Kuvendi i IX-të i degës së LDK-së në Zvicër, jo legjitim!
Kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau në mbledhjen e saj të mbajtur me 7.07.2019, shqyrtoj situatën e krijuar pas të të ashtuquajturit kuvend i IX zgjedhor në degën e LDK-së në Zvicër.
Pas shumë diskutimëve dhe analizave nga anëtarët e kryesisë erdhën në përfundim, ku morën disa vendime. Kryesia e nëndegës së LDk-së në Wilisau e konsideron jo legjitim kuvendin e degës së LDK-së në Zvicër, pasi që nga tetëmbëdhjetë nëndegët egzistuese, në atë të të ashtuquajturit kuvend zgjedhor morën pjesë vetëm nëntë nëndegë.
Konsiderojmë se ishte kuvend gjysmak, që për qëllim kishte eliminimin e të gjitha nëndegëve të cilat nuk pajtohen me vendimet arbitrare të të ashtuquajtures kryesi e degës së LDK-së në Zvicër, e cila kishte ardhur me puq në krye të degës. Fatkeqësisht të mbështetur nga një klan i caktuar në kryesin qendrore në Kosvë, përmes emisarit të tyre Sali Morina.
Nga kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër, i cili ishte kuvendi më demokratik i mbajtur ndonjëhere, dhe i cili u anulua në mënyrën më arbitrare nga klani Mustafa, edhe numrin e delegatëve e zbriti nga pesë në dy, ndërsa në këtë kuvend të IX, gjysmakë me vetëm nëntë nëdegë, emisari i “klanit Mustafa” e rriti numrin e delegatëve nga dy, në tre.
Arsyeja kryesore e rritjes së delegatëve nga dy në tre ishte, sepse i preferuari i tyre nuk mori votat e duhura dhe duhej të shkohej prapë në rivotim. Në këtë situatë “misionari” Morina reagoj menjëhere, doli dhe mori shefin e tij në telefon ku kërkoj të rritet numri i delegatëve nga dy në tre, me arsyetimin se nuk fitoj i preferuari i padronit.
“Emisari” Morina mori pëlqimin e padronit dhe i preferuari i tyre do jetë delegat në kuvendin zgjedhor në Prishtinë ,ku e kanë së paku një votë të siguruar.
Duke i numëruar të gjitha këto parregullësi që e përcollën kuvendin e IX të degës së LDK-së në Zvicër, kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau e konsideron jo legjitim dhe të gjitha organet drejtuese që dalin nga ky kuvend janë të papranueshme për ne.
Ky kuvend është vazhdimësi e shumë parregullësive dhe incidentëve që po ndodhin në proqesin zgjedhor të LDK-së në Kosovë, ku burimin e kanë te klani Mustafa, i cili me ç`do kusht don me e marrë prapë drejtimin e LDK-së, pa zgjedhur metodat, dhe pa pyetur për pasojat.
Kryesia e nëndegës së Wilisut, mbetet me shpresë se pavarsisht kësaj lufte të pandershme të klanit Mustafa, do fitojnë forcat e reja demokratike të cilat do e reformojnë LDK-në, dhe do ja sjellin si dikur nderin dhe namin.
Shpresojmë gjithashtu që emisarin Morina mos t’a shofim kurrë më në degët e LDK-së në mërgatë, e veqmas në Zvicër sepse me misionet e tija është bërë figurë përqarëse dhe e padeshiruar për ne.
Me nderime komisioni për informim i nëndegës së LDK-së, në Wilisau.
Dërgoi për publikim, Florim, Zeqa, gazetar
Allloooo, allllooo diaspora
Kosova eshte çliruar nga AMERIKA me 12 Qershor 1999, dhe kushdo qe don te mirret me aktivitete partiake mund te e beje ekskluzivisht ne Kosove… e jo ne disspor…
Keto pune jane pune koti dhe joligjore ne shtetet ku boni kinse aktivitete…
Komentet janë mbyllur.