Referendumi i proklamuar i Millorad Dodikut dhe hapja e Kutisë së Pandorës?!

1
1110
Skënder Mulliqi

Analizë

Nga Skënder MULLIQI

Më margjinalizmin e elitave intelektuale në shtetet e rajonit erdhën në shprehje elita të dobëta pushtetare. Në atë shtet ku nuk ka elita intelektuale në pushtet, populli nuk ka mundësi t’i kontrollon rrjedhat shoqërore dhe rrjedhat politike. Nuk i kontrollon së vijnë në shprehje strukturat despotike. Vendet e Ballkanit kryesisht po udhëhiqën nga këto garnitura pushtetare më logjikë autokratike. Mentaliteti i këtyre liderëve shtetëror është mentalitet i kufizuar në kohë dhe në hapësirë.

Më këta njerëz të politikes në pushtete nuk mund të presim ndonjë progres të proceseve demokratike. Qytetarët po jetojnë në konfuzion të plotë politikë dhe konfuzion të plotë edhe të rrjedhave ekonomike. Pa lirinë e cila prekët nuk kemi përparim të gjithëmbarshem. Regjimet diktatorile mbijetojne vetëm në saje të krizave, konflikteve të mbredshme dhe luftërave më ndonjë shtet fqinjë. Të kthehemi të tema e këtij shkrimi. Kryetari i “Republika Serpska’ Millorad Dodik, referendumin moti të proklamuar për shkëputje nga Bosnja po mendon ta realizon më 25 shtator.

Paralajmërimi për referendum ka ngritur shqetësime të reja në Ballkan edhe ashtu të pa stabilizuar për shkak të problemeve të pa zgjedhura etnike dhe problemeve të theksuara të natyrës ekonomike. Nese hapet Kutia e Pandorës, kjo do të hapët edhe në Maqedoni, në të cilin shtet nuk po realizohen të drejtat legjitime të shqiptarëve shtetformues në këtë banana republikë. Pushteti i deritashem i fashistit Nikolla Gruevskit mori shumë hapa të rrezikshem duke vrarë shqiptarë të pafajshem sa hërë që deshti, së gjeti shqiptarë servilë në pushtet. Kumanovën e shëndrroi në varr të shqiptarëve etnikë.

Shqiptarët e ndarë pa drejtësisht nga trungu i lashtë ilirik nese fillon ndryshimi i kufijve, jo shumë i besueshem që do të lejohen, duhet të kanë një çasje shumë serioze për bashkimin e trojeve etnike. Të kthehemi pak të tema e referendumit në Bosnje. Edhe pse Beogradi zyrtar po bëhët sikur nuk e përkrahë referendumin, pak është kjo e besueshme. Dodik nuk do të kishte kurrfarë mundësish që krye në vete t’i hynte kësaj pune të rrezikshme për paqën. Dodik nese nuk e tërheqë datën e referendumit mund të provokon një luftë të re të përmasave edhe më tragjike në këtë shtet dhe më gjerë. Për të kërkuar përkrahje në këtë synim udhëheqësi i serbeve në Bosnje, Millorad Dodik u takue më Vladimir Putinin në Kremlinë.

Mbajtja eventuale e referendumit do ta kthente kohën e viteve të 90-ta, dhe do të ishte një tjetër avanturizëm i rrezikshem serbo-rusomadh në Ballkan. Duke pasur para sysh ende plagët e pa shëruara mirë në Bosnje nga pasojat e gjenocidit që shkaktuan forcat e regjimit kriminal të Millosheviqit, loja më zjarrë në këtë republikë, mund të sjellë një konflikt ushtarak ku do të përfshiheshin Rusia, shtetet evropiane bashkë më Amerikën. Viktima të një lufte eventuale prapë do të ishin qytetarët. Serbia e pa reformuar vetëm verbalisht po proklamohet kunder referendumit në Bosnje. Që 16 vite pas luftës në Kosovë, ky shtet më shërbimet e veta sekrete dhe më bandat e ndryshme nuk po pushon në planet për destabilizimin e Kosovës.

Bashkësia Ndërkombëtare shumë e ka faktorizuar Serbinë karshi Kosovës. Me ngulm strukturat e BE-së po punojnë që Serbia të bëhët pjesë e saj, kurse Kosova ende ka mbetur e izoluar si në geto. Serbia nuk u dënua për gjenocid edhe pse la më mijëra viktima të pafajshme në Bosnje dhe në Kosovë. Synimi i Millosheviqit dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve bashkë më Kishën Serbe ishte dhe ka mbetur krijimi i Serbisë së Madhe. Nese këtë synim nuk e arritën më luftë, po e vazhdojnë në kushte të paqës.

Sinkronizimi i politikës së Beopgradit zyrtarë në Bosnje më Dodikun dhe në Kosovë më strukturat paralele serbe, janë veprime të cilat flasin së Serbia nuk ka hequr dorë nga planet e saja ekspanzioniste. Ne këtë synim për Serbi të Madhe, është duke ua lehtësuar kur bëhët fjalë për Kosovën, kasta e pa përgjegjshme politike në pushtet.Gjithnjë e më shumë Serbia është duke e futur ndikimin e saj politik në Kosovë. Në këtë drejtim janë duke ua bërë argatin dashur ose pa dashur, presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa, të cilët po nënshkruajnë marrveshje ku preket statusi politik i Kosovës.

Të gjitha marrveshjët e deritashme asgjë të mirë nuk i sollën vendit, përpos premtimeve nga ana e BE-së. Nese kercënimet dhe shanatazhet e Serbisë pinë ujë, dhe janë duke pasur sukses, aq më afër do të kan edhe formimin e Serbisë së Madhe. Veriu ngadal po na del prej dorës, së nuk po ka kush e mbronë. Po cenohet seriozisht humbja e territorit edhe më Malin të Zi më rastin e shënimit të vijës kufitare. Ratifikimin në kuvend të Demarkacionit e pa mundësuan Opozita bashkë me qytetarët. Thaçi dhe Mustafa nënshkruan këto marrveshje pa i bërë transparente para opinionit të gjerë publik.

Tash së fundi sikur kan vepruar rregullisht e zhvendosën vemendjën e opinionit më temën e Kishës së Millisheviqit të ndërtuar midis Prishitnës, e cila kishë është fund e krye e karakterit politikë pushtues në Kosovë. Lexues të ndëruar i përmenda këto fakte, por ka edhe shumë fakte të tjera të cilat nuk i kam theksuar, por ndoshta edhe i kam harruar ti përmend, të cilat flasin së Serbia po e vazhdon ofenzivën politike në Bosnjë e veqmas në Kosovë për realizmin e planeve të saja pushtuese. Më këtë kastë politike në pushtet rruga bukur shumë i është hapur…

1 KOMENT

  1. I nderuari Skender Ballkani,
    Eshte ndjenje e veçantë kur e sheh nje Shqiptar sikur ti qe mendon dhe bajton per serbet e Bosnjes (te religjionit ortodoks dhe islam). Njerezit sikur ti jane te mire te kendshem, dhe merzia e juaj per popullin Serb eshte shumë domethenese. Qe per shembull un jam njeri shum i keq, sepse nuk kam as me te voglen ndjesi se çka bejen serboortodkset me serbomuslimanet. Dmth si une ka shum njerez te poshter, edhe sikur ti ka shum pak njerez te mire qe merziten dhe vuajnë per problemet ndermjet serbeve muslimanë dhe serbeve ortodoksë te Bosnjes. Un te pergezoj per kete filantropi dhe te lutem te shkruash sa me shume per problemet e serbeve dhe serbeve.

    Je i mrekullueshem… fenomenal… fantastik.

Komentet janë mbyllur.