Populli ynë s’jeton pa poshtëruesit e vet. Sot një copë e historisë së fituar me gjak e sakrifica para të gjithë neve u shemb, nga aktorët e vjetër të dramës së Kosovës.
Marrveshjemëdhenjtë e korrupcionit do ta copëtojnë sërish Kosovën, njëjtë si Çakorrin. Mbi fytyrën e shenjtë të tokës së gjelbër dardane, sërish trazira, sërish gjak dhe sërish marrëveshje.
Atdhe Geci – Dortmund, 22.04.2020
GJUMË I ZI NË KOSOVË
Kosovë sot në gjumë të zi ke rënë
të tërë ëndrrat për tokën, diellin e panxënë
Kosovë t´u zhbënë
kujtesa, shpirti yt një defekt ka
heshtjen – këtë dashuri zinxhirësh
Qeveri robi u formua në Kosovë
e zotnia po ai që të theri fëmijët
tagrin e gjakut sërish kërkon
Kosovë, po a ke gjak për lindje
apo veç për vdekje gjithmonë?!
Kosovë nga gjitha dashuritë vetëm
ti më ke mbetur,
jo kështu siç je
me emrin e pështyrë
O e trathtuara e përjetshme nga bijtë bastardhë
Ç´është ky gjumë i zi
Dardani,
mbi kokën tënde
përherë një litar…
Atdhe Geci – 2020