Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Egjipt ka vizituar edhe xhaminë e varrin e Muhamed Aliut, për të cilin thotë se është shqiptari që admirohet si babai i shtetit modern egjiptian.
Rama u shoqërua nga homologu i tij Moustafa Madbouly, i cili i shpjegoi Ramës modelin mbi të cilin ishte ngritur xhamia.
“Njihet si fortesa e Muhamed Aliut. Ai ishte shqiptar dhe e konsiderojmë themeluesin e Egjiptit të ri. Xhamia është ndërtuar në kujtim të Osman Pashës, djalit të tij. Xhamia është me të njëjtin stil me atë të xhamive otomane. Arkitetkti i kësaj xhamie është nga Stambolli. Ky ndërtim është një shkëmbim influencash nga Turqia në kohën otomane. Xhamia është një pikë reference e Kajros. Kemi deri në 5 mijë tursitë në ditë”, tha kryeministri egjiptian.
https://www.facebook.com/watch/?v=576957243526095