RIFAT KUKAJ SA SHUMË E DONTE DRENICËN

0
254
Rifat Kukaj

Kujtesë

Shkrimtari për fëmijë Rifat Kukaj shpeshherë vinte në Drenicën e tij. Në takimet me shkrimatrin në udhët e Gllogocit të kohës, ai rrëfente për historinë, për frymëzimet në krijimtarinë letrare, për Terstenikun, për prindërit dhe sidomos për Nënën dhe vuajtjet e saj për të rritur djalin e vetëm.

Një ditë kur në udhët e kësaj qyteze me baltën e Drenicës, ecnim bashkë me shkrimtarin Rifat Kukaj, aty pari parakaloi një plak i veshur me kostumin kombëtar dhe me plisin e bardhë mbi kokë, shkrimatri e ndalin hapin dhe me tha:

– E shihni plakun e Drenicës që barra e jetës sa ia ka thyer kurrizin, por të fortë në huqet e saj dhe …dëshi të thotë se çfarë po u bën regjimi serb dhe, e përmbylli fjalën:

– Sa të ëmbel që janë drenicakët tanë Skënder …! Më dhashtë Zoti jetë do të shkruaj një roman më njëmijë faqe për Drenicën tonë, – fliste shkrimatri Rifat Kukaj dhe sërish e ktheu kokën për të parë se si ecte plaku i thyer në kurrizin e jetës…!

Shkrimtari Rifat Kukaj sa shumë e donte Drenicën…!

(Shënime nga notesi im)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]