Arbana Xharra – TemA
Në intervisten e së hënës në Tonight Ilva Tare, Kryeministri Edi Rama e përjashtoi ekzistencen e ndonjë shqetësimi në Bruksel ndaj marrëdhënies së Shqipërise me Erdoganin. Por, ne duhet të bëjmë dallimin ndërmjet asaj që Rama e thotë publikisht dhe asaj që qëllimisht e heshtë. Me saktësi e di se gjatë takimeve të Ramës në Berlin është prekur tema e afrisë së tij me Erdoganin. I mbetet atij të tregojë se cka e kanë pyetur e cfarë i kanë thënë ata për Erodganin dhe pse ia kanë hapur atë temë.
Nga ana tjetër Komisionet e BE kanë një kulturë rigoroze të sjelljës sa i përket përzierjen në çështjet bilaterale të shteteve. Nuk përzihen, nuk të thonë direkt mos u bë me Putinin apo me Erdoganin. Por nëse lexon studimet dhe raportet e tyre të tre viteve të fundit qartë shihet se kah ecin ato: Erdogani kërcënon dhe shantazhon Europën me radikalizmin religjioz, me nërprerjen e udhëve të gazit dhe me destabilizimin e Ballkanit. Dhe në këto analiza Shqipëria dhe Kosova trajtohen si satelitet e tij më të afërta që ai të realizoj planet e tij.
Të thuash se nuk ka shqetësim në Bruksel për gjithë ata qytetarë e familje shqiptare që ikën në ISIS, të thuash se Brukselit nuk e shqetëson fakti se segmentet më të rëndësishme të ekonomisë, energjisë, trasnportit dhe infrastrukturës së vendit përfundojnë në duart e klikës së Erdoganit, të thuash se nuk shqetësohet kush se “Dianeti” turk de facto manaxhjonë me dhjetra xhami e shkolla dhe se shoqëria është e çorientuar fare në këtë drejtim donë të thotë se nuk njeh realitetin dhe nuk e trajton seriozisht vendin tënd dhe ardhmërinë e tij.
Liderët politikë, dhjetra deputetë e analistë, komisione të BE dhe SHBA janë shpreur dhe vazhdojnë të shqetësohen për rrezikun e dominimit turk në Ballkan. Austria, Belgjika, Polonia, Hungaria,Italia dhe plotë shtete skandinave – qeveritë e këtyre – janë në luftë direkte me Erdoganin. E gjitha këto që vendosin për fatet e Shqipërisë dhe Kosovës shprehen për largimin nga dominimi turk. Nuk di se si e lexojnë politikën qeveritë shqiptare, porse liderët europianë flasin për çdo ditë kundër ndikimit turk dhe atij rus, ky është fakti i përditshëm.
Kemi dy tabore shtetesh kundërshtuese sa i përket integrimit të Shqipërisë apo Kosovës ne BE. Njëra palë si Gjermania, Franca, duan që të hapen negociatat por me kushte rigororze dhe është pala tjetër si Hollanda dhe plotë tjera që nuk shprehen publikisht për luftën e tyre që kundërshton të parën mos t’i hapë negociatat por të presë dhe në protokollet e tyre arsyetuese kapja e vendit nga Turqia zë vendin më dominant.
BE dhe kushdo tjetër ka tonelata fakte: ekzsitojnë ndërmarrjet, hidrocentralet, aeroportet, telekomunikacioni, shkollat, xhamitë që i manaxhon Turqia, nuk janë fakte këto. Kjo gjendje e Shqipërisë u pengon perëndimorëve dhe rreziku është ky.
Nuk besoj se është relevante ajo se ç’flasin amerikanët publikisht e çka jo. Me rëndësi është të shohim se çka bëjnë ata, kërkuan vettingun. Dhe kur kemi parasysh këtë fakt parashtrojmë pyetjen me kë të flas dhe kush, kur gjithë janë nën hetime. Pastaj „heshtja“ në thonjëza e amerikanëve njihet mirë: ata në politikën ndërkombëtare presin çastin e duhur kur reagojnë.
Sipas Rames, Erdogan ishte i pari qe njohu sapo u be shpallja e pavaresise nga parlamenti i Kosoves. Rama nuk e tregon komplet historinë, por përherë vetëm atë fragment të saj që i shkon atij në favor. Deri para vendimit amerikan për të intervenuar në Kosovë, Turqia ishte në anën e Jugiosllavisë. Dhe gjatë luftës së kosovarëve nga 1945 dhe deri në çastin e përmendur Turqia ishte krah Serbisë. Raportet ndërmjet shtete nuk duhet të bazohen në kulminacione negative pozitive dhe negative por në qëndrime historike. Interesi i Turqisë ndaj dy vendeve tona nisi rritjen me daljen e planeve të Erdoganit për kërëcënimin e Evropës me gjuhën e Davutoglusë.