Rama: Berisha e Basha e donin Teatrin te Piramida, investuan 6 milionë euro. Ndërsa këtu donin një ‘plaza shoping’

0
492
Edi Rama - kongres, PS

TemA, 20 maj 2020

Rama, i prerë: Muskuj dhe vija të kuqe me mua jo, harrojeni!

Gjatë intervistës për Euronews Albania, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as akuzat për paraardhësin e tij, Sali Berisha dhe liderin aktual të opozitës, duke thënë se, kanë pasur si synim që ta kthenin vendin ku ndodhej Teatri Kombëtar në qendër tregtare.

Kryeministri tha se, kjo provohet nga fakti se qeveria “Berisha” investoi 6 milionë euro për të kthyer Piramidën në Teatër Kombëtar.

Pse atje? Sepse atje është trualli më i mirë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sepse Sali Berisha dhe Lulzim Basha, kur ishin në qeveri, donin ta shembnin dhe donin ta bënin tek Piramida.

Atje ku është trualli i teatrit donin të bënin një ‘plaza shoping’. Këtë nuk e them bazuar në ndonjë fantazi, por e them mbi faktin se u investuan 6 milionë euro tek Piramida, në mënyrën më absurde për të bërë atje Teatrin Kombëtar, pasi nuk mund të ndodhet kurrë, se nuk ka asnjë kusht ajo hapësirë për të ndërtuar teatër.

Ajo që lanë pas ishte se morën me vete të gjitha pllakat e mermerit të Piramidës dhe nuk e di se ku i çuan, mbase për vila, mbase për banjo, mbase për pllaka përkujtimore, por i morën”, deklaroi Rama.

Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investiroësh gjermanë me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë, se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thashë, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, ka shtuar Kryeministri.

Rama tha në fund të intervistës se zgjidhje për këtë çështje shikon vetëm përfundimin e reformës zgjedhore dhe më pas opozita, nëse fiton qeverinë mund ta rindërtojë ashtu siç po e premton.

10 mijë veta, 20 mijë veta, 50 mijë, 100 mijë, 200 mijë artistë mund të gjenden për të firmosur dhe nëse çështja është kaq e madhe, atëherë opozita të vijë të bëjë reformën zgjedhore ta miratojmë atë dhe kur të shkojmë në zgjedhje, të gjithë bijtë dhe bijat e Shekspirit ta sjellin në qeveri opozitën dhe kështu zgjidhen gjërat në demokraci.

Zgjidhje me muskuj dhe vija të kuqe, me peng marrje dhe imponime dhe zëvendësime të roleve, as ka pasur as ka dhe as do të ketë, të paktë për sa kohë do të jem unë në këtë detyrë”, përfundoi Kryeministri.