Aktualitet – 17/02/20
Konferenca e Donatorëve ka arritur të mbledhë plot 1.15 miliardë euro për përballimin e dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë dhe la pas 51 viktima.
Konferenca u çel në orën 14:30 nga Presidentja e Komisionit Europian dhe më poshtë gjenden të listuara disa nga donacionet në Konferencë.
Nga SHBA-ja tek Emiratet e Bashkuara Arabe, ja sa para dhuruan vendet e ndryshme për Shqipërinë:
BE – 100 milionë euro,
KE – 15 milionë euro,
Gjermania – 11 milionë euro,
Italia – 65 milionë euro,
Franca – 100 milionë euro,
Suedia – 5.6 milionë euro,
Britania e Madhe – 1 milion pound,
Kroacia – 1 milion euro,
Luksemburgu – 250 mijë euro,
Serbia – 2 milionë euro,
Polonia – 2.7 milionë euro,
Danimarka – 2.7 milionë euro,
Greqia – 2.5 milionë euro dhe 200 shtëpi,
Holanda – 3 milionë euro,
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,
Austria jep 1 milionë euro për rindërtimin,
Republika Çeke jep 9.5 milionë korona
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,
Hungaria 5.6 milionë euro,
Finlanda jep 300 mijë euro,
Bullgari 375 mijë euro,
Spanja 20-25 mijë euro,
Rumania jep 2 milionë lei,
Mali i Zi 500 mijë euro,
Maqedonia e Veriut 6 milionë denar,
Kosova 200 mijë euro,
Bosnje Hercegovina 100 mijë marka,
Banka Islamike për Zhvillim do të japë 365 milion euro kredi për programe financimi në 5 vite,
Banka Botërore 160 milionë euro kredi,
Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim deri në 100 milion euro,
Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milionë euro hua,
Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin,
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2 mijë njësi banimi me vlerë 70 milion euro,
Zvicra 9 milionë euro grante për rindërtim,
Katari 5 milion dollare amerikane per rindertim,
SHBA 3.9 milion dollare dhe 800 mije dollare per monumentet e demtuara,
Japonia jep 2.5 milione euro per rindertim,
Azebajxhan 500 mije euro,
Norvergjia 21 milion korona norvegjeze,
Republika e Koresë jep 300 mije dollare amerikane,
Principata e Lihtenshtajnit 50 mije euro per rindërtim,
Algjeria 50 mije euro,
Brunei Durusalam 50 mije dollare per rindertim,
UNICEF jep 500 mije euro per kopshte dhe shkolla.
/Opinion.al
Bruksel🇪🇺 – KONFERENCA E DONATORËVE🇦🇱#TogetherForALBANIA#SëBashkuPërSHQIPËRINË🤝
Posted by Edi Rama on Monday, February 17, 2020
Rama i prekur në konferencën e donatorëve/ Përshëndet në disa gjuhë: Sa i lumtur do isha që flamuri i bukur shqiptar të zëvendësojë atë britanik
“Do të doja të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët tuaja”, ishin disa nga fjalët e Ramës. Kryeministri ndërsa ka shprehur falenderime për mbështetjen që të gjitha vendet kanë treguar në tërmetitn tragjik të 26 nëntorit thekson dhe dëshirën e madhe që ka për të integruar Shqipërinë në BE.
Në një moment Rama thotë që vëndin e Britanisë që po del nga BE, deshiron ta zërë flamuri i bukur shqiptar. “Sa i lumtur do të isha që flamuri i bukur shqiptar të zëvendësojë famurin britanik”, shtoi Rama. “Jam thellësisht i prekur.” (Rama përshëndet në të gjitha gjuhët)
Do të doja të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët tuaja. Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen e vyer që keni dhënë deri më tash. Flas në emër të të gjithë shqiptarëve. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së KE në këtë mbledhje për të kuptuar sa të errëta kanë qenë këto momente për vendinm tim.
Kështuqë po ju lutem na ndihmoni, nga goditja e errët. Faleminderit Ursula. Faleminderit Michael, që na ndihmuat që në momention e parë, nga BE, për të çuar përpara prosperitetin përpara. Unë isha kaq i trishtë. Sa i lumtur do të isha që flamuri i bukur shqoptar të zëvendësojë famurin britanik.
Jeta të ndodh ndërkohë që bën plane të tjera, ndërkohë që kjo na ndodhi ne ndërkoë që ishin duke bërë plane të tjera. Gjithçka është përkushtuar te përballimi i planeve të më[parshme. Ndihem kaq mirë që në momentet tona tragjike nuk ishim vetëm. Ndihma që vinin nga qielli që të ishin me ne…”, ka thënë kryeministri.