REAGIMI I VUÇIQIT PËR SANKSIONET E DEPARTAMENTIT TË THESARIT TË SHBA-së

0
123
Grenell - Vuçiq

Gani I. Mehmeti

Aleksandër Vuçiq, vazhdimësi e diplomacisë mashtruese serbe, sikur edhe paraardhësit e tij.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas listës së sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor, në veri të Kosovës për Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova.

Pas së krimit në veri të Kosovës, reagimi i Vuçiqit është tipik mashtrues, i cili bëhet sikur nuk ka pasur dijeni në veprimtarinë korruptuese, e të organizimeve kriminale të serbëve atje. Shih për këtë, Vuçiq, pak sa i nxehtë, sikur nuk ishte i njohur për të gjitha këto, premton se do të “merren” masa ndaj tyre, duke “harruar” veten se ishte dhe mbetet në krye të tyre!

Është karakteristikë e veçantë dhe e përhershme e krerëve serbë se, ata asnjëherë pothuaj nuk kanë refuzuar dokumente e marrëveshje të ndryshme, por janë në numër shumë të vogël që i kanë zbatuar prej kohësh, kështu siç po ngjet edhe me marrëveshjet e nënshkruara në dialogun Kosovë – Serbi. Ata, në shikim të parë duken sikur qengja, por djallëzinë e tyre e kanë përbrenda dhe e shprehin kur është koha e zbatimit të atyre nënshkrimeve.

Në këtë stil, po premton tani edhe Vuçiqi, se gjoja do të ndërmarrë gjithçka ndaj të goditurve nga SHBA, për të cilët do të “bëjë hetimin” ndaj tyre dhe do të merren masa ligjore. Kjo deklaratë e Vuçiqit nuk është se do të merren masa ndaj tyre, por është sa për të blerë kohë, deri sa ajo të amortizohet fare, ose do të “dënohen” sa për të thënë se u dënuan.

“Organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”, ka thënë presidenti i Serbisë, Vuçiq. “Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, tha Vuçiq.

Ja pra, vetë kjo deklaratë e Vuçiqit është e dyshimtë dhe jo serioze se sa do të hetohen, se nuk janë hetime serioze, deri sa shpreh dyshimin se janë akuza serioze! E, është ironike nga Vuçiq, nëse ata do të hetohen për mosrespektimin e kufirit Kosovë –Serbi, që për Vuçiqin nuk ekziston fare ky kufi. E, deri sa, për Vuçiqin nuk ekziston ky kufi, çfarë hetimesh do të ndërmerrin ndaj tyre?

Por, ka edhe deklaratë se gjoja do të hetohen, sikur kjo në vijim: “Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka” tha Vuçiq. – Prej kujt duhet të pranojnë se kanë bërë vepra penale,kush do t’i verifikojë se janë vepra penale për të, sa do të pranohen si vepra penale, kur ata nuk i marrin për vepra penale, pse janë në interes të Serbisë.

Mirëpo, qenësore për ta është, se, neuk refuzojnë asnjëherë ato çka vendosen dhe kërkohen prej SHBA. I pranojnë, por nuk i zbatojnë. Që ndryshe tek ne i thonë; “Ngrihe e mos e këput”!

Të shohim se si do të ecin punët e hetimeve dhe çfarë masash do të merren!