Shkruan Prof. Zymer Mehani
Patriarku Irinej provokon sërish: “Kosova është dhe do mbetet Jerusalemi i Serbisë” Kjo është vetëm ëndërr dhe dëshirë e sëmurë se serbomëdhenjve, e kishtarëve dhe e pushtetarëve shovinistë serbë dhe kurrë s’mund dhe as do të jetë e mundshme e as e vërtetë.
Kreu i kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej, siç bën në të gjitha festat fetare e kombëtare serbe, ka uruar bashkëfetarët dhe bashkëkombësit e tij duke thënë se Kosova është Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë. “Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë”, ka thënë patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.
Por ne i themi këtij shovinisti se përderisa të ketë shqiptarë mbi këtë tokë, Kosova gjithmonë do të jetë SHQIPTARE PLISBARDHË NËPËR SHEKUJT E HISTORISË, ku do të flitet, punohet, këndohet, dashurohet dhe jetohet SHQIP, Kjo tokë që quhet KOSOVË prore do të jetë DJEP I SHQIPTARIZMIT dhe VARR për armiqtë. D.m.th, se Kosova jonë mund të jetë VARR i Serbisë, por kurrë s’do të jetë DJEP i saj!