Ramë Bllaca, heroi kundër shpërnguljes së shqiptarëve!

1
1188

Me rastin e 80 – vjetorit të vrasjes së patriotit Ramë Bllaca, në pritë nga UDB-a serbe më 1937

Nga Jahja Lluka

Politika shoveniste e Beogradit për zbrazjen e trojeve shqiptare nga popullata vendase përmes dhunës sistematike, presionit të madh në të gjitha format, kishin bërë që politikan e udhëheqës së kohës të viheshin kundër kësaj politike shoveniste serbe për shprënguljen e shiptarëve drejt Turqisë. Pjesëmarrja aktive në luftëra dhe ngjarje tjera kundër turqve e serbëve e kishte bërë Ramë Bllacën një prej udhëheqësve më të dashur popullor, jo vetëm në rajonin nga vinte, Therandën po edhe më gjerë. Politikan i patundur, me një urtësi dhe intelegjencë të pa shoq, Ramë Bllaca arriti që në 1921, të bëhet deputet për krahinën e tij në kohën e qeverisë së Nikolla Pashiqit.

Më parë ishte kishte kryer edhe pozitën e kryetarit të komunës në Duhël. Për të tani kishte filluar një front i ri, pavarësisht akuzave që i bëheshin herë pa here nga serbët, ai tani kishte krijuar një emër e reputacion të madh në sytë e popullit dhe nuk ishte lehtë të rrënohej. Si i ri aktiv Ramë Bllaca me bashkëpuntorë nuk ishte ndal asnjëher por me armë në dorë ishte treguar një luftëtar i pakompromis por edhe si organizator e udhëheqës i shkëlqyeshëm. Ai ishte shum aktiv në luftën kundër serbëve më 1913-1915, pastaj kundër bullgarëve 1915-1918, të udhëhequr nga ai luftëtarët shqiptar zhvilluan luftëra të ashpra kundër serbëve e bullgarëve duke ju shkaktuar edhe humbje të mëdha. Fillimi i kolonizimit të Kosovës nga ana e kolonëve serb, nën pretekstin e reformës agrare, pasoi me dëbime dhe shprëngulje masive e që shpesh rezultonin edhe me vrasje të qytetarëve të pafajshëm shqiptar, e gjeti Ramë Bllacën si deputet të Kuvendit të Qeverisë së Nikolla Pashiqit. Ikja e mijëra njerëzve drejt Turqisë ishte e papranueshme për Bllacën.

Ai si deputet duhej deomos të vendosej në krye të lëvizjes kundër shpërnguljes, dhe këtë e nis me një shembull personal, në vlugun e shprenguljeve ai thërret qindra mysafir dhe nis ndërtimin e një shtëpie, njerëzit filluan të mendonin ndryshe, filluan të thonin “Ramë Bllaca nuk është i padijshëm, ta ndërtojë shtëpinë sot e nesër ta lërë shkretë e të shkojë në Turqi. Mos kujdes se i merrni në qafë fëmijët… ju e dini se turqit gjithmonë kanë qenë armiq për ne e tash kur u bënë miq! Kush e lëshon vatanin bën mëkat të madh dhe gabim të hatashëm!”

Menjëherë pas kësaj ai gjatë punimeve të një seance të parlamentit në Beograd, kur qeveria i paraqiti parlamentit Konventën, ai demostroi në mënyrën më të shkëklqyer trimërinë dhe patriotizmin e tij, duke kundërshtuar konventën dhe duke votuar kundër. Por kulmi ishte kur i japin dokumentin ta nënshkruaj, Ramë Bllaca u ngrit në këmbë dhe bërtiti “JO!” dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve. “Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak.” – tha ai para deputetëve serb.

Por akti i grisjes së Konventës serbo-turke në parlamentin Jugosllav, Ramë Bllacës i kushtoi me jetë, duke mos mundur ta pranonte këtë akt trimërie e patriotizmi UDB-ja jugosllavo-serbe, kishte planifikuar gjithcka, dhe në orët e mbrëmjes së asaj dite, derisa po kthehej nga Beogradi, në hyrje të fshatit të lindjes së tij Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, vritet në pusin e ngritur nga UDB. Duhet të mos harrohet se në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, gjithnjë e kishte krah të djathtë edhe deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën nga Mitrovica.

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e patriotit Ramë Bllaca, në fillim të viteve ’90, në një tubim madhështor, ka ngritur bustin e patriotit në fshatin e tij të lindjes në Bllacë, në oborrin e Xhamisë së fshatit, kurse me kërkesë të Shoqatës shkollës së fshatit ju vu edhe emri i patriotit Ramë Bllaca. Gjithashtu kjo Shoqatë, ka kohë që ka kërkuar nga Institucionet komunale të Mitriovicës gjetjen e një hapsire për vendosjen e bustit të bashkëpunëtorit të Ramë Bllacës, patriotit Sherif Voca, por kërkesa e Shoqatës me vite të tëra ende ka mbetur pa u miratuar nga ana e Komunës së Mitrovicës. Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare është shumë e gjërë. E shtrirë në shumë dekada, rrezatuese edhe pas vdekjes së tij fizike!

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

1 KOMENT

  1. Një përmiresim i vogel:
    Ne vitin 1937 ne shtetin Mbreteria e Jugosllavise, nuk ka pase UDB.
    UDB-a u themelua nga shteti RSFJ, pas luftes se dyte Boterore.

Komentet janë mbyllur.