Reagim i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

0
406
Rrjeti i bizneseve - stema

Komunikatë:

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqipate në takimet e Bordit Drejtues të mbajtura nga data 18-20 nëntor në Paris (Francë), informon anëtarët e Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe opinionin e gjërë publik, se RRBDSH nuk është organizatore, pjesëmarrëse dhe as sponsorizuese e të ashtuquajtures “Konventë e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja”, e cila do të mbahet ditët e ardhshme në Prishtinë.

Njëkohësisht informojmë anëtarësinë e të gjitha rrjeteve në botë, se Rrjeti Global me lidershipin e saj është autoriteti i vetëm përgjegjës për organizimin e të gjitha aktiviteve formale dhe jo formale në nivel global.

Me këtë rast, RRBDSH reagon ashpër ndaj abuzimit me autoritetin e saj, duke deklaruar, se çdo formë tjetër e organizimit apo vendim që vie jashtë vendimeve të Bordit Drejtues dhe lidershipit të saj është i papranueshëm dhe jo legjitim.

Paris, 19.11.2019

Sekretari i Përgjithshëm i RRBDSH-së: Ismet Smajli

Dërgoi për publikim, Florim Zeqa, gazetar