Koha shqiptare përballë BE-së
Nisma e Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë, ishte sajim i mashtrimeve të Dik Martit përmes raportit për “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri dhe për pretendimet për “krimet kundër njerëzimit”, që, sipas tij paskësh bërë UÇK-ja(!).
Tërë këto sajime janë bërë në kordinim me qarqet e shërbimeve sekrete të Serbisë si agresor dhe të Rusisë, tashmë kanë mbetur veçse si lojë e logjistikës ushtarako-diplomatike për të shembur panteonin kombëtare të shtetësisë së Kosovës në relacionet ndërkombëtare.
Raporti i Dik Martit do të shkojë në “muzeun e drejtësisë ndërkombëtare”(sic!) dhe do të jetë turpi dhe shantazhet, që i janë bërë shtetësisë së Kosovës dhe, raporti i tij ishte një mashtrim i madh para institucioneve të BE-së në Bruksel(!).
Gjykata Speciale në Hagë e formuar nga BE-ja dhe e votuar nga parlamenti i Kosovës, raportin e Dik Martit e ka dërguar në sirtarët si dështim dhe mashtrim para Evropës dhe botës, ndonëse për pretendimet e tij për “krime kundër njerëzimit”(sic!) në portat e “Shtëpisë së Verdhë” mbetën vetëm si gëjeshtër dhe mashtrim (!).
Djelmenia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Hagë dhe në dritën e drejtësisë në Hagë, do të dalin faqebardhë para kombit, UÇK-së dhe shtetit të Kosovës…!
Çikago, 20 maj 2021
Diplomacia Evropiane
Kosova jo (negociata) me Serbinë
Këshilli i Sigurimit i OKB-së (2010) pati miratuar Rezolutën për Kosovën dhe lidhur me dialogun me Serbinë nuk ka përmendur formulimin diplomatik (negociata), por dialogu në mes të dyja vendeve.
Në dritën e kësaj, në takimet e ardhshme në Bruksel dhe relacionet diplomatike të BE-së lidhur me zgjidhjen raporteve të Kosovës dhe Serbisë, duhet të marrë formën e prerë formulimi diplomatik (dialogu) e jo negociata(!).
Çikago, 20 maj 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]