RAMUSH LEJE RËHAT ALBININ?!

0
580
Albin Kurti - Ramush Haradinaj

Nga Binak MAXHARRAJ

Tashti më nuk je ne Qeveri. Mandatin e mbarove ashtu siç e mbarove,me skandale dhe afëra nga te ndryshmet. Bane me paratë e shtetit çka deshte, i çove atje ku deshte derisa e zbraze krejtë arkën e shtetit.

Kjo është e gjitha, por tashti qe nuk je më ne qeveri, leje rëhat Kryeministrin Albin Kurtin. Qeveria e re ndryshon dukshëm nga ajo e jotja. Janë më te arsimuar, janë te pa korruptuar, nuk dijnë me vjedhë me plaçëkitë vendin. Nuk janë njërëz te hunit dhe stupcit, siç ishin ne te gjitha qeverite e pasluftës.

Albini me ekipin e vetë, e dinë rrugën e vetë në qeverisje e cila do te jetë shumë ndryshe dhe shumë më cilësore më premtuese dhe gjithësesi jo korruptuese e me dosje gjyqesore mbi shpinë.

Nuk e di se përse Ti dhe AAK jeni lidhë si për qyke për taksën të cilën po luteni ne tokë e qiell qe ajo të mos hiçët.

Ramush ka përfunduar ”krenaria” e jote për taksën. Ajo me e ka humbur efetktin e vetë,nuk bënë më punë. Taksa nuk guxon qe edhe me tutje ti lidhë nyje proceset që janë në zhvillim e sipër me qeverin e re.

Ramush ti e dinë fare mirë së sikur Serbisë t’i vehën edhe 100 taksa tjera ajo nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Pranimi i pavarësisë së Kosovës nuk është në duart e Serbisë dhe Vuçiqit. Serbia do ta heqë taksën vetem ateherë kur te detyrohet ta bëjë këtë sepse serbi veç forcën e njehë.

Prandej mos trumbetoni qe edhe me tutje të humbëni kohë dhe lidhëni qykën për taksën, qoftë me kërcnime, protesta dhe nenshkrime për Parlament. Nuk pijnë uji, kanë ndryshi kohërat ne pushtet nuk janë më cubat dhe hajnat.

Megjithatë Albin Kurti e dinë rrugën e vetë të qeverisjës, e dinë vetem ate rrugë qe ia trasoi populli me 6 tetor 2019, atë rrugë ku kërkoëhn ndryshime dhe një qeverisje ndryshe.

Kjo është rruga e Kryeministrit Albin Kurtit, i cili më përkushtim dhe pa u trembur do ta qojë përpara. Këtë po e vërtetojnë edhe aktiviteti i tyre ne ministrin e drejtesisi dhe ne ate të diplomacisë ku po ndreqen gabimet jo ligjopre te marra sa ishe ti ne pushtet.

Do te ua ndishë krsimat edhe ndryshimeve tjera ne te gjitha ministrit dhe borde ku i keni vendos militantet, dajat, mesat, nipat e kend jo.