Reagim nga Shoqata e Intelektualëve Gjithëshqiptar „TROJET E ARBRIT“

0
962

Shoqata e Intelektualëve Gjithëshqiptar „Trojet e Arbrit“ reagon ashpër dhe është kundër marrëveshjeve përfide dhe miope lidhur me Demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe të ashtuquajturin, Asociacion -Bashkësi komunash serbe brënda territorit të Kosovës, nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Assesi favoret politike por dhe të tjera, qofshin ato edhe përsonale për ndonjë politikan apo udhëheqës shtetëror ta shkëmbejë me Tokën dardane!

Ju bëjmë thirrje: mos luani me Tokën e shejtë, për të cilën u derdh gjak ndër breza me shekuj!

Historiografia e jonë kombëtare tregon se, më së shumti u luftua në mbrojtjen e kufijve veriorë dhe u derdh gjaku i burrave dhe bijave më të mirë të Kombit. Duke hy në historiografi reale dhe bazuar në kerkesat e Delegacionit Shqiptar në përkujtesën e saj të paraqitur Konferencës së Versajës, me 12 Shkurt 1919, shprehte këto kërkesa në termat e më poshtme: „Kufiri Etnik i Shqipërisë fillon nga gjiri i Spicës (në veri të Tivarit), drejtohet në verilindje duke marrë mbrënda Tuzin, Hotin, Grudën, Triepshin, Podgoricën e duke ndjekur kufirin e Malit të Zi para 1912, përfshi Çarkun e Pejës, pjesën lindore të Çarkut të Mitrovicës rrethet e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut, një pjesë së Kazasë së Shkupit, Çarqet e Kalkandelenit (Tetova, Gostivari, Kerçova, Dibra), për të arritur Malin e Thatë, ndermjet liqenjëve të Ohrit e të Prespës.

Që nga kjo pikë kufiri ndjek vijën e 1913-ës deri në Malin e Gramozit e vazhdon drejt jugut për të përfunduarë në Gjirin e Prevezës. Siç shihet edhe në Konferencën e Versajës, dërgata shqiptare ishte e shtrenguar të mbante parasyshë kundërshtinë e zotërve te Konferencës ndaj popullit shqiptar. Nëse në kërkesat e saj është dashur të flijoj një territor të gjerë të përfshirë në trekëndëshin Rozhajë-Novipazar-Mitrovicë, që ka bërë pjesë në Vilajetin Shqiptar të Kosovës.

Me të njëjtin shqetsim Dërgata shqiptare shmangi kufirin Etnik të Shqipërisë nga Rrethet e Gjilanit e të Ferizajt drejt Jugpërëndimit në vend të Juglindjes -rretheve të Preshevës e Kumanovës, të banuar në shumicë të madhe nga popullata shqiptare, por dorëheqja më e madhe e dërgatës shqiptare në Versaj bie në sy në Vilajetin e vjetër të Manastirit. Duke u nisur nga rrethi i Shkupit në vend që të vazhdoj në vijën e drejtë Veri-Jug duke ndjekur Luginën e Vardarit drejt Velezhit, e më pasë atë të Babunës, duke u palosur mbi Perlep e Manastir, Follorin e Kosturë, bën një shmangie të papritur drejt përëndimit, në Kalkandelën, e, për t‘u kthyer përsëri në jug, e, për të arrirë në mes të Liqenit të Ohrit e të Prespës. Në këtë mënyrë flijohet një krahinë e gjërë në mes të Shkupit –Velezhit – Përlepit – Kalkandelën në përëndim dhe Kalkandelën Shkup në Veri.

Prandaj, i bëjmë me dije Parlamentit të Kosovës se, mjaft kemi dhënë toka shqiptare.
Kjo që po ndodhë sot, nga faktori udhëheqës shtetëror, është shumë e pa pranueshme dhe ndjellakeqe për ne dhe gjeneratat në vazhdim. Nuk guxon të vijë në shprehje kurrfarë favorizimi apo kushtëzimi në shkëmbim me teritorin e Kosovës, sikur që u bë fshehurazi dhe me interes kinse te na njohë si shtet Maqedonia, e t’i ipej Debëlldej me rreth 200 hektarë sipërfaqe. E kështu, me marrëveshje paraprake e të mshefta qenka vepru edhe me Malin e Zi. E pastaj i vije radha edhe Sërbisë të na njohë, por vetëm me dhënje territori!

I bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Shtetit të Kosovës:
Mos i jepni mundësi ratifikimit të këtyre dy marrëveshjeve si të tilla, në mes faktorit politik e shtetëror të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin si të tillë; dhe asaj me Sërbinë lidhur me të ashtuquajtur, Asociacion -Bashkësi komunash serbe, brënda shtetit të Kosovës.

E kundërta e kësaj, që ne si Shoqatë po kërkojmë, edhe historia do të ju gjykojë!

Mos keni frikë në prishjen e marrdhënjëve me miqtë tanë tradicionalë, Amerikën dhe Gjermaninë, nëse nuk i votoni këto dy marrëveshje të dëmshme për popullin shqiptar. Sepse një gjë të tillë nuk do ta bënin edhe Parlamentet e Amerikës dhe Gjermanisë, apo edhe të ndonjë shteti tjetër mik, dhe kurrën e kurrës nuk do t‘i votonin marrëveshjet e dëmshme për shtetet e tyre.

Në emër të Kryesisë së SH.I.GJ. „Trojet e Arbrit“
Nue Oroshi, Kryetar
Ermelinda Kasha, Nënkryetare

Prishtinë, 28.08.2016