Rama publikon shifra: Ulëm borxhin publik dhe rritëm investimet

0
281
Rama - Kuvend

KryesoreOpinion.al14/10/20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa shifra për borxhin publik dhe investimet në dy periudha, si një përgjigje ndaj opozitës.

Në mesin e akuzave për rritjen e borxhit publik, kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria e tij ka ulur mesataren e borxhit dhe ka rritur investimet.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar shifrat për borxhin publik dhe investimet. Ai nuk thotë se sa për qind e Prodhimit të Brendëshëm Bruto është borxhi publik por krahason mesataren e borxhit publik për periudhën 2006-2013 me periudhën 2014-2021.

Sipas shifrave të kryeministrit Rama, në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, mesatarja e borxhit publik ka qenë 60 miliardë lekë, kurse e investimeve 70 miliardë lekë.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523/10158233503516523/

Kurse për periudhën që Partia Socialiste ka qeverisur Shqipërinë, borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë, kurse investimet 79 miliardë lekë.

Ai akuzon opozitën se e zhyti Shqipërinë në borxhe kur ishte në qeveri, në disa sektorë, deri tek bonuset e bebeve.

Opozita ka akuzuar disa herë qeverinë se ka rritur borxhin publik në 80% të PBB dhe se konçesionet me PPP sipas tyre fshehin shifrat reale të borxhit. /Opinion.al