RAJNER MARIA RILKE – poezi

0
957

ME RASTIN E 4 DHJETORIT, TË LINDJESI SË RAINER MARIA RILKES, NJË PREJ POETËVE MË TË RËNDESISHËM TË GJUHËS GJERMANE


RAJNER MARIA RILKE
(Rainer Maria Rilke)
1875-1926

Rainer Maria Rilke, emri i plotë René Karl Wilhelm Johann Josef Maria Rilke (IPA: [ʁaɪnɐ maʁiːa ʁɪlkə], Pragë, 4 dhjetor 1875 – Montreux, më 29 dhjetor 1926), ishte shkrimtar, dramaturg poet austriak, me origjinë bohem. Konsiderohej si një nga poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të shekullit të njëzetë.


KEQARDHJE

Oh, se si gjithçka është larg
dhe për një kohë të gjatë.
Ylli, unë mendoj,
nga e cila unë marr shkëlqimin,
ajo vdiq për mijëvjeçarë.
Në anijen që ka kaluar
Mendoj se kam dëgjuar
thekse të frikës.
Një lavjerrës në shtëpi
ai mundi orët …
Në cilën shtëpi?
Do të doja të dilja nga zemra
dhe të lënë nën qiellin e madh.
Do të doja të falesha.
Dhe nga të gjitha yjet duhet të
ende kanë realitet.
Unë besoj se e di
çfarë është ylli
që zgjat vetëm, –
që është si një qytet i bardhë
ku rrezja përfundon në qiell …


NJË VAJZË

Një vajzë sapo doli nga ekstaza
Akordoi drejtimin e këngës dhe i lirës.
Rrezja pranverore në perden e saj:
dhe në veshin tim, pati një shtrat.

E shtrirë bri meje atë e mbërtheu gjumi.
Dhe të gjithçka, qe ajo në atë gjumë.
Pemët magjike, lëndina e ëmbël, hapësirat
e largëta: dhe çdo habi imja.

Në të, flinte bota. O Zot Canoro!
Kështu e ke përsosur ti, e cila nuk dëshiron më
të provojë zgjimin? Që nga lindja, ajo fle.

Kur do të vdesë? Para se të hesht kënga,
Ma gje sërish këtë ide! Ku do të bierë tek unë?
Përgjigju!… Një vajzë…


Arnold Genthe, Julia Marlowe, ca. 1911

KËNGË DASHURIE

Dhe si do ta trajtoj unë shpirtin tim,
pse yti nuk u prek ?
si do ta ngre drejt sferave të tjera,
kur të mos jesh më, ti, atje?

Oh, do doja ta fshihja pranë diҫkaje
që të humbiste në një vetmi të errët,
në një kënd të panjohur e të heshtur
që të mos vibronte më kur të rivibrojnë
humnerat e tua ! …

Por gjithҫka që sapo na prek,
na merr së bashku si harket
që me dy korde nxjerr vetëm një zë.

Për cilin instrument po debatojmë ne?
Dhe kush e mba e luan me të? … Oh melodi !


André Kertész, “My Mother’s hands”, 1919

LAJMËRIM

(Fjalët e Engjëllit)

Ti nuk je më pranë Perëndisë
për ne; jemi larg të gjithë.
Por ti i ke të bukura,
të bekuara duart.
Dalin të qarta nga manteli për ty,
kontur i ndritshëm:
Unë jam vesa, dita,
por ti, je bima.
Jam i lodhur tani, rruga është e gjatë,
Më fal, harrova
Ai që është i Madh i lartë në diell
dhe në fronin me gurë të çmuar,
të dërgon ty meditatorë
(fitoi marramendja mbi mua).
Shih: Unë jam burimi,
por ti, ti je bima.
Hapa krahët tani,
jam në shtëpinë modeste
pa masë; thuajse i mungon hapësira
fustanit tim të madh.
Edhe pse nuk qesh shumë vetëm,
shih: sapo më dëgjon;
në pyll unë jam një erë e butë,
por ti, ti je bima.
Engjëjt u morën të gjithë
me një shqetësim të ri:
sigurisht nuk qe kurrë kaq intensiv
dhe dëshira e turbullt.
Mbase diçka tani qartësohet
se në ëndërr ti kupton.
Përshëndetje ty, shpirti sheh:
tani je gati dhe pret.
Ti je dera e madhe, e lartë,
ata do të të hapen së shpejti.
Ti që vetëm këngën time kupton:
tek ty përhumbet fjala ime
si në pyll.
Erdha për të kryer
vizionin e shenjtë.
Zoti më sheh, më verbon …
Por ti, je bima.


Julia Margaret Cameron,
Ellen Terry, 1864

PËR LU ANDREAS-SALOMÉ

Gjithçka ia mbaja hapur vetes, harroja që jashtë s’ka vetëm sende dhe kafshë gjithmonë i vëmendshën në vetvete, syri i të cilit del nga nga rrethi i jetës së tyre, gati siç del një fotografi nga korniza e saj;

Që nga çdo anë lejoja të thyheshin vështrimet
kurioziteti, mendimet pa mend.
Mbase formohen sy në hapësirë
dhe shohin. Oh, vetëm duke u hedhur tek ty
nuk u ekspozua fytyra ime me vështrim të çuditshëm
Brenda teje rritet dhe errësirë në pafundësi
shtrihet në zemrën tënde të mbrojtur

II.

Si shtypet një shami në gojën e xhindosur,
madje: mbi një plagë nga e cila gjithë jetën
në një shtytje të vetme dëshiroje të shpërtheje,
unë të shtrëngoja pas vetes dhe me gjakun tim
të ngjyrosja të tërën. Kush do të ta thotë atë ç’na ndodhi ?
Gjithçka e rikuperuam për të cilën koha gjithmonë kishte munguar. Unë çuditerisht maturova
çdo hov rinor të pajetuar ndonjëherë,
dhe ti jetove, e Dashur, në zemrën time
s’di me ç’afsh adoleshenteje…

III.

Pra, s’mjafton të kujtosh. Ekzistenca e pastër
të atyre çasteve të vështira në fundin tim,
depozitim i një zgjidhjeje
jashtëzakonisht i ngopur. Sepse
unë s’të mbaj mend, atë që jam
me dashurinë tënde më prek. Unë s’të zbuloj në vende të trishtuara që humbën ngrohtësinë
kur ti u largove prej tyre. Por edhe mosqenia jote
e ngrohtë është për ty dhe më e vërtet, dhe më
shumë se malli yt. Nostalgjia shpesh zbehet
e mjegullt. Pse të vërvitem tej ndërsa ndikimi yt mbase është më i lehtë
se rrezja e hënës në parvazin e dritares.


HESHTJE

A e ndien, e dashur?… Ngre duart,
dhe është në ajër – e dien? – një shushurim.

Brenda vetmia, arrin
si një tingull i çdo gjesti
për gjërat që zhurmojnë padashur.

A e ndien,e dashur ? … I përkul qeallat
dhe ty t’arrin një fëshfërimë e re.

A e ndien e dashur ?… I rizgjoj, i mbyll.
Oh, pse vallë nuk të shoh, e dashura ime?

Sido më i lehtë gjesti im, mbetet
si një gjurmë e ngulët që duket
e butë në heshtjen e saj.

Çdo lëcizje fluturake ndikon
brenda tendës së tendosur të eterit
të përjetshëm.

Me frymën time, me ritëm të njejtë,
yjet në rrugën drejt qiellit bien, ngjiten.

Në buzët e mia era e uleve
arrin çfarë ilaçi magjik të stërlashtë pi.
Dhe unë e rinjoh tejndritjen në hijen
e engjëjve të panjohur si një përmendje e largët.

Këtë dhe jo tjetër mendoj duke ëndërruar …
S’do më ndodh më, Bukuroshe, prej teje …


Wilhelm Kotarbiński, Evening Star, c.1900

MREKULLITË E YJEVE, QIEJ TË TEJMBUSHUR

Mrekulli yjesh,qiejtë shkëlqejnë mbi telashin.
Ti mos qaj
midis jastëkave, por së lartës.
Këtu nga fytyra jote në lot, e lodhur,
fillon dhe përhapet rrëmbyshëm hapësirës
së botës. Kush nëse ti mbron veten,
kush e ndërpret atëherë rrymën ?
Askush. Nëse, mbase, jo ti, që pa pandehur
lufton me fluksin e madh të atyre yjeve
përballë teje. Merr frymë errësira e tokës,
merr frymë dhe ngre vështrimin lart!
Ende e lehtë dhe pa fytyrë thellësia pozon
mbi ty nga lart. Fytyra që natën
përmban në vetvete të tretur, tëndes i jep spacio.

Paris, prill 1913

Përktheu: Faslli Haliti