Ramiz Alia hyri në pushtet i varfër dhe i varfër doli nga pushteti, po ti Ilir Meta…?

0
308
Ilir Meta - fjalim, 2 mars 2020

Fuqia e shtatë e lajmit

Gazetaria kanë thënë më të drejtë, është fuqia e shtatë në botë. Një popull i pa informuar, vdes shpejtë, pati thënë një gazetar i njohur anglez.

Në TV News 24 (Tiranë) gazetari Ylli Rakipi përballë e kishte presidentin shqiptar Ilir Meta dhe analistët aktual për të komentuar rrjedhat politike në dritën e zgjedhjeve më 25 prill 2021.

Tashmë jemi mësuar ne kendej ekranit të televizorit, se si zhvillohen (d)ebatet me zhurmë, pa rend dhe në skajshmëri duke ia marrë njeri-tjetrit fjalën, që për fat të keq nuk mungojnë as fyerjet(sic!).

Në këtë rrjedhë, presidenti shqiptar Ilir Meta, kur e kur gjendej në situatë të vështirë me pyetjet e gazetarit Ylli Rakipi dhe situata aktuale në Shqipëri. Ai, në këndin e tij nuk i mbetej tjetër pos të lëshoj refrenein e tij “Më fal, Më fal…!” sa për të marrë “timonin” e këtij debati televiziv në Tiranë.

Për aktualitetin politik në prag të zgjedhjeve më 25 prill 202 dhe realcionet e tij me kryeministrin Edi Rama, presidenti herë skuqej e herë merrte me nervozë tik-takun e politikës (shqiptare), për të thënë se krejt janë gabim, krejt kanë përgjegjësi pos funksionit të presidentit shqiptar, ndonëse sipas tij,ai e paskësh “përkrahjen” e popullit shqiptar…(sic!).

Në dritën e këtij aktualiteti, gazetari Ylli Rakipi, përmes godit gazetaresk dhe, deri dikund edhe si hulumtues, e pyeti presidentin Ilir Meta:

Zotni president Meta, po ua them shtruar se Ramiz Alia, erdhi në pushtet përmes luftës si i varfër dhe i varfër doli nga politika…! Po ti si hyre në pushtetin shqiptar dhe si do të dilni…?! Kjo, në një mënyrë e shqetësoi presidentin Meta, i cili mbet i shtrënguar nuk pati se çfarë të thotë tjetër, lene me një anë Ramiz Alinë, – i tha gazetarit Ylli Rakipi.

Ky model i debatit nga godi i gazetarisë së lirë dhe si fuqi e shtatë, duhet të veprojnë edhe televizionet tjera në Shqipëri dhe Kosovë.

E kohës, për ata që zgjidhen me votën e lirë të sovranit, duhet të bëhet rregull kushtetuese: Se si hyhet me të dyja këmbet në pushtet dhe si do të dilet nga pushteti…!

Çikago, mars 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

Shënim: Ramiz Alia nuk ka dalë i varfër nga politika, një pjesë të thesarit shqipotar të kohës së komunizmit, e ka ruajtur për veten e të afërmit e tij. /AÇ