Kreu i PD Lulzim Basha tha sot se ne muajin maj do te shperthejne disa skandale që kanë lidhje me qeverinë Rama.
Por i pyetur në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, shefi i qeverise tha, se Basha duhet të përballet me skandalin e financimeve me para të zeza të fushatës së PD-së.
“Une kam dijeni për një skandal që Lulzimi duhet ta përballojë, që është skandali i financimit të paligjshem i PD ku ka një hije shumë të rëndë të financimeve apo financuesve rusë, gjë për të cilën ka hetime jo vetëm në Shqipëri.
Dhe Basha duhet ta përballojë me dinjitet këtë skandal.
Do vijnë në të ardhmen disa skandale që do trondisin qeverine, janë injeksione për të mbajtur gjallë atë fije fryme që ka mbetur në PD.
Para se të lajmerojë skandale për qeverinë, kryetari i opozites të perballet me skandalin që na ka vënë në pozitë të vështirë ne dhe për herë të parë ka hedhur hije dyshimi për ndërhyrje ruse”, tha Rama.
Pjesë nga Intervista:
Tare: Keni ndjekur sot mbledhjen e grupit parlamentar të PD, z.Basha ka paralajmëruar nxjerrje skandalesh që do trondisin qeverinë në maj. Keni dijeni për këtë?
Rama: Kam dijeni për një skandal që Lulzimi duhet ta përballojë që është skandali i fitimeve të paligjshme të PD, ku ka një hije shumë rëndë të përfshirjes të financuesve rusë, gjë për të cilën ka hetime jo vetëm në Shqipëri dhe Lulzim Basha duhet ta përballojë me dinjitet këtë skandal. Do vijnë në të ardhmen skandale që do trondisin qeverinë, këto janë injeksione për të mbajtur gjallë frymën e PD.
Tare: A keni ju ndonjë informacion shtesë përveç atyre që kanë dalë në aludim?
Rama: Flas për një skandal (Financimi rus) që nëse do të ishim ne në atë pozicion nuk e di çdo të kishin bërë ata.
Tare: Në ç’kuptim?
Rama: Nëse do të ishim ne që do kishim bërë gjithë atë zullum që ka dalë në pah në mënyrë të qartë, nuk e di çfarë do kishin bërë ata, nuk e di sa gjëra do ishin djegur në Shqipëri.
Tare: Flisni për shkelje ligji në Shqipëri?
Rama: Flas për skandalin në fjalë, pra për financimin e paligjshëm të fushatës së Partisë Demokratike me para të zeza për të cilat thuhet nga ata që i kanë investiguar dhe i kanë bërë publike se janë para që vijnë nga xhepat e financierëve rusë, por që sidoqoftë janë para të zeza që nuk kanë dalë nga PD, imagjinoni sikur kjo të thuhej për ne, se ç’do ishte bërë për ne.
Tare: Ju keni ndonjë informacion shtesë që nuk ka dalë deri tani për këtë çështje?
Rama: Nuk jam pjesë e grupeve të hetimit. Di të them se kaq sa ka dalë, mjafton që përpara se të lajmëroj se skandalet do dalin në të ardhmen për qeverinë, kryetari i opozitës të përballet me skandalin që ka vënë në pozitë shumë të vështirë të gjithë ne dhe që për herë të parë ka hedhur mbi Shqipërinë dhe një hije ndërhyrje ruse.