Receta Pa Komb – nga Saimir Lolja

0
1169

Të nderuar lexues, miq dhe kolegë

Është kënaqësi me iu vu në dijeni librin për ju. Brendia e tij në shqip u botua në Tiranë në Shkurt 2018 dhe mund të gjendet Bibliotekën Kombëtare dhe libraritë e Tiranës, Rinasit, Elbasanit, Lushnjës, Prishtinës, si dhe tek www.bukinist.al.

Brendia e tij në anglisht u botua Prill 2018 dhe gjendet në libraritë e Amerikës së Veriut dhe rrjetet www.amazon.com, www.thebookdepository.com, www.barnesandnoble.com, etj.

Përmbajtja e librit ka një qëndisje të pazakontë që kërkon përvojën dhe dijen e gjithsecilit. Brendia e librit zbulon një fill e kuptim historik të pa ndeshur deri më tani. Megjithëse Shqipëria është që nga fillimi i shekullit XX në qendër të librit, përmbajtja e thurur është ndërshtetërore, rajonale, evropiane, botërore.

Mos me e lexuar këtë libër domethënë prapambetje. Me e lexuar këtë brendi domethënë lexuesi mendon në mënyrë të pavarur dhe libri nuk të shkitet më. Me e lexuar këtë libër domethënë të hapësh drynin evropian me çelësin shqiptar. Me e lexuar këtë brendi domethënë energji pozitive dhe lartësim për lexuesin. Në këtë libër ai që di shumë gjen vetveten dhe ai që di më pak do dijë më shumë. Me lexuar këtë libër domethënë me buzëqeshur kur dëgjohen apo lexohen shpjegime e rrëfime nga burime të tjera.

Mund të gjeni herët a vonë një mënyrë për ta lexuar këtë libër, i cili është rilindje dhe ndriçim.
Miqtë joshqiptarë do të jenë mirënjohës po t’u tregohet kjo brendi libri tani.

Më të mirat
Saimir Lolja