MË: 13 SHKURT 2019 NË BOTASOT.INFO
Në raportin e fundit semestral, të publikuar nga Antimafia italaine, bandat shqiptare janë konsideruar si më të rrezikshmet të huaja.
Në raport citohet se “sjellja e dhunshme brenda bandës rezulton efektive jo vetëm për pazare kriminale, por edhe për të zgjidhur sherre mes grupeve kriminale që operojnë”.
Shqetësues shihet edhe fakti se vitet e fundit, brenda këtyre bandave po bëhen pjesë edhe të rinj.
DIA nuk ka dyshim që kriminaliteti shqiptar është organizata e huaj më e pranishme në rang kombëtar në Itali.
“Dhe disa nga aktivitetet kryesore bëhen në bashkëpunim me segmente italiane të krimit, si narkotrafiku, shfrytëzimi i prostitucionit dhe krimet kundër pasurisë”, thuhet në raport.