Politikë, Opinion.al – 01/10/20
Rama shkruan se programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP
Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar me programin me 5 pika të prezantuar nga Partia Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Me anë të një postimi të shkurtër në Twitter, Rama shkruan se programi është një “tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë”, ku Luli është pasagjeri VIP.
“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, lexohet në statusin e kreut të qeverisë.