Republika dhjetëditëshe e Krushevës nuk mund të jetë “emërtim” për Maqedoninë

0
601

Ka disa vjet që në mes Athinës dhe Shkupit nisi loja politike e boshtit pansllavistë për të bërë hartën e re për Maqedoninë në Ballkan, ku në hapësirën etnike jeton me shekuj populli shqiptar me të gjithë krenarinë dhe tragjiken historike. Në tërë këtë lojë, faktori politik shqiptar nuk është pyetur fare dhe në këto rrethana të politikës antishqiptare, ata me rolin e vëzhguesit dhe të mosguximit kanë miratuar çdo “platformë”, që ka sjellë regjimi në Shkup dhe ai ndërkombëtar i OKB-së.

Çfarë rëndësie “historike” paskësh lufta e popullit maqedonas në vitet e para të shekullit XX kur më 2 gusht të vitit 1903 filloi kryengritja e Ilindenit dhe u formua Republika e Krushevës, në të cilën siç theksojnë kronikat historike të kohës, në këtë luftë për çlirim nga zgjedha osmane kanë luftuar edhe shqiptarët.

Tërë kjo kohë e “kontestit” të emrit Maqedonia

Athina zyrtare me gjithë problemet e mëdha të krizës së thellë ekonomike me kolapsin e madh deri në shembjen e sovranitetit, në plan të parë në tryezën e diplomacisë ajo i mëshonte telit për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, që nga rrethanat e boshtit pansllavistë Beograd-Moskë-Athinë-Shkup, kanë për qëllim të bëjnë vija dhe hartën e re në Ballkan, ku popullin shqiptar e ndanë midis shteteve fqinje dhe “shtetit të Maqedonisë” të krijuar nga manifesti komunist në ish-Jugosllavi me vulën e Beogradit.

Tërë odisejada politike në Maqedoni rreth kontestit nga Athina ishte refreni i përsëritur që u bë i neveritshëm dhe pa ndonjë kuptim në kohën kur në këtë pjesë të Ballkanit të trazuar dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë e krijuar dhe e prishur nga tre popujt sllovenë, serbë dhe kroatë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Po themi e neveritshme, ndonëse në tavolinën e diplomacisë së këtyre dy vendeve Athinë-Shkup, faktori politik shqiptar më shumë e ka luajtur rolin e vëzhguesit pa afruar asnjë argument historik në vijat e diplomacisë dhe përballë vetëdijes së paçliruar nga mendësia totalitare të regjimit në maqedonas dhe të ngarkuar me psikologjinë anarko-liberaliste dhe kuazishkerncore se populli shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni, nuk jemi pasardhës të ilirëve dhe kemi zbritur nga malet në “tokën e maqedonasve”(sic!)

Pse shqiptarët përmes faktorit politik nuk kërkuan të bisedojnë me ndërmjetsuesit e BE-së dhe OKB-së lidhur me “kontestin” e Athinës lidhur me emrin e Maqedonisë? Për shqiptarët argumentet historike janë në anën e tyre dhe po ritheksojmë se se shkenca e historiografisë maqedonase është e mbushur me tiptare të huazuara nga historia serbomadhe, e nxitur nga borgjezia serbe në gjysmën e shekullit XX, nuk i përgjigjet kohës dhe propozimit të emërtimit të ri të Maqedonisë me Ilindenin (Republikën dhjetëditëshe të Krushevës).

Shqiptarët në Maqedoni janë banorë të hershëm e autoktonë me rrënjë të thella në truallin e vet dhe nuk janë “ardhës nga malet” e as qiraxhinjë në kurrfarë “territori maqedonas”. Për të forcuar këtë argument historik po i referohemi udhëpërshkruesit anglez H.N. Brailsfort në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre”, të botuar në Londër në vitin 1906, thotë:
Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë” (H.N. Brailsfort, Macedonia, its races and their future, London, 1906).

Është në interes të kohës që shqiptarët mos të pranojnë që Republika dhjetëditshe e Krushevës të bëhet bazë e re për hartën dhe Kushtetutën e Maqedonisë, por të dalin para faktorit ndërkombëtar BE-OKB-SHBA me argumentin e fortë politik, historik, shkencor dhe duke marrë me vete botën intelektuale-akademike shqiptare për të shpaluar të vërtetën se ata në tërë rrjedhën e kësaj “politike” Athinë-Shkup nuk e kanë kryer detyrën dhe përgjegjësinë që kanë para popullit të vet dhe të votës së lirë, për të dalë me projektin e vet kombëtar për hisen që e kanë në truallin e vetë etnik kur e kur bëhet fjalë për emërtimin e ri të Maqedonisë së Ilindenit!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]