XHORXH BRAK – RENE SHARIT
Georges Braque, To René Char, 1958
RENE SHAR (René Char)
(1907-1988)
Rene Char, (Paris, 14 qershor 1907 – 19 shkurt 1988 ), ka qenё poet francez.
Autor i poezive tё ndryshme, midis tё cilave Çekani pa usta (1934), nё tё cilёn autori pasqyron pёrvojёn e tij surrealiste dhe, Fogli di Hypnos (Fletё hipnoze, 1946), vepër e konsiderueshme me refleksione koncize dhe tё rrufeshme, tё frymëzuara eksperienca partizane, e jetuar personalisht nga vetё Rene Shari (me nofkën Kapiteni Aleksandёr) nё hapёsirёn e rezistencës franceze, i njohur nga publiku italian nё saj tё përkthimit tё Vitorio Serenit.
Disa nga veprat e autorit janë përmbledhur nё vëllimin Poezi dhe prozё, zgjedhur dhebotuar, mё 1957.
Vepra e tij poetike ka ngjallur interesa tё konsiderueshme edhe nga ana e poetit çifut i gjuhës gjermane, Poul Celan, i cili i kushtoi Rene Sharit njё nga poezitë e tij tё famshme, e titulluar Argument dhe heshtje, qё pёrqёndrohej nё kuptimin e fjalёs poetike tё rezistencёs.
1. Pёrkulu vetёm pёr dashuri.
Nёse vdes, do tё vazhdosh tё dashurosh.
2. S’I PËRKASIM ASKUJT
S’i pёrkasim askujt,
veçse asaj vetёtime tё llambës sё panjohur dhe tё paarritshme,
qё na mban zgjuar guximin dhe heshtjen.
3. INTELIGJENCA DHE ENGJËLLI
Inteligjenca dhe engjёlli – mendimi ynё primordial.
( Engjёll: çka qё nё thellёsi tё njeriut
mban distancё nga kompromisi religjoz,
fjalё e heshtjes sё lartё, tё njё mendimi tё paçmueshёm.
Harmonizues frymёmarrjesh
qё praron bistakёt jetёsorё tё sё pamundurёs.
Njeh gjakun, injoron qiellin.
Engjёll: drita
qё priret drejt veriut tё zemrёs.)
4. JEMI TË NDARË
Jemi tё ndarё midis lakmisё pёr tё njohur
dhe dёshpёrimit se kemi njohur.
Gjembi nuk heq dorё nga kafshimi i tij.
Ne nga shpresa jonё.
5. POETI
Poeti, rojtar i fytyrave tё pafundme tё gjithçkaje qё jeton.
6. TË KORRAT
Tё korrat mё tё pastra i kanё rrёnjёt nё njё tokё qё s’ekziston.
Me t’u pёrjashtuar mirёnjohja,
ato janё borxhlie vetёm ndaj pranverёs.
7. ME T’U DËBUAR
Me t’u dёbuar nga sytё tanё,
drita u fsheh nё ndonjё pjesё tё kockave tona.
E largojmё ndonjёherё, pёr t’i kthyer kurorёn.
8. NGJAJMË
Ngjajmё me ato thithёlopat qё nё netёt e vёshtira tё moçaleve
thёrrasin njera-tjetrёn, por nuk e shohin
duke ia pёrkulur thirrjes sё tyre tё dashurisё,
gjithё fatalitetin e universit.
9. FRUTI
Fruti ёshtё i verbёr.
Vetёm pema ka sy.
10. SOT
Sot kam jetuar çastin e fuqisё
dhe tё pacёnueshmёrisё absolute.
Isha njё zgjua qё migronte
drejt burimeve tё qiellit
me gjithё mjaltin dhe bletët brenda.
11. LETRA E MBRËMJES
Ende dhe njё herё viti i ri na ngatёrron sytё.
Përgjimi ёshtё prej barёrash tё lartё
qё s’kanё dashuri,
nёse jo me zjarrin dhe burgun qё kafshojnё.
Pastaj do tё jetё hiri i fitimtarit
dhe tregimi i sё keqes.
Do tё jetё hiri i dashurisё.
Trёndafili i egёr
qё mbijeton me parandjenjёn e vdekjes.
Do tё jetё hiri imagjinar pёr ty,
i jetёs sate tё palёvizshme
mbi konin tёnd tё hijes.
12. NUK KA
S’ka hapёsirё nё terrin tonё, pёr Bukurinё.
Gjithё hapёsira ёshtё pёr tё Bukurёn.
13. TRËNDAFILI I LISIT
Çdo njёra prej shkronjave qё formojnё emrin tёnd, Bukuri,
nё vendin e nderit tё ndёshkimeve, martohet me hapёsirёn e thjeshtё tё diellit
regjistrohet nё frazёn kolosale qё mbulon qiellin,
dhe shoqёrohet me njeriun e angazhuar tё gёnjejё fatin
me tё kundёrtёn e pashtershme tё tij: shpresёn.
14. VEPRIMET E POETIT
Veprimet e poetit nuk janё veçse pasoja
e enigmave tё poezisё.
15. POETI
Poeti dallohet pёr atё sasi faqesh
Tё parёndёsishme qё nuk shkruan.
Ai zotёron tё gjitha rrugёt e jetёs sё harruar
Pёr tё shpёrndarё lёmoshat e tij tё mjera
Dhe pёr tё pёshtyrё atё pak gjak
Qё s’do ta lёrё tё vdesё.
16. ME SY MBYLLUR
Me sy mbyllur dhe me pёrpjekjen pёr tё rёnё nё gjumё
shoh tё shkёlqejё, nё fund tё qerpikёve tё mi njё prush:
ёshtё shpirti kryeneç
relika shkrepёtitёse
e mbytjes madhёshtore tё ditёs sime.
17. E DUA NJERIUN
E dua njeriun e pasigurt nё qёllimet e tij.
Siç ёshtё e tillё nё prill, pema me fruta.
18. PIKËRISHT
Pikёrisht çasti nё tё cilin bukuria
pasi na ka bёrё tё presim gjatё
lind nga gjёrat e zakonshme
pёrshkon fushёn tonё tё harlisur
lidh gjithçka qё duhet lidhur
ndriçon gjithçka qё duhet ndriçuar
nga trashёgimi ynё prej errёsire.
19. KUSH
Kush do ta pёrtёrijё rreth nesh kёtё pafundёsi
Kёtё dendёsi lindur realisht pёr ne dhe qё nga çdo anё
njerёzisht na mbёshtjellin?
20. KËRKOVA
Kёrkova nё bojёn time
atё qё smund tё kёrkohej:
njollёn e pastёrtisё
pёrtej shkrimit tё ndotur.
21. ËSHTË NË THURJEN E POEZISË
Ështё nё endjen e poezisё qё duhet tё gjejmё
nё numёr tё barabartё, galeri tё fshehura, dhoma harmonike,
dhe, nё tё njejtёn kohё, kinde tё sё ardhmes, portikё nё diell,
shtigje tinzar dhe ekzistenca qё njihen nga zёri.
Poeti ёshtё trageti i gjithçkaje qё plazmon njё rregull.
Njё urdhёr kryengritёs.
22. NËSE SYNIMI I POEZISË
Nёse synimi i poezisё ёshtё i tillё qё tё na bёjё sovranё
Duke na depersonalizuar, vetёm kёshtu mund tё nxjerrim
nё saj tё poezisё, plotёsinё
qё sapo ishte skicuar apo deformuar
nga mburrjet tona prej individёsh
poezitё janё fragmente tё ekzistencёs sё pakorruptueshme
qё ne hedhim nё grykёn e neveritshme tё vdekjes:
por nga lart, gjersa, duke kёrcyer,
mund tё bien
nё botёn qё i jep emёr unitetit.
23. MOS KËRKO
Mos kёrko kufijtё e detit.
Tashmё janë tek ti.
T’u dhanё
nё njё me jetёn tёnde qё avullon
Ndjenja, e di, ёshtё bijё e materies:
ёshtё vёshtrimi
mrekullisht fluid.
24. JASHTË NGA POEZIA
Jashtë poezisё dhe vargjeve tё tij tё pasionuar
ki kujdes ndonjёherё me fjalët qё shkruan
me ilaçet qё këshillon dhe me tё cilёt shpirti yt
i ngarkon njё pagabueshmёri frymëmarrjeje tё gjatё
dhe aftёsinё e manovrave tё shkathta. Kush do tё jetё lexuesi yt?
Praktikisht njё qё mendja jote armatos
Por qё pena jote e bёn tё pafajshëm.
Njё përtac i mbështetur me bërryla nё dritare?
Njё fushues i pakujdesshëm?
Njё kriminel ende pa faj?
S’mund ta dish.
Kujdes, kur ёshtё e mundur, me fjalët qё shkruan.
25. DREJT PEMËS MOTËR ME DITË TË NUMËRUARA
Harpa e shkurtër e larsheve
Mbi shporёn e plloçës sё myshkur e nё bakterie
– ballё i pyjeve ku copёtohet reja-
Kontrapunkt i boshit nё tё cilin besoj.
26. SI MË ERDHI TË SHKRUARIT?
Si puplajё zogu
mbi qelqin e dritares sime,
dimri.
Pёrnjёhershёm
U ndez nё oxhak
njё betejё thёngjinjёsh
qё, ende sot,
nuk janё shuar.
27. NUK KA
S’ёshtё veçse i ngjashmi im, shoqja
ose shoku qё mund tё mё zgjojё nga dremitja
tё mё bёjё tё mё shpёrthej poezia,
tё mё hedh kundёr kufijve tё shkretirёs sё vjetёr
gjrrsa unё t’i tejkaloj. Askush tjetёr.
as qiejt as toka e premtuar,
as gjёrat tronditёse, s’munden.
Pishtari, vetёm me tё unё mund tё vallёzoj.
28. NUK MUNDET TË FILLOJË
Nuk mundet tё fillohet njё poezi
pa njё pjesёz gabimi
mbi veten dhe mbi botёn,
pa njё fije fije pafajёsie
tё fjalёve tё para.
29. PSE
Pse poema poemё e pluhurosur?
Pse nё fund tё udhёtimit tё tij
drej vendlindjes pas errёsirёs
para lindjes
dhe ashpёrsia e ditёve
fundi i poemёs ёshtё dritё
pajisje me ushqime tё jetёs.
30. POETI
Poeti s’e mban pёr vete atё qё zbulon.
Sapo e transkripton, e humb menjёherё.
Nё kёtё qёndron noviteti i tij,
Pafundёsia e tij,
Rreziku i tij.
31. NDONJËHERË
Ndonjёherё profili i njё mёzi
I njё fёmije nё largёsi
Afrohet pёr tё zbuluar shikimin tim
zbret nga muri trembjes sime.
Pikёrisht atёherё nёn pemёt
Ffllon tё mёrmёrijё
burimi.
32. TË NDALEMI
Tё ndalemi pranё njёrёzve
qё tё mund tё privohen prej tё mirave tё tyre,
megjithёse nuk ekzistojnё pёr ta
veçse mjete tё pakta ose tё paqena.
Pritja
gёrmon nё ta njё pagjumёsi trallisёse.
E bukura u vё mbi kokё
njё kurorё lulesh.
33. LUFTËTARËT
Errёsirё m’u duk dhe, rikonfirmoj,
nё qiellin e njёrёzve
bukёn e yjeve.
Megjithatё nё shtrёngimin e duarve tё tyre
Unё zbuloja mundimin te atyre yjeve
qё na thёrrasin nё korrje tё tjera
ndёrsa shtegtojnё pёrtej urёs
ende tё tronditur.
Mblodha prej tyre djersёn e shnritshme
Dhe nё gjestin tim
Toka hoqi dorё nga vdekja.
34. VIGJILENCË E HESHTUR
U shtrёnguan nё mur dhe shkёmbinj, gurёt
dhe njerёzit u ushqyen me myshk.
E thellё ishte nata dhe nё armё.
Gratё nuk lindnin mё.
Poshtёrimi
kishte fytyrёn e njё gote uji.
Iu bashkova guximit tё disa njerёzve
dhe jetova me tёrbim,
misteri im pa u plakur midis tyre.
Dridhesh
Prej ekzistencёs sё gjithё tё tjerёve
Si njё barkё shrenuar
Çkredhur nga thellёsitё e mbyllura.
35. SHËRBYESJA
Ende dhe njёherё je drita
Ku fundosen errёsirat
rreth njё kryengritёsi tё ri-
Ti, nёn kamzhikun qё shfryn mizorisht del
Me vezullimin tёnd, mbytur nё lot.
36. FRONI OKËR
Ktheheshim rrugёve
Nёpёr toka hije dhe rrjedha gjaku
Timoni i dashurisё nuk na parakalonte
Nuk na paraprinte mё
Me tё hapur dorёn tёnde
Mё tregove linjat:
Nё to ngrihej nata
Vendosa aty njё xixёllonj tё vockёl
Me qёllim qё tё xixёllonte nё hullinё e jetёs :
Vite veçimi u ndriçuan befas
Nёn kёtё llambё tё gjallё
I magjepsur prej nesh
37. KURSI I ARGJILIT
Shihi, roja vigjёlluese nga njё mёngjes nё tjetrin
tё pёrdridhen, ferrat e palёvizshme
toka qё na shtyp me fytyrёn e saj mungues
dhimbja qё dёndёsohet, bulkth me kёngё tё barabartё
dhe njё zot qё zhytet vetёm pёr tё mufatur etjen
ndёrsa nё ujёra tё gjallё rrotullojnё fjalёn
gёzohu, pra, e dashura ime, pёr fatin qё vazhdon:
vdekja nuk do tё pёrhapё kujtesёn e dashur.
Pёrkteu: Faslli Haliti