RAMA PO PUNON MË MIRË SE TË TJERËT PARA TIJ, QË TA BËJË SHQIPËRINË NJË VEND ATRAKTIV DHE TË JETUESHËM!

0
303
Rama për Shqipërinë
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Rama po punon më shumë se tjerët – duke parë dje spitalin modern rajonal në Fier, Ramës i shkoi mendja të bëjë edhe një spital të tillë në Shkodër, a nuk na duhet edhe njëspital tjetër modern në Shkodër?

Pra, Rama synon ta bëjë këtë vend, kufizimi janë vetëm mundësitë financiare të vendit, por Rama po i hapë rrugë një shteti më stabil në rajon, investimeve serioze të huaja në vend dhe zhvillimit të vendit me mundësi më të mira për shqiptarët – rrugës drejt ngritjes së mundësive për t’u krahasuar me Greqinë, se për vendet fqinje të tjera nuk kemi pse krahasohemi me to.

Unë besoj se nëse Rama merr edhe 1+1 mandate, ne do të kemi edhe një autorrugë nga veriu në jug, dhe kështu Shqipëria kalon në një fazë tjetër të zhvillimit, më afër BE-së dhe zhvillimit Europian, dhe largohet nga gjendja e prapambetjes ku ishte.

Tani nëse pyet për fenë e shqiptarëve, shumica janë ende muslimanë, por edhe mos të ishin, i mbajnë disa objekte të trashëgimisë historike e kulturore e fetare. Kanë restauruar edhe disa kisha, por nuk kam pa kritika kundër tyre. Bile kanë reatauruar edhe shtëpinë e Fishtës, që nuk e bënë Saliu e Jozefina, se ishin të zënë për të vjedhë ndonjë gjë për vete…

Unë po flas për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, nga shqiptarët, brenda mundësive që kemi, menaxhim më i mirë i këtyre mundësive nga Lindja e Perëndimi, kurse dikush don me u marrë me diskutime fetare. Kemi një patriot e kombëtarist të madh, që nuk kënaqet lehtë, gjithashtu, ai merret me kantonizimin e Shqipërisë dhe pushtimin nga një shtet i huaj, për të na zhvilluar.

Ka ide dhe ide, por ka edhe një realitet që duhet pranuar ashtu siç është! Se kombëtaristët tanë janë mësuar nën pushtim, kanë psikologjinë e pushtimit dhe të shërbimit ndaj të huajve, jo të vetvetes. Kurse ne na duhet një shtet shqiptar, që sot qeveriset më mirë se më përpara dhe duam që ky trend të vazhdojë!

Nëse shëtitë nëpër Greqi, atje i kanë kryer një pjesë të mirë me autostrada, me pagesa sigurisht, për turistët që vijnë. Rrugët dytësore edhe atje i kanë me probleme, më të mira se ne, por prapë e shikon se Greqia nuk ka para si shtet. Por është shumë më lart se ne dhe mbahet më mirë se ne në shumë plane, edhe në kulturën e sjelljes dhe mikpritjes.
 
Dr. Ferit Hoti, ndjesë pastë, e percepronte Shqipërinë si një kurth, që kur vjen tjetri, të mos ketë një autostradë veri-jug që të vijë, të kalojë e të ikë, por të qëndrojë këtu si i kapur në kurth.
Ky mentalitet bën që tjetri vjen një herë e nuk ta sheh më bojën…
Nuk duhet kufizuar mundësia e lëvizjes së tjetrit, me radhë e rrugë pa kapacitetin e duhur. Ashtu bën edhe Mali i Zi, por rrin në prapambetje, se numri i atyre që vijnë janë më i vogël. Duhen krijuar mundësi zhvillimi e lëvizjeje, se sa më shumë turistë të vijnë, sa më lehtë të lëvizin ata, aq më shumë fiton e përfiton ky vend prej tyre. Si Greqia.
Ne duhet të synojmë të kapim nivelin e Greqisë në turizëm dhe në infrastrukturë, por edhe në ushqime e shërbime.
Emigrojnë shqiptarët, kush don të emigrojë, por kjo nuk dmth. se po të duan ata të punojnë në Shqipëri nuk ka punë. Bangladeshasit vijnë se shqiptarët janë bërë patrio-lesha, që ikin jashtë vendit dhe fillojnë e mendojnë për Shqipërinë.

Dhe u japin direktiva nga jashtë Shqipërisë se si duhet të sillet e të mbesë pa bukë Shqipëria, të merret me diskutime e konkurrencë fetare, e gjëra joproduktive… Edhe Spitalin e Fierit e quanin stallë derrash, se po e bënin turqit. Po tani kur nuk e bëjnë italianët, e nuk mundemi as ne ta bëjmë, a ta lëmë pa bërë farfe? Pse të mos e bëjnë turqit? Kur shqiptarët nuk duan të punojnë, ta ndalim punën, apo të marrim Bangladeshas? Logjikë ekonomike kjo, jo fantazi jorealiste. Zhvillimi i ka edhe problemet e veta!
 
Se e shoh tendencën toksike e negativiste të disave, prandaj uroj të mbeten pakicë. Ata merren me drekën e Nusretit dhe kripën e tij, kur Rama siguron një investim mbi 2 miliardë Euro për portin e Durrësit. Ata merren me xhaminë muze të plumbit, kur Rama merr një spital modern 70 milion Eurosh nga Turqia dhe ashtu synon të bëjë edhe një tjetër në Shkodër. Ata merren me futjen e gjuhës turke në programin tonë mësimor me zgjedhje të lirë, kur Rama ia arrin të bëjë një marrëveshje bilaterale me Turqinë, për ta mësuar edhe shqipen në shkollat turke për shqiptarët atje, gjë që ka munguar për shekuj.
 
Pra, këna që kritikojnë janë tepër të zgjuar, duan puritanizëm, duan të marrin dhe përfitojnë pa kushte e pa asnjë detyrim, duan të ikin e ta lëshojnë vendin, e pse ata kanë ikur, duhet që vendi të mbesë në vend, e të mos zhvillohet, të mbesë pa bukë. Ata duan qiqrra në hell, gjëra që nuk mund të arrihen kurrë realisht, prandaj mbeten gjithë jetën të zhgënjyer, se nuk ka shtet në botë që i bën këto gjëra, kështu si i duan këta për Shqipërinë! Duhet të jemi realistë!