REPUBLIKA E ÇAMËRISË, ÇELËS I ZGJIDHJES KOMBËTARE

1
1452
Kreret e Republikës së Çamërisë

Intervistë, opinion, me Ministrin e Financave të Republikës së Çamërisë, z. Fadil Aliun

Epiri i Çamërisë ilire është popull i Aristotelit, i Platonit, i Zeusit, i Pirro Burrit, i Papa Eleuterit dhe Gjergj Kastriotit. Folea e qytetërimit pellazgo- ilir, Çamëria, sot është vendi më i burgosur në Evropë, vendi që ia dha emrin Evropës.

Bashkëbisedim me Fadil Aliun, Ministër i Financave në Republikën e Çamërisë dhe, firmëtar i Shpalljes së Republikës së Çamërisë në Kuvendin, gjithëpërfshirës çam dhe arvanit, me 30 tetor, 2016 në Egzil.

Çështja e Çamërisë ose problemi çam s’guxon të flitet në heshtje e as me zë pëshpërimash, ai kudo duhet të adresohet zëshëm, saktë dhe, me vërtetësi. Nëse Greqia nuk reflekton në zgjidhjen e problemit të Çamërisë domosdo s´e do të ketë përplasje tragjike midis dy popujve fqinj, midis Çamërisë dhe Greqisë.

Lëvizja Kombëtare për Çamërinë dhe shqiptarët në përgjithësi nuk do të rrinë duarkryq dhe duarlidhur. Mediat shqiptare shprehet Ministri i Republikës së Çamërisë z. Fadil Aliu nuk kanë nevojë të heshtin po as të gënjejnë për çështjen çame.

Greqia herët a vonë do ta njoh Republikën e Çamërisë. Do ta njoh shkëputjen e Çamërisë nga Greqia. Greqia historikisht është teritor shqiptar. Historianët dhe intelektualët grekë këtë e dinë dhe e pohojnë. Politika greke ndjek të kundërtën e saj. Thirrja e poetit të shquar, Seferis, “Mos i gërryeni faqet e gurëve nëpër monumente se të gjitha shkrimet na dalin shqip”. është alarm thonë nacionalistët grekë.

Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor, 2016 nga Kuvendi gjithëpërfshirës çam dhe arvanit, shprehet Fadil Aliu, firmëtarë i kësaj shpallje, është udha drejt bashkimit kombëtar, drej përbashkimit të trojeve tona. Foletë e grenxave kundër Çamërisë nga dita në ditë do të zemrohen. Por, udha e shqiptarëve për një Bashkështet shqiptar është e pandalshme.

Çështja çame ka hy në shtratin e vet historik. Lëvizja Kombëtare për Çamërinë po bën të pamundurën të gjejë forma dhe mynyra që Çamëria të shkëputet nga Greqia dhe ti bashkohet Shqipërisë, dhe pjesëve tjera të atdheut. Shqiptar, bën thirrje ministri Aliu, ne duhet ta përsërisim çdo ditë të vërtetën e plagosur nga fqinjët tanë. Greqia vazhdon me avazin e vjetër të gënjeshtrës. Por, ne dhe të palindurit tanë do të bëjmë të pamundurën që Çamërinë, folenë e qytetërimit antik shqiptar ta shkëpus nga kthetrat gjenocidiste greke.

Liria dhe pavarësia e popujve është shpikja më gjeniale e njerëzimit shprehet ministri, Fadil Aliu. Çështja çame vazhdon Fadil Aliu, ka nevojë për dëshmi, ka nevojë të njihet nga vendas e ndërkombëtar. Unë kujtoj thotë FadiliAliu se Greqisë duhet t´i thuhet hapur, Shqipëria nuk e ka atë luks që t´i falë tokë Greqisë në madhësinë e Çamërisë.

Shqipëria në Greqi ka një Shqipëri të tërë. Në Greqi, Çamëria është e dënuar dhe e burgosura e Greqisë. Në Çamëri janë shkelur të dhjetë pikat e OKB-së për të drejtat e njeriut. Kjo shtypje kaq e madhe është e frikshme për të sotmen dhe të ardhmen.

Biografia e Ministrit të Financave, Fadil Aliut, është shumë e gjerë dhe me shumë aktivitete dhe veprimtari patriotike në bërjen e Kosovës, Republikë. Fadil Aliu u lind në vitin 1960 në Bardhosh ( ish Bradash ) të Besianës. Fadil shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, në Besianë. Fadili pas kryerjes së shkollës së mesme regjistrohet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në Univerzitet Fadili në kohë rekordë e kryen fakultetin dhe, me notat më të larta merr diplomën e Fakultetit Ekonomik. Në vitin 1984 Fadili punësohet Shef i Kontabilitetit në BVI-në për Shëndetësi në Komunën e Besianës. Mirëpo, Fadili veprimtarinë për Republikën e Çamërisë e ka, në zemër e me zemër.

Republika e Çamërisë

Brezi im, shprehet Fadili kemi bërë jetë epike. Në vitin 1994, unë mora rrugën e panjohur të mërgimit. Fillimi si azilant në Geselkirchen ishte shumë i vështirë. Pas kryerjes së kursit të gjuhës gjermane, unë ka vite që punoj Këshilltar i Pavarur i Ekonomisë.Mërgimi nuk prodhon shqiptar, mërgimi asimilon e kam lexuar në librin tuaj, “Flatrat”.

Z. Atdhe, dua ta theksoj se unë i takoj brezit të rinisë së Kosovës Kryengritëse. Jam pjesëmarrës i të gjitha vlimeve të mëdha për Kosovën e lire e sovrane. Në Lëvizjen Kombëtare për Çamërinë, jam që nga nëntori i viti 1915 e këtej. Çamëria në tërë historinë e saj 15 mijë vjeçare është Shqipëri.

E verteta për Çamërinë, pas shpalljes së Republikës së Çamërisë, çdo ditë e më shumë po troket në institucionet ndërkombëtare, se në Çamëri ( në një teritor prej 23 mijë e 500 kilometrash katrorë sipërfaqe, dhe me një popullsi me mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë, janë dy faqe të ferrit të Greqisë.

E tmerrshme. Greqia sot mban në dara të egra të gjenocidt Çamërinë. Në tërë teritorin e Çamërisë prej 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe nuk ka asnjë shkollë shqipe, dhe gjuha shqipe në Çamëri nuk lejohet të flitet. Në Çamërit e ndjekur nuk lejohen të hyjnë në Çamëri, pasi Çamëria është në shtetrrethim prej 75 vjetësh. Çamëria shqiptare mbahet në shtetrrethim nga një Ligj I Luftës I vitit 1945 midis Greqisë dhe Çamërisë.

Shteti grek vazhdimisht e vëzhgon popullatën arvanite, ( vëllëzër të një gjaku me çamët ) dhe habitet pse çamët përkrahën nga vëllëzërit e tyre arvanitë. Epiri I Çamërisë ilire është popull i Aristotelit, i Platonit, i Zeusit, i Pirro Burrit, i Papa Eleuterit dhe Gjergj Kastriotit. Çamëria apo siç I thonë çamët, Shqipëria e poshtëme është folea e qytetërimit pellazgo-iliro-shqiptar. Çamëria, sot është vendi më i burgosur në Evropë, ky vend që ia dha emrin Evropës.

Ligji i lufte midis Greqisë dhe Çamërisë i vitit 1945, mbanë në burg rreth 70 përqind të Greqisë, gjë e pashembulltë në legjislaturën botërore. Unë kujtoj se ndërgjegjia e Evropës një ditë do të reflektoj kundër gjenocidit 100 vjeçarë të Greqisë ndaj çamëve të Çamërisë dhe ndaj arvanitëve të Arvanitisë. Unë e them hapur; shprehet ministri, Fadil Aliu, grekët le ti përsërisin gënjeshtrat e tyre, por, edhe ne do ta përsërisim të vërtetën për Çamërinë, të vërtetën e gjenocidit të bërë Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve.

Më duhet të theksoj se nga Çamëria deri më sot janë shpërngulur dhe dëbuar rreth 3 milion shqiptarë etnik, çamë dhe arvanitë. Greqia duhet ta kuptoj të vërtetën. Në Teba është vendlindja e Ilirisë. Vendlindja e shqiptarisë. Iliri, i biri i Kadmit e zgjeroi Ilirinë në përmasa evro-azioatike. Lëvizja Kombëtare për Çamërinë me 12 shkurt 2016 ka dorëzuar në Hagë, në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte Kundër Njerëzimit, Dosjen Çame në 4 pika, kundër gjenocidit të bërë grek ndaj Çamërisë.

Zotëri Geci, kuptimi i dramës së një populli fillon tek njohja e të vërtetës. Republika e Çamërisë me në krye presidentin , Ali Aliu, dhe ministritë në Qeverinë e Republikës së Çamërisë po këmbëngulim që institucionet ndërkombëtare, BE, OKB, dhe Institucioni për popujt e skllavëruar të Evropës, si dhe Parlamentet e Evropës, të kenë informacione të bollshme dhe të besueshme rreth mashtrimit grek dhe Ligjit të luftës ( që ende është në fuqi ) dhe mbanë në burg Çamërinë.

Në teritorin e Çamërisë me 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe, dhe me mbi 4 milion çamë dhe arvanitë, gjuha shqipe është e ndaluar dhe nuk ka një shkollë të vetme shqipe në tokën e Platonit, Zeusit dhe Pirro Burrit. Unë kujtoj se çmimi Greqisë çdo ditë po i shtohet ndaj shqiptarëve. Republika e Çamërisë për popullin çamë dhe arvanitë nuk ka zavendësim.

Ndryshimi I kufijve midis Greqisë dhe Shqipërisë për Shqipërinë deri te gurët e zes në Prevezë është I ndërlikuar por I mundshëm. Çamëria Shqipëri është e vetmja ide ndërtuese në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

Rroftë Republika e Çamërisë!
Rroftë populli shqiptar!
Atdhe GeciDortmund, 24.08.2020

1 KOMENT

  1. Atdhe Geci me te lumte ajo MENDJE atdhetare komanduar ate PENE sa keni sjelle e folur per Çamërinë apo me mire si thua Shqiperin]e, anesksuar nga Greqia padrejtesisht. Rrojme me gaz e me shpres. ENDRREN e realizuar nje dite. Me Ju e mbyll dhe une komentin. *Rrofte Republika e Çamërisë, * krah *NENES SHQIPERIA ILIRIANE.* Guri Naimit D 85 vjeçar…

Komentet janë mbyllur.