REXHEPI: EDHE NË KOHËRA MË TË VËSHTIRA PËR KOMBIN, QËNDRUAM TË VENDOSUR NË RRUGËN TONË DREJTË LIRISË DHE PAVARËSISË

0
985

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në organizim të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me kryetar Abaz Osmani, në Institutin Albanologjik në Prishtinë u mbajt tubim me temën “Pavarësia e Kosovës dhe paqja në rajon”. Fillimisht në hapje të kësaj tribune duke folur për rëndësinë e Pavarësisë së Kosovës ndër tjera foli për rolin dhe rëndësinë e Flamurit Kombëtar ku si tha ai Flamuri kombëtar duhet të na përfaqësoi në të gjitha institucionet dhe kudo do të jetë pranishëm pa kurrfarë hezitimi.
Ndërkaq Mr. Sadri Rexhepi në fjalën e tij të mbajtur në këtë shënim të përvjetorit të 10 të Pavarësisë së Kosovës tha se :

“Fundshekulli i XX-të për kombin shqiptar ishte dhe do të ngel një ndër epokat e civilizimeve bashkëkohore kur kombi shqiptar u ngrit në ballafaqimet e diplomacisë botërore. Gjithsesi shembja e komunizmit, si projekt botëror, ekonomik, politik dhe veçmas si doktrinë ideologjike paralajmëroi shansin e madh historik edhe për kombin tonë. Kombi shqiptar i cili në ato zhvillime , ndryshime kolosale të epokave u rreshtuan kah orbita perëndimore, përkatësisht kah e ardhmja e përbashkët evropiane, me përfaqësimin e vendosur dhe të fuqishëm të ideologjisë së lirisë, të demokracisë, pra të vlerave të shoqërisë perëndimore në fakt e mori udhën e faktorizimit në rajon”.

Më tej Rexhepi duke folur për rrethanat në të cilat kaloi Kosova deri në ditët e pavarësisë tha :”Në të gjitha këto situate shumë sfiduese, Kosova ishte një ndër ballafaqimet më të vështira që kombi ynë i kishte në radhë të parë me vetveten dhe jo vetëm me sunduesit sllav si dhe përkrahësit e tyre historik dhe në raport me Kosovën. Duke vepruar si një trung kombëtar, duke mos pranuar kurrë ndarjen e padrejtë e historike duke mos rënë asnjëherë në kurthet e shumta me dhunë ballkanike, evropiane e botërore përgatitur nga diplomacia jugosllave, në radhë të parë serbe por edhe ruse, shpirti i kombit tonë arriti të ndërtojë dhe të mbajë gjallë edhe në kohëra më të vështira për kombin, qëndrimin e vendosur të padiskutueshëm dhe të pakthyeshëm.

Por domosdoshmërinë e çlirimit të Kosovës nga sundimi serbosllav. Diplomacia shqiptare dhe vetë prijësit e Kosovës gjithnjë dhe gjithmonë, edhe në kohërat më të vështira të luftës heroike të popullit të Kosovës në krye me UÇK-së. Në çështjen e çlirimit të Kosovës dhe pavarësinë e saj e shikuan e avancuan dhe e ngritën në përmasat, në kornizat e diplomacisë moderne perëndimore. Prandaj çështja e Kosovës ishte çështje fundamentale e paqes jo vetëm për kombin shqiptar por edhe kusht për paqen në rajon, tha Rexhepi.

Në fund Rexhepi tha se “Ndërkombëtarizimi i shtetësisë së Kosovë që nga shkurti i vitit 2008 e deri në shkurt të vitit 2018 ka shënuar progres të rëndësishëm duke dhënë edhe dëshmi të fuqishme se Pavarësia e Kosovës është realitet, jo vetëm i padiskutueshëm por edhe realitet i ri ndërkombëtar që faktorizon paqen në rajon.

Ndërsa Hydajet Hyseni duke folur për Pavarësinë e Kosovës me theks të veçantë në 10 vjetorin e sajë tha se një rol dhe kontribut të veçantë për ardhjen deri në këtë ditë që sot e kemi pra deri në Pavarësinë e Kosovës kanë dhënë edhe të burgosurit politik të të gjitha periudhave të cilët asnjëherë nuk u pajtuan me regjimin okupues dhe për veprimtarin e tyre atdhetare ata u burgosën dhe u dënuan madje edhe me shumë vite burg. Ata ishin inspirues edhe për luftëtarët e lirisë të cilët u rreshtuan në radhët e UÇK-së dhe luftuan kundër forcave të okupatorit deri në lirinë e Kosovës e cila liri më pas u kurorëzua me Pavarësinë e Kosovës që tash ka mbush dhjetë vite.

Dërgoi për publikim, Milazim Krassniqi, gazetar