Nga Aurel Dasareti, USA
Kosova udhëhiqet nga një krijesë i pa dije, injorant i hutuar, i cili ka ardhur në një rol që nuk e zotëron.
* * *
Rambo është një qenie e gjallë që objektivisht ekziston në Kosovë. Një krijesë e vogël, e shëmtuar dhe e dobët. Krijesë e mjerë. Gjynah i Perëndisë. Një fatkeqësi për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë. Krijesë e pamoralshme dhe mosmirënjohëse që përfundimisht, me lidhjen e kurorës me dhëndër serbo-çetnik e tregoi karakterin e tij tradhtar. Ai njeh vetëm diçka, edhe atë në mënyrë fare të cekët ose shumë të kufizuar, sepse pas dashurisë për një karrige mendjen e ka tërësisht të turbulluar.
Kur para disa muajsh Franca e mbajti në “paraburgim” për t’ia “dërguar” Serbisë, të gjithë ne shqiptarët naiv u ngritëm në këmbë për ta vizituar në “burg” ose për ta mbrojtur nga “ekstradimi”. Ku ta dinim ne të shkretët se “gjenerali”, i vetëshpallur, i paditur, i pa shkollë dhe pa asnjë lloj arsimimi është vetëm një bërllok?!
bravooooo
Komentet janë mbyllur.