Rexhep Tajip Erdogan me epitete ndaj kurdëve si Sllobodan Millosheviqi ndaj shqiptarëve!

0
620

Shkruan Jola D. Dibrani

Që kur lufta civile siriane shpërtheu në vitin 2011, qytetarët turq kanë jetuar me pasojat e hidhura të përfshirjes së qeverisë së tyre në konflikt. Së bashku me SHBA, politika e Turqisë ka qenë për të hequr qafe regjimin e Asadit, por kjo nuk ka funksionuar.

Kurdët sirianë kanë rezistuar me sukses ISIS në zonën në kufirin turk të njohur si “Rojava” dhe kanë frymëzuar shokët e kurdëve në anën tjetër të kufirit për të pohuar pretendimet e tyre për vetëvendosje. Kurdët llogariten të përbëjnë mes 15 dhe 20 për qind të popullsisë turke prej 78 milionë, dhe ndjenja anti-kurde, po ecën shumë lartë në shtetin e Turqisë, politikë e ndjekur nga presidenti i tyre Rexhep Erdogan.

Turqia në kohën e luftës në Siri ka strehuar dhe ka kaluar me miliona refugjatë sirian me kosto të madhe për veten dhe dispozitat e saj por edhe me një politike me dy shpata ka zhvilluar kundër kurdëve.

-Politika e presidentit islamik të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan janë shkaku i shumë dështimeve të vendit të tij në Siri por edhe në raport me Bashkësinë evropiane marrëdhëniet qe janë duke u ftohur dita ditës…

Dhuna kundër kurdëve arriti kulmin si në Siri edhe brenda Turqisë me aksione ndërluftuese Turqia për pushtim,kurdët për çlirim.

Erdogani bëri thirrje për një “konsensus të bashkësisë ndërkombëtare kundër terrorizmit” siç i quan ai forcat kurde jashtë dhe brenda Turqisë.) Epitet i ngjashëm iu dha edhe shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit me lloj lloj nocionesh nacionalist irredentistë, terroristë, armiq, anti-jugosllav etj. etj.

Vazhdimi i ketij diskursi politik nga Turqisë ka marre përmasa të mëdha edhe në shtetet për rreth por edhe me lartë. Këto ditë sikur e preku edhe Kosovën me rastin arrestimit të 6 turqve pro gulenistë, presidenti i Turqisë e kërconi edhe kryeministrin e Kosovës zotin Ramush Haradinajn. Ai nuk po llogarite se ka në Turqi me miliona shqiptarë qe iu mohon kulturën dhe gjuhen e tyre. Kjo taktikë shpesh e fërkon edhe Shqipërinë përpiqet ta fut nën tutelën e vet sikur nën sundimin e osmanlinjve!