Nga Binak MAXHARRAJ
Diçka shumë e çuditshme, këto ditët e fundit është bërë rrëmujë jeta politike në Kosovë. Liderët e madh e i vogël të cilët janë ndryshkur nga koha që as lima nuk mund i pastron janë çua peshë, don me hangër njeri tjetrin për se gjalli bile me gjithë lekurë.
Ani, pra,kur po thotë Ramush Harajdinaj s’ka me mu, unë jamë div në skenën politike në Kosovë, aq i fortë është sa që Çakorri i rrëshqiti para syve dhe u rrokullis në Mal të Zi. Ky duhet ta mbanë mend një gjë se pa e kthyer Çakorrin kurr president i Kosovës s’ka me ba.
Ani, pse jo edhe Behgjet Pacolli po lakmojka me u ba president me dy-tre deputet.Po thonë ka shumë para ka miq e njohje te mira në botë,aq shumë miq pat sa qe kur ishte minister i jashtem e bani berllog punën,nuk qe ne gjendje me e pru asnje njohje,kurse Daçiqi ia çkapi 16 te tilla.
Ani,kur Isa Mustafa po hingirizet me atë shtagën krroqe po don me u ba edhe ky president,do te partis së tij po thonë se është njeri i unitetit,aq sa ishte Hashim Thaçi sa qe askush nuk i shkonte ne zyre,por edhe i cili e ka ba llugë LDK duke e rrokullisë kendej e andej kurse me i lyp kokrrat pëë presdient ne popull autoriteti i tij është aq i madh sa nuk mund ti mbushë as dy thas me vota.Por është shumë i zoti me ba pazare për president jasht “zonës së lirë” të popullit ne bashkëpunim me Hashim Thaqin merren vesh ne stilin:, si ne fontin mbreteror, unë te bana ty,tashti me bënë ti mua prisident,keshtu jemi marr vesh.
Për të filluar maratona për President të Kosovës po pritet edhe kondimi i Goran Rakiq nga “Lista Srpska” me rrënje në Beograd, e me trup në Mitrovicë. Pse jo,kur mundet ky njeri i cili ka pre e gri shqiptar,të jetë z/kryeministër i Kosovës, i cili tani për tani i ka te gjitha të dhënat sekrete të shtetit të Kosovës, atehere pse nuk mund të jetë edhe president, bile as ky nuk do ta shkatërronte shtetinsi këta tanët.
Janë bërë të pa mëshirshëm.Janë bërë si bishat e malit. Nuk shohin asgje përpara pos atje lartë karrikën e presidentit.
Në vend së te angazhohën për ta luftu pandemin qe po merrë për ditë e më shumë jetë njerezish,ia kanë mesy si bishat e malit, si cubat maleve,don me e hangër pa pjekë njeri tjetrin.
I kanë hy garës ne këtë kohë jete a vdekje ne Kosovë se cili po kunorizohet i pari me u ulë ne karrikën e Presidentit se a mos po ua grabitë ndokush tjetër.Ka nga ata qe as kualve nuk dijnë me ju qitë taqxhin.
Ka edhe asi siç po ju thonë akademik të cilët mbahën me kingala dhe do ta bejnë presdiencën nga shtepia,bash si ne kohën kur Ajatullah Homenini e dirogjonte popullin nga fotelja e shtepisë me shkambin e tij magjik.
Por, këta të gjorë nuk po e dijnë,apo s’po dojnë me dijte se Presidenti i jonë hala është gjallë.Nuk e kuptoj sepse këta po ia ndjellin te keqen kur ai është shendosh e mirë duke u përpilitë dhe përgatit për te banuar në Hagën,sepse atje kalon mirë,nuk paguan qira,besa edhe ushqimin e ka te mirë free.
Heret ia kanë nisë lojës djallzore për karrikën e presidentit,po don me u ba pshesh më njeri tjetrin se cili po mbrrijnë i pari deri te karrika e presdidentit nga e cila do ti zgerdhinë dhëmbet ne stilin se unë jamë ai qe kollitna në Kosovë.
E mjerë Kosova së çfarë liderkuca po mbanë mbrenda me te cilët as bishat e malit nuk do të ishin shoqeruar me ta.