RAMADAN MYRTAJ, SHIFET KJART SE QËLLIMI KRYESOR DHE PARËSOR I TIJ ËSHTË TË PËRSHKRUAN PËRVOJËN E TIJ JETËSORE

0
385
Ramadan Myrtaj - Rrjedha e jetës

Doli nga shtypi libri i titulluar ”RRJEDHA E JETËS NË PËRDITSHMËRI”, i autorit Dr. Ramadan Myrtaj – Dani.

Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Fjala e redaktorit të librit, z. Hysen Ibrahimi[1]
Suedi, Förslöv, 28.09.2020

Në këtë vepër studimore, studiohet  në tërësi, rrafshi i veprimit të drejtë të jetës së njeriut në veprim me bindjen se vetëm kjo formë, udhëzon, këshillon, liron anën shpirtrore të njeriut gjatë sfidave të tij jetësore. Janë këto të gjitha, të cilat janë  studiuar nga vet autori, duke qenë me profesion mjek specialit, por më vonë edhe si pacient. Don të thot me një përvojë të jashtëzakonshme.

Sipas shkrimeve në librin e titulluar ”RRJEDHA E JETËS NË PËRDITSHMËRI”, e autorit Dr. Ramadan Myrtaj, shifet kjart se qëllimi kryesor dhe parësor i autorit është të përshkruan përvojën e tij jetësore, por në anën tjetër kalon kufirin e një jete të përditshme të vet autorit, duke u shndrruar si një libër tepër me vlera këshillëdhënëse dhe të dobishme për vet njeriun nëpër të gjitha kohët. Kjo ka ndodhur falë asaj që vet autori i cili është me profesion mjek-specialit në fushën e mjeksisë. Këtu, autori n’a del si një studiues i mirëfillt sepse ka gjetur formën më të mirë të mundshme të realizon komunikimin përmes librit me lexuesin, ngase në shkrimet e tij ka një qartësi të drejtëpërdrejtë të shprehjes.

Ka ”brum” filozofik të mjaftueshëm, ndaj ka pasur mundësinë që këto teori ti shfaq me një spjegim thuajse të formës precize e cila ka identifikuar ngjarje dhe praktika të mjaftueshme jetësore, se si kanë ndodhur dhe si nuk duhet ndodhur.  Në anën tjetër, autori ka arsye duke e justifikuar bindshëm, problemet e të gjitha temave në libër, të cilat do t’a nxisin lexuesin për të tejkaluar sfida jetësore, shëndetësore e sociale në aktualitetin e tyre jetësor.

Autori, jo rastësisht fillon me temën e tij: Çfarë është jeta? Dhe në këtë temë, autori për moton e jetës e ka një thënje: ”Guxo të zgjedhësh vullnetin, guxo të bëjsh ndryshime”! Duhet nënkuptuar se vullneti dhe guximi për nga koncepti ideor, duhet ndryshuar prej kohës në kohë në interes të vet njeriut, pavarësisht nga rrethanat e jetës dhe faktor ndikues të jashtëm.  Dhe këtë autori më së miri e nxjerrë në thënien e tij:

“Njeriu duhet të bëj, kryej, veproj ndonjë gjë për të ndryshuar me jetën e vetë, në të kundërtën jeta do të bëj diҫka me ty“.

Në të gjithë shembujt e cituar nga autori Dr. Ramadan Myrtaj, janë spjeguar aq bukur nga një formë profesionale, sa që arrinë të hudhë poshtë çdo dilemë, se njeriu nuk mund të ia arrinë të ia dal përballë çdo sfide, sidomos në fushën e mjekësisë.

Njeriu është mësuar të hasë drejtëpërsëdrejti ngjarje të pa përballueshme, që krijojnë emocione, vuajtje, mendime, në mënyrë të hapur gjendet i pa përgaditur përballë dukurive të rënda, hasë në vështirësi për të ju kundërvë dhe nuk gjenë mbështetjen e duhur, nga kompetent të duhur. Ndaj, autori Dr. Ramadan Myrtaj, me të drejtë mirret me këtë studim duke e parë si shumë të nevojshme, për njeriun-pacient. Shofim në libër se si autori merr funksionin e ndërmjetësimit me botën njerëzore të preokupuar me të tilla probleme, i cili mrekullisht realizon spjegimin brenda përbrenda ballinave të librit me idenë e kuptimit të tij. I afron mundësinë duke krijuar lehtësira të shkëqlyera për secilin i cili ka nevojë për të tilla raste.

Temat në brendinë e librit të titulluar si: Jetoje jetën tënde tani dhe këtu; Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi; Cilat vlera janë të rëndësishme për ty?; Krijoje jetën tënde; Kush je ti? – personaliteti pjesëshëm;  janë aq të domosdoshme sa që kapin funksionin e këshilltarit profesional, shndrrohen në ngushëllim në planin komunkativ dhe përmes rrëfimit krijohet një shkarkim mendore, një mbështetje e pazëvendësueshme të gjendjes shpirtëror.

Kemi tema të trajtuar aq bukur nga autori Dr. Myrtaj, sa që kemi raste, kur me të drejtë hasim në qortim të drejtëpërdrejtë, dhe ndërhyrja e këshillave është e kjartë se çfarë duhet bërë, don të thot se autori jep të kuptoj se në këtë botë ka shumë huqe dhe fakti na del   si një  paradoks[2], por që spjegohet me shembuj konkret nga autori se si duhet reaguar dhe çfarë duhet bërë. Në veçanti bie në sy, kur autori i librit Dr. Myrtaj, qysh në fillim të librit përqëndrohet i tëri dhe me të drejtë shkruan:  Jeta është e shkurtër, jeta është e tanishmja. E tanishmja është kjo që e kemi. Nëse dojmë të jetojmë, domosdo të bëjmë dhe veprojmë, si dhe angazhohemi për më të rëndësishmen, pikërisht të tashmen”, janë këto këshilla mbi jetën dhe fatin njerëzor, thënie të nevojshme që mund të marrin kuptim brenda tërësisë njerëzore.

Në shumë shembuj të cituar, autori është i ”veshur” me petkun e dijes profesionale, ku vlera e e këshillave të tilla janë aq të nevojshme, sa që secili arrinë të lirohet nga ngushtësia e botëkuptimit, pasojë  e të cilit është mungesa këshilluese. Duke lexuar shembuj konkret në librin në fjalë, ndihet nevoja e duhur këshillëdhënëse me precizitet të idesë shumë transparante.

Janë vetëm disa shembuj, marrë nga libri i titulluar ”RRJEDHA E JETËS NË PËRDITSHMËRI”, e autorit Dr. Ramadan Myrtaj, ku lexuesi mund t’i gjej dhe ate të natyrave nga më të ndryshmet.

Mirëpo, vërejmë në këtë libër, kur autori arrinë mjaftueshëm shtrirjen e spjegimit në radhë të parë natyrën e procedimit  jetësor dhe kuptimin e problemit. Kështu p.sh. në temat si: Qëndrimi për jetën;  Vendos kufizimet; Mos prit derisa të fitojsh infarktin; Aftësi, mjeshtri, art, zotësi është ta ndërprejsh shembullin e keq; Kur jeta bëhet kuptimplotë; Të takojsh vetveten; Bëje ҫlirimin nga e kaluara; të cilat qysh në lexim të parë, shofim se kanë një kuptim të thellë. Në anën tjetër, po qe se i lexojmë me një përqëndrim paksa më të vëmendshëm mund të nxirret motivi jetësor, social e jetësor i autorit, që kanë preokupime të fatit individual.

Libri ka gjithsej 55 kapituj dhe mje dhjetra nëntituj në kuadër të këtyre kapitujve.

Dhe krejtë në fund, në thënien e autorit në fund të librit: “Njeriu duhet të bëj, kryej, veproj ndonjë gjë për të ndryshuar me jetën e vetë, në të kundërtën jeta do të bëj diçka me ty“, na kujton edhe njëherë pohimin se këshilla me përvojë është ilaçi i vetëm i shpirtit, ku faktori njeri ruan identitetin për të ardhmën e tij.

[1] U lind më 4 janar 1962 në lagjën Shpat, komuna e Mitrovicës; Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani. Autor dhe bashkautorë i 18 veprave, publicistike, poetike dhe letrare. Jeton dhe vepron në Suedi.

[2] Mendim që bie në kundërshtim me atë që dihet a që është pranuar përgjithësisht si e vërtetë; ide pak e çuditshme në vështrimin e parë, që duket se bie në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, por që mund të jetë e vërtetë.