Nga Binak MAXHARRAJ
Presidenti i Çekisë, z. Millosh Zeman është një pro-serb dhe antishqiptar i përbetuar sepse edhe rrenjet i ka gjithandej. Ai me marrjen e pushtetit ne Çeki pati dejlaruar se nuk pajtohet me njohjën e Kosovës. Por se voni ai hapatas deklaroi se “nuk e ka ne qejf Kosovën sa e don Serbinë”. Presidenti Çek z. Millosh Zeman u shastis dhe mori flakë e zjarr, kur kombetarja e Kosovës e rrezoi për tokë ate te Çekisë. Ai kete nuk mund ta përbinte duke deklaruar haptas nga inati dhe idhnimi se do të anulojë njohjen e Kosovës, qe Çekia e patë njoftë fill pas çlirimit. Zjarrit për çnjohjën e Kosovës nga ana e Çekisë po i fryn edhe Serbia, ne krye me çetnikun Ivica Daçiq.
Por, a do ta çnjohë Çekia Kosovën, jo se jo, dhe pse?!
Sepse Presidenti i Çekis z. Millosh Zeman nuk ka fuqi politike në Çeki. Funksioni i tij si burrë shteti është i pa peshë, ka vetem efekte ceremoniale shteterore dhe jo vendimmarrëse.
Thjeshtë ai nuk vendosë për punët shtetrore. Njohja e Kosovës është bërë nga Qeveria dhe Senati Çek, qe i ka te gjitha prorogativat për drejtimin e shtetit. Vendimet e Qeverisë dhe te Senatit, Presidenti nuk mund t’i abrogojë, por duhet t’u neshtrohet atyre. Dhe unë personalisht nuk besoj, e as nuk dua te besoj, qe një gjë e tillë të ndodhë dhe Çekia ta çnjohë Kosovën edhe përkunder deshires pro-serbe te Presidentit Çek, Millosh Zeman, që kjo të ndodhë.
Qeveria e Kosovës veproi mirë, qe ne shenjë proteste për gafet e presidentit të rrokatur Çek nuk do te merrë pjesë ne Samitin e Kryeministrave për Ballkanin Përendimor, qe do te mbahet ne Pragë.
Çnjohja e Kosovës do mbetet vetem si një floskulë politike, si një dëshirë e Presidentit Çek, Millosh Zeman, e cila nuk do te realizohet, nuk do të ndodhë kurrë.
Per pavaresine e Kosoves janë të rëndësishme dhe kruciale keto 54 SHTETE:
50 SHTETET AMERIKANE dhe 4 SHTETET BRITANIKE. Tjerat … q… n…
Komentet janë mbyllur.