REFLEKSION… nga larg…

0
908
Tonin Nikolli

Tonin Nikolli

Shënim: Ky reflesion është bërë me ndërgjegje të plotë dhe , i pandryshuar në asnjë presje, mund të përdoret prej gjithkujt. T.N. ( d.v )

Historia e çadrave përsëritët. E ka bërë e majta. Tani e djathta. Dy kundërshtarë, me të njëjtën formë. Në të njëjtin vend. Me të njëjtët komandantë. Me të njëjtët ushtarë. Kryeministria më ngjan me kështjellën e KRUJËS në rrethimin e saj të dytë…. Në rrethimin e parë, e mbronte Skënder beu….Tani, Gjergj Kastioti…. Rrethuesit, jeniçerët e mbledhur në të katër anët e Perandorisë… (në të dy rastet, eeee), mish për top, ulërijnë…Yxhym….!!

Pa ditur, se ç’po bejnë. Pa kuptuar se ke do përmbysin. Pa imagjinuar, se vëllavrasja po kultivohet, si barishte e keqe, që nuk do dalë fare kurrë. Militantizëm obskurantist, tipik anadollak….

Opozita e paqartë në ate që është dhe në atë që kërkon. Pozita e paqartë në atë është dhe që mbron….
26 vjet….Në Shqipëri është institualizuar regjimi i krimit, korrupsionit, prostitucionit dhe shfrytezimit barbar… Etje e tejskashme për të uzorpuar padrejtësisht çdo milimetër teritor, në tre dimensionet….

Mendoj dhe besoj, se klasës ekzistuese politike, nuk i përket e drejta të manipulojë revoltën popullore në rritje….Shqiptarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithëmonë, se EMRAT E LAKUR TASH DY DEKADA E GJYSËM, DUHET TË HIQEN NGA LISTA E VOTIMIT DHE TË REGJISTROHEN NË SEKRETARITË E GJYKATAVE, PËR NDJEKJE PENALE.

Lind pyetja, kush do vihet në vend të tyre?
Janë mijëra intelektualë të papërlyer, që kanë studiuar dhe kane dhënë prova të mjaftueshme, për ndershmëri, aftësi, mentalitet modern, në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilët mund dhe duhet të ndërrojnë STRUKTURËN EKZISTUESE, me projekte dhe vizion të ri bashkëkohor.
DUHET GUXIM.VETMOHIM. BESIM. PASION. DESHIRË. ATDHETARIZËM. SHPIRT NJERIU…
*
Rikthehem në fillim….
Këto çadra…..më cingrisin nervat…. Më duket Shqipëria e rrethuar nga Jeniçerët…. Me një ndryshim. Jashtë sulltanët prej kartoni, duan te rrezojne princrit prej letre….
Qesh dhe qaj…njëherësh…
Tonin Nikolli.
Poet.
Emigrant në Itali

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar