RELIGIONI VETËM PËR FËMIJËT KUR TË RRITEN, SE MBESIN FËMIJË GJITHË JETËN…

0
564
Dija, jo fetë

Arben Çokaj

Pal Shtufi, këtë që mos me i dhanë religion njerëzve, deri sa të mbushin 18-të, ia ka sugjeruar Sigmund Freud shoqërisë njerëzore, pasi ato janë religione iluzionare, që nuk bazohen mbi të vërtetën, por mbi sofizma e përralla hebraike-arabe, të një kohe të nxehtë, që rrit edemën haluçinante në tru. Pra, feja u krijua nga njerëz, që shohin ëndrra me sy hapur…

E tashmë përfaqësuesit fetarë e dinë këtë punë dhe sulen vrap, për me e indoktrinua njeriun që fëmijë, si Ejll Vecajn, se duhet pastaj ose me dhunë, ose me ndërgjegjësim – dmth. me dije të madhe, për me i shty neurozat fetare. E ngaqë kjo nuk ndodh, shpesh njeriu mbetet i kapur në rrjetën e religionit, për tërë jetën, si krapi në rrjetë… E jo vetëm kaq, por të bën budallë ty, besimtari i mjerë, “eja në rrjetë me mua”, thotë… “Shiko sa i lumtur jam, se jam i nënshtruar dhe i skllavëruar i një ideologjie…”. Pra, përveç se e ha sallamin vetë, ai synom edhe me e promovua suxhukërinë…

Ti përpiqesh me i dhanë arsye, por ai arsye e quan, pa-arësyen e vet, dhe vazhdon e i sillet rrota rreth përallave fetare, mes dashurisë për fenë e vet dhe urrejtjes për fetë e tjera, deri në konkurrenë e konflikte për dominim, edhe pse fetë monoteiste kanë më shumë ngjashmëri se ndryshime me njëra-tjetrën. Ka nga këta, që besimin fetar, e quajnë edhe vlerë patriotike e kombëtare shqiptare… :p Prandaj Frojdi (Freud) u thoshte këtyre: “Rrituni bre burra, se mbetët fëmijë gjithë jetën…!” Por kot e ke me ta, se besimtari i mjerë shkon në atë gjendje, sa të duket se po i jep ilaçe, një të vdekuri për së gjalli!


Përgjigje për komentin:

Pal Shtufi: Tregim personal!

Birit tim nuk i kam imponuar religjion derisa ai i ka be 18 vjeç. Kjo, jo vetem per faktin qe nana e tij rrjedh nga familje e besimit islam e as pse une rrjedh nga familje e besimit katolik. Thjeshtë, formimi ynë si prinder dhe si pedagogë nuk mund te lejonte rrugë tjetër të edukimit. Kur djali i beri 18 vjeç, dhe kur bashkë i lexonim bibel e kuran, nje ditë të bukur tha:

„Babë, tani e di pse më ke lënë të zgjedh religjonin pasi t’i bëj 18 vj. Sot po e shoh se religjioni qenka diçka e tepert per njerezit. Nuk paska ma njerezimi nevojë per te. Pëkundrazi“

Qëndrimit kurrë nuk i kemi folur as keq per religjonet, vetem jemi kujdesur qe ai me kete temë të mirret tek pasi të rritet. U rrit djali, i lexuam disa here me kujdes librat e „shenjtë“ (doktrinat ushtarake) dhe sapo i ka perfunduar leximet dhe diskutimet e pafundme, kurrë më nuk ka shfaqur interesim për religjion.

Prandaj, i lus prindërit, mos impononi besim tek femijet derisa ata jane nen moshen 18 vjeçare. Nese religjioni eshte nje domosdoshmëri e shenjtë, atëherë fëmijët do ta marrin me vetëdije të plotë. E nëse nuk u intereson më religjioni, atëherë ai nuk është i domosdoshëm – keshtu na mëson ateizmi human 🙂