RAMA… PËR SKAVICËN SHPËRDAN … RESPIRATORË

0
275
AA - Po Dibrës

Fejton

A do ta pranojnë Dibranët që Dibra të mbytet?
Po qe se ka Dibranë:
JO!
Po qe se nuk ka Dibranë:
PO!
UNË E DI SE KA DIBRANË…
Dhe Dibra do të jetojë si e ka dhënë Zoti

* * *

Një titull bombë.
Jo nga ata bombat gjetur ferrave që vrasin e sakatojnë fëmijë, bomba të mbetura nga Lufta e Dytë botërore apo nga “lufta e madhe patriotike” e vitit 1997.
Një bombë që vret dyzetmijë dibranë…
Një bombë që mbyt përgjithmonë një trevë në kurrizin jetësorë të një krahine me emër të madh, Dibrën.
Një trevë ku mbyten 65 kilometra katrorë tokë nga më pjelloret e vendit, tokë ku Gjergji i Gjon Dibranit zhvilloi 18 nga 24 betejat fitimtare të tij duke i treguar botës së atëhershme se lubia anadollake nuk kalon.
Gjergji i mbyti në Drinin e Zi turqit osmanlinj…
Rama zhduk Dibrën…
Mbyt Drinin…
Drin të Zi nuk ka më…
As luginë pjellore të tij…
As Dibër me emër të përveçëm…
Po cili është titulli?

NDËRTIMI I HISDROCENTRALIT TË SKAVICËS/ KRYEMINISTRI RAMA JEP LAJMIN E RËNDËSISHËM: SHBA-të DO TË…
Dhe nëntitull:
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shtetet e Bashkuara do të financojnë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një HEC i planifikuar qysh në periudhën e komunizmit, por i panisur asnjëherë.
Dhe vijim:
Hidrocentrali i përfolur prej vitesh, do të ndërtohet në rrjedhën e sipërme të Drinit të Zi, në zonën midis Kukësit dhe Dibrës.
Dhe për këtë SHBA-të do të japin respiratorë për…Evropën.
Dhe  “pjesën e “luanit” t’ia japin Shqipërisë…”
I tha këto “sepse mund të realizojmë një ëndërr qysh në vitet e vjetra siç është Skavica me Shtetet e Bashkuara.”
“NJË ËNDËRR
QYSH NË VITET E VJETRA…!!!”

Çudi e madhe, çudia më e çuditshme!
Po që kur?
Që kur ndërtohej, shembej, ndërtohej përsëri e shembej, …e shembej, e shembej…  Kalaja e Grazhdanit nga taborët e përtej Krishtit?
Apo që nga koha e Gjergj Kastriotit, betejës së Gjoricës, Elez Isufit… “Qeverisë së Arrasit”, betejës së madhe fitimtare mbi serbët, asaj të Lanë-Lurës që vendosi përfundimisht kufijtë e Shqipërisë?
Për cilët “kohë të vjetra” flet kryeministri ynë i gjatë?
Kur SHBA-të paskan ëndërruar të shkatërrojnë Dibrën:
ta mbysin,
ta bitisin,
ta vrasin,
ta presin,
ti nxjerrin eshtrat e të parëve mbi ujë…?
KUR ?

Dhe si shpërblim pjesën e “luanit” të respiratorëve t’ia japin Shqipërisë ?!!!
Shpërblim tragjik!
A do ta pranojnë dibranët?
Po qe se ka Dibranë:
JO!
Po qe se nuk ka Dibranë:
PO!
Unë e di se ka Dibranë…
Nuk shiten,
as blihen,
nuk vdesin,
ripërtërihen…
Kot zoti Rama hyre në llaf Dibre,
KOT!
Të dija se ka pak mend…
E humbe Dibrën…

Abdurahim Ashiku
Athinë, 2 tetor 2020