RA ‘RUGOVIZMI’ NE PODUJEVË NË RADHË ËSHTË ISTOGU

0
335
Isa Mustafa - Agim Veliu

Nga Binak MAXHARRAJ

Isa Mustafa e Agim Veliu u poshteruan në Podujevë, kurse Haki Rugova ne Istog.
Në Istog Vjosa Osmani u prit në menyrë madheshtore nga masa e madhe e anëtaresisë së LDK.

Kanë mbijetuar deri me sot dy bastione, dy kështjella te rugovizmit, njera në Istok dhe tjetra në Podujevë, ku lidërët e LDK i fitonin zgjedhjet më duar në xhepa, duke u mbeshtetur në liderin e tyre karizmatik Ibrahim Rugovës.
Por, pas 30 viteve ndryshoi gjithëçka, kalaja e rugovizmint ne këto dy bastione po rrenohet.

Së pari Kalaja u rrexu ne Podujevë në vendlindjen e antirugovistit Isa Mustafa ku LDK u mund bindshëm nga partia LVV e Albin Kurtit duke e turperuar dhe poshteruar aty LDK e Isa Mustafës dhe Agim Veliut.

Se shpejti do te shembet kalaja e rugovizmit edhe në Istog?!
Më këtë rast ra bastioni i parë i rugovizmit, sepse LDK qe sa kohë po udheheqet nga antirogovistë, nga klane te ndryshme mafioze brenda LDK te lidhura me Klanet tjera mafioze te PDK dhe SHIK-ut.që anëtarësia e LDK e kësaj ane nuk i përkrahi.

Por këto ditë Vjosa Osmani e dridhi edhe bastionin e LDK në Istog ku ishte në aktivitetin e sajë për formimin e Partisë së sajë. Në Istog u bë një tubim i madhë qe s’mbahet med moti ku morën pjesë antarë të shumët të LDK në përshendetje te Vjosa Osmanit më rastin e formimit te partisë së sajë e cila sipas parashikimeve do te ia marrë anëtarinë LDK.

Ndodhi për herë te parë në historin e LDK bash këtu në Istog në bastionin e LDK në këtë tubim te madh te LDK të mos guxoi i pari i komunës dhe kryetari aktual i LDK Haki Rugova tu drejrohet te tubuarv te shumët të anëtarëve të LDK, anipse këtë tubim nuk e kishte thirrë vetë, por në këtë tubimin ishte anëtarësia e LDK. Haki Rugova as qe pati guximin te lajmerohet, por u mshelë ne zyrat e Komunës.

Arroganca e sjelljës së Haki Rugovës shkoj edhe me largë sepse ai nuk e pati as guximin e as kurajon qe te del nga zyra ku ishte nguju bile te përshendetet me Vjosa Osmanin jo si një bashkëpartiake por si ndërim për u/d të Presidentit të Kosovës.

Nga kjo shihet se sa thellë Haki Rugova ka sharru ne Klanin mafioz të Isa Mustafës e Agim Veliut, duke e anashkaluar rugovizmin në bastionin e lidjes duke u bashkuar me Klante tjera të Pronto mafisë te Hashim Thaçit, Kadri Veseli, etj.

Nga ky tubim masheshtor ne Istog u pa çartë së anëataresia e LDK është me Vjosa Osmanin e jo më shkaterruesit e LDK dhe rugovizmit.

I gjori Haki Rugova, kështu ia këthen shpinën kotillës së vetë në Istok për tu bashkuar më lahpërët antirugovist te Llabit.
Këtë sjellje Haki Rugova nuk ia ka pas borxh kusheririt te tij Presidentit Historik Ibrahim Rugova në bastioni e rugovizmit.

Foto: Salla ishte e mbushur përplotë me anëtarë të interesuar të LDK, që shume te interesuar qendronin jashtë sajë.