RAMAZAN KËLLEZI, PRESIDENTI I SHOQATËS SË BASHKËSISË SHQIPTARE-KANADEZE

0
1542

Kame patur fatin e mire ta njifja nga afer z. Ramazan Kellezi.
Ishin ato vite kur z. Kellezi kryente detyren e Konsullit te Rep. se Shqiperis, ne Rep. e Italis me qender ne Rome.
Nji punojes shembullor, nji familjar model, nji shoke dhe komunikues i pa shoqe, sot i mungon Konsullates tone nji Ramazan Kellezi, po si thot populli te shkuara dhe te kujtuara per mire ato vite.

Ramazani largohet nga diplomacia dhe vendoset ne Kanada se bashku me familjen,large!po afer ne kujtesen e shokeve dhe te miqeve te shumet qe Zani la pase ne Rome dhe kudo qe punoje dhe jetoje nder vite.

Rastesia me beri te gjeja kete interviste te bere me z. Ramazan Kellezi nga nji kolege ne Kanada, me shume kenaqesi po e botoj ne portalin tim: “Nji Dritare e Re”, ne kete portal mblidhen njerz me reputacion, akademikë, prof, miq dhe kolege te gazetarisë, poetë nga te gjitha krahinat shqipfolse, nga emigrantet kudo ndodhen neper bote.

Ky portal ka per qellim publikimin e krijueseve, poeteve dhe romaciereve, shkrime nga te gjitha gjinitë, portrete dhe figura te jetes se perditsheme.

Nga Kanadaja për lexuesit, ish-diplomati RAMAZAN KELLEZI

Gjin Musa, botues dhe gazetar

Ramazan Këllezi, Presidenti i Shoqata e Bashkësisë shqiptare-kanadeze, ndërkohë edhe koreografi i ansamblit “Shqiponjat e vogla”, ndau me ne pak kohë nga e tija duke na treguar me detaje se si ka nisur një nismë e një kontigjenti intelektualësh shqiptarë, të zgjerojnë veprimtarinë në Kanada. Z. Këllezi nuk kurseu për Albanian Montreal Press, asnjë moment për të na rikthyer pas në kohë e për të na folur edhe për gjenezën e këtij megaprojekti. Ai u tregua mjaft i qartë edhe në zbërthimin e projektit, “të fshehtat” apo edhe se si e pati ajo jehonën mes komunitetit shqiptar por jo vetëm.

Si lindi ijdeja e krijimit të “Shtëpia e shqiptarit”?
Ideja lindi si një nevojë e hershme gjatë viteve. Ka qenë në diskutim i gjatë pas cilit “fshihej” një projekt i madh. U desh këmbëngulja, pjekja e kushteve dhe realizimi i shumë rrethanave të tjera për arritjen e një pike konkrete. Pas gjithë diskutimesh, zanafilla ishte shpallja e ”Muajit të trashëgimisë shqiptare” me miratimin e Parlamentit të Ontarios. Kjo jep shpresë edhe për Parlamentin e Kanadasë ta njohë, që muaji nëntor të jetë muaji i shqiptarëve për të gjithë Kanadanë.

Projekti pasardhës është krijimi i “Shtëpia e shqiptarit”, shtëpia e të gjithëve, pa dallim feje, krahine, të gjithë shqipfolëseve. Objektivi i saj do të jetë bashkimi i shqiptarëve, ruajtja e traditave tona, të mendojmë shqip, çdo event të ruajë doket shqiptare.

Ajo do të prezantojë dhe shumë aktivitete që do t’u shërbejnë të gjithëve, anëtarëve por edhe të rinjve. Ka një plan për të sapoardhurit, të cilët do të kenë edhe një shërbim më vete (strehim edhe ushqim). Do të ketë edhe ambjente të posatcme për moshat e treta por edhe trajnime për dhunën kundër grave (gjinisë së dobët). Do të jetë e instaluar gjithashtu edhe një kënd-kafe për moshat e treat, për t’u mbledhur të gjithë bashkë, gjithashtu do të ketë ambjente për reklamimin e bizneseve shqiptare për t’u bërë të prekshme dhe të pranishme nga të gjithë. Të gjitha mundësitë janë në shërbim të shqiptarëve. Kemi menduar edhe për një bibiliotekë ku do të ketë në thelb historinë e Shqipërisë, e cila do të vij në fokus fotografik, historik, por dhe folklorik.

Cili është hapi i dytë?
Pas përpunimit të kësaj ideje, Bordi i Shoqatës miratoi një grup i kryesuar nga D. Alban Merepeza, (anëtar i Këshillit të nderit). Të gjithë anëtarët e ketij grupi i përbërë prej 13 vetash, që gjithashtu përfaqësojnë të gjitha trevat shqiptare, ku përveç presidentit edhe disa anëtarëve të bordit, janë edhe anëtarë të tjerë të ftuar jashtë bordit, me profesione të ndryshme, për t’i shërbyer këtij qëllimi. Ndër tyre rendinet avokatë, gazetarë, financierë të licensuar, arkitektë etj.

Pas disa mbledhjeve me pikësynime të ndryshme si p.sh; për gjetjen e truallit, hartimin ligjor të këtij projekti, format e ndryshme të sigurimit te fondeve, mbështetjes së anëtarëve dhe bizneseve shqiptare,realizimin e një moketi të shtëpisë, dhe mbi të gjitha prezantimin e këtij projekti në publikun shqiptar në Ontario, pa dyshim që menduam edhe organizimin e një aktiviteti edhe për mbledhjen e fondeve, siç edhe u realizua me 1 tetor 2017.

Mbërritën te data 1 tetor, a u tejkaluan pritëshmëritë tuaja natën e eventit?
Qëllimi ishte thirrja e të gjithë pjesëmarrësve për mbledhjen e fondeve për krijimin e “Shtëpia e shqiptarit”. Të ftuar ishin dy këngëtarë nga Shqipëria Era Rusi dhe Kosova, Valon Shehun. Ndërkohë u ftua edhe Kapiteni Legjendar i Kombëtares Lorik Cana. Ftesa iu bë lidhur me karrierën e tij si një personazh i bashkimit të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë . Duke patur idenë e bashkimit, menduam se Cana ishte i duhuri, ai erdhi duke e pranuar ftesën me mjaft kënaqësi.

Menduam se e keni arritur qëllimin?
Ishte një fillim i mbarë, ne publikuam para të gjithë të ftuarve, duke hapur siparin dhe duke u treguar njerëzve edhe një projekt të mirëprojektuar nga Dr. Merepeza, në një program special duke u shpjeguar të gjitha funksionet përpara të ftuarve. Gjatë prezantimit u dhanë të detajuara të gjitha të panjohurat. E rëndësishme ishte mbledhja e fondeve, prezantimi para shqiptarëve për idenë e krijimit të “Shtëpia e shqiptarit”, dhe sigurisht që u mblodhën edhe një pjesë duke e vlerësuar një buxhet të konsiderueshëm.

Te ftuar ishin dy amasadorët e Kombit Shqiptar, z. Ermal Muça, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë dhe z. Lulzim Hiseni, Ambasador i Republikës së Kosovës.

Ana Golja, moderatorja e aktivitetit, ia ngriti së tepërmi vlerën këtij organizimi. Një e re shqiptare me arritjet më të larta në fushën e artit, shembull për të gjithë të rinjtë shqiptar. Bordi i Shoqatës i rezervoi një surprizë të këndshme duke e nderuar me titullin “Anëtare Nderi” e Shoqatës së Bashkësisë shqiptaro-kanadeze”.

Ndërkohë Lorik Cana, u vlerësua me një titull të veçantë “Krenaria shqiptare” dhe iu dorëzua një trofe i qelqtë, ku ishte me pamje te dukshme edhe harta e Shqipërisë.

Një tjetër detaj po aq i këndshëm i mbrëmjes ishte dhe prezenca e kampionit të boksit Kristian Prenga, i cili gjithashtu iu bashkua nismës në mënyrë surprizë duke na nderuar.

Z. Këllezi nuk harron pa falënderuar publikisht edhe një herë të gjithë të pranishmit në mbrëmjen gala; trupin diplomatik, të gjithë sipërmarrësit që u bënë nismëtarë të këtij projekti, si edhe anëtarët e shoqatës të cilët na mbështesin vazhdimisht. Një falenderim special edhe për “Pasqyrën Shqiptare” drejtuar me profesionalizem nga z.Ilir Lena, anëtar i grupit të punës gjithashtu.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar