperia Etnike është e lidhur shpirtërisht, gjeografikisht dhe historikisht.
Lajmet që me erdhën nga Klina më njoftuan se në Klinë sot ishte Shqiptaria për t’i uruar mirsëardhje heroit të Kombit Shqiptarë, e sot nuk shndriste hana por ka shëndritë dielli sepse Trojeve Arberore iu kthehej pasë plot gjashtëdhjetë e shtatë vjetësh djali i dardanisë dhe heroi i shqiptarisë Ndue Perlleshi.