Rikthimi i Heroit nga Shqipëria e vjetër në Shqipërinë e re të cilin e vranë ata që s‘kishin komb, atdhe dhe fe

0
575

Nue Oroshi

Kolonel Ahmet Krasniqi sot nga dheu i Shqipërisë së vjetër u kthye në dheun e Shqipërisë së re. Nga e ëma Shqipëri qe e vrau me dorën e tradhëtisë tek Shqipëria e re që ka vjet qe nuk po din më i gëzue frytet e Lirisë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte i përgatitur shumë mirë në aspektin profesional ,ai e planifikonte luftën të jetë tamam luftë, ai fillimisht kishte planifikuar që ta çlironte qytetin e Pejës dhe me pasë tërë Kosovën më një luftë të madhe frontale.

Por koloneli hero nuk ishte i pregaditur për një gjë. Ai nuk e besonte asnjëherë se tradhëtia do të veproj midis Tiranës dhe do ta vrasë atë. Eh kolonel fara e Milladin Popoviqit,Svetozar Vukmanoviq Tempo është ende shumë e fortë në Trojet Shqiptare. Kjo farë e fëlliqur vrau djalërinë shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ku u vranë dhe u masakruan mbi 47000 shqiptarë atdhetarë. Koloneli gjatë ishte pregatitur për t‘i dalë në ballë luftës kundër Serbisë ai ishte frymëzuar nga xhaxhai Aziz Zhilivoda, nga Betejat e Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës e Bajraktarit te Llaushes…

Kolonelin pata nderin ta takoj në Shtutgart në vitin 1998 ku biseduam mbi katër orë gjerë e gjatë për planet që planifikonte ti kryente, çdo gjë e kishte bërë me projekt të shkruar. Rrëfimin e këputur për kolonelin dhe familjen e tij ma tregoi gjatë bisedave të gjata që bëmë bashkë me djalin e atdhetarit Aziz Zhilivoda, Faik Krasniqi Zhilivoda. Baca Faik më e tregoi edhe për lindjen e vështirë të Ahmet Krasniqit ,pasi që tërë familja ishte e burgosur. Ai më tregoj edhe për veshtirësitë që kishte pasur kjo familje nga komunistë në kërkim të atdhetarit Aziz Zhilivoda. E baca Faik ishte edhe pjesëmarrës nëpër sesionet tona shkencore. Shumë pak fliste për vehtën dhe familjen e tij por më shumë fliste për ato familje që kishte gjetur Strehim Aziz Zhilivoda.Koloneli ju kthye Kosovës në momente shumë të vështira që po kalon Kosova.

Hero ata që të vranë ty sot po mundohen që përfundimisht ta vrasin Kosovën duke e ndarë copa e grima . Atyre ju ka humbur rruga në oborr sepse nuk kanë pasur asnjëherë oborr me një fjalë janë familje pa taban kombëtarë dhe shumica rrjedhin nga familje që asnjëherë asnjë të mirë nuk ja ka parë kombi shqiptarë.

Si historianë dhe njëri ndër udhëheqësit e një projekti kombëtarë tash e pesëmbëdhjetë vjet me radhë shpeshherë ja parashtroj vetës pyetjet për gabimet që bënë nacionalistët shqiptarë.Cili ishte gabimi i tyre? Ata nuk u hakmorën kundër komunistëve duke i konsideruar vëllezër. E komunistët në emër të ideologjisë i vranë dhe i masakruan pikërishtë vëllezërit e tyre shqiptarë me urdhërat e Milladin Popoviqit,Svetozar Vukmanoviq Tempos, Titos e Rankoviqit. Sikur atdhetarët nacionalistë të kishin vepruar me kohë dhe t‘i kishin pastruar komunistët ndryshe do të ishim sot.

Po e jap vëtëm një rast. Kur komunistët plagosin atdhetarin Mustafa Krujën nga Mirdita vjen Kapidan Gjon Marka Gjoni me dy djemtë Mark Gjon Markun dhe Llesh Gjon Markun dhe 500 ushtarë Mirditorë,kapidan Gjoni i thotë Mustafa Krujes: Mustafë duhet të fillojmë pastrimin e komunsitëve se mjaftë u bë ma: E atdhetari Mustafa Kruja edhe pse i plagosur i thotë : Nuk duhet derdhur më gjak në mes shqiptarëve. Por Nacionalizma e pësoj keq.

Komunistët kur u forcuan ata vranë, masakruan jo vëtëm meshkujt që ishin në përpjekje dhe luftë kundër tyre, por edhe familjet e tyre, e njëjta gjë u krye edhe në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore nga komunistët pansllavistë, duke vrarë vëllezërit e tyre vëtëm pse e donin Kosovën të bashkuar me Shqipërinë. Por deri kur do të vazhdoj kjo vrasje e njëanshme që ju bëhet familjeve dhe atdhetarëve nacionalistë nga formacionet e brigadave të kuqe ruso – serbo-shqiptare dhe ideologeve të shkatrrimit dhe tradhtarëve të kombit shqiptarë ende nuk dihet. Kolonel ti shkove me faqe të bardhë.

Te vranë tradhëtarët por me plotë sukses e kreve detyrën tënde si pasardhes i Aziz Zhilivodes, ajo qka nuk mundi të realizohët nga ti ishte ideja jote për krijimin e një fronti të përbashkët të luftës pa dallime idoelogjike, rajonale e fetare.Kjo nuk u realizue Kolonel sepse tradhëtarët e kombit shqiptarë nuk njohin veprim tjetër përveç veprimit të tradhëtisë.