NGA KALOSH ҪELIKU
Ditë më parë me vapë korriku dhe Pandemi në Shkup, e pa dritën revista letrare STII ’97 nr. 59/60 2021, si organ i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup. Numër përkujtimor, që pas përkushtimeve të disa personaliteteve të Letërsisë Shqipe, si: Naim Frashëri, Gjergj Fishata, Asdreni, Lazgush Poradeci, Frederik Rreshpja, Xhevahir Spahiu, Pano Taçi, Anton Pashku, Teki Dëvishi, Hida Halimi, Mirko Gashi, Flora Brovina, Mehmedali Hoxha, Sadudin Gjura, Abdylazis Islami, Murat Isaku, etj, kësaj radhe i përkushtohet Mikut të Rrapit në Shkup, shkrimtarit Gani Xhafolli.
Lidhja e Shkrimtarëve Shaqiptar në Shkup, është themeluese dhe organizatore e disa Manifestimeve Kulturore Tradicionale Ndërkombëtare: “Ditët e Naimit”, në Tetovë, Takime nën Rrap në Shkup, dhe Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA”, në Këçovë, e themeloi edhe revistën letrare STILI ’97 (gjashtë numra në vit.) Dhe, deri më Sot, mezi e panë dritën 60 numra (2021), publikoi rreth 300 tituj të librave me poezi, prozë, studime letrare dhe tri Antoligji të poetëve pjesmarrës në MKTN TAKIME NËN RRAP, në Shkup.
Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në vitin 1997 e nisi themelimin e revistës letrare STILI ’97, si tribunë e shkrimtarëve shqiptar, po edhe e krijuesve dhe artistëve në përgjithësi tek ne dhe në botë. STILI ’97 në gjirin e tij përmban letërsinë, kulturën dhe artin me një përcjellje të rregulltë të aktiviteve të Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, përmes krijimtarisë letrare: poezi, prozë, ese, poblicistikë letrare, kritika, recensione, përkujtime letrare, ngjarje kulturore, etj.
STILI ’97, është njëra nga revistat e para letrare, në IRJM -së, dhe gjatë kësaj periudhe, vend qëndror kanë zënë përmbajtjet e radhës: temaat aktuale, prezentimi i botimeve (libra, revista letrare, gazeta dhe të ngjajshme me përmbajtje letrare dhe kulturore. Prezentimi i arritjeve kulturore dhe letrare te ne dhe në botë, me koncept të veçantë kah e reja, kreativja dhe aktualja. Revista letrare STILI ’97 ishte e hapur edhe me tena filosofike, si edhe të artit figurativ, filmit, teatrit etj. me tekste estetike, kritika dhe shkrime publicistike.
Numri më i ri i revistës letrare STILI ’97 nr. 59/60 2021, i përkushtohet shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Gani Xhafolli, dhe përmban në vete: poezi të autorit, kritika nga shkrimtarë shqiptar dhe botëror. Përkujtime dhe poezi nga miqtë e poetit: Prend Buzhala, Xhahid Bushati, Reshat Sahitaj, Daniel Leuwers, Helene Stafford, Nikole Barriere, Teo San, Kalosh Ҫeliku, Musa Jupolli, Gjon Gjergjaj, Maxhun Osmanaj, Rrahim M. Sadiku, Ali Sh. Berisha, Musa Jupolli, Rrahim M. Sadiku, Ali Sh.. Berisha, Dibran Demaku, Fera Krasniqi, Flora Shabi, Arsim Halili, Shaban Pllana, Sherife Berisha – Thaçi, Sheremet Prokshi, Arbenisa A. Thaçi, Bilall Maliqi, Shaqir Podvorica etj. Homazhe letrare në Ditën Botërore të Poezisë, organizuar nga Unioni i shkrimtarëve dhe i kritikëve botëror, dhe publikime letrare të MKTN TAKIME NËN RRAP XXV, huazuar nga Fjala e Lirë, Bulevard, Bota Sot dhe Zemra Shqiptare.
Revistën letrare STILI ’97 e ndihmoi edhe Ministria e Kulturës në R. e Maqedonisë Veriut.